AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ndërhyrje në sistemin TIMS? Nis punën komisioni hetimor

Komisioni Hetimor për çështjen e administrimit të të dhënave të sistemit TIMS zhvilloi të martën mbledhjen e parë, pasi mazhoranca pranoi kërkesën e opozitës për të hetuar pretendimet për ndërhyrje në sistemin TIMS.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
18:19 | 02/04/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i komisionit, Ervin Salianji dhe zv.kryetari Toni Gogu në nisje të punës. Foto: LSA.

Hetimi parlamentar synon të japë përgjigje për shqetësimet e ngritura për ndërhyrje të paligjshme në sistemin e regjistrimit të hyrje-daljeve të shtetasve të kufi, të njohur si TIMS, por kryetari i komisionit, Ervin Salianji nga Partia Demokratike, foli dhe për rrjedhjen e të dhënave të qytetarëve ose të ashtuquajturin “sistemi i patronazhistëve”.

Sipas Salianjit, ndërhyrjet në sistemin TIMS janë bërë kryesisht për llogari të grupeve kriminale dhe puna e komisionit do të fokusohet tek gjetja e përgjegjësive të institucioneve.

“Qëllimi i këtij komisioni është kontrolli i ligjshmërisë së veprimeve a mosveprimeve të organeve dhe funksionarëve publikë të ngarkuar me administrimin dhe mbrojtjen e të dhënave TIMS,” tha Salianji, por shtoi se gjithashtu, “do të hetohet si dolën të dhënat e mbi 900 mijë qytetarëve të Tiranës dhe dalja e listave të pagave për më shumë se 600 mijë qytetarë”.

Nënkryetari i Komisionit, Toni Gogu nga Partia Socialiste, tha se shqetësimi për ndërhyrjet në sistemin TIMS ishte i përbashkët dhe se mazhoranca ishte e angazhuar për një hetim të gjithanshëm, por kërkoi që objekti i hetimit të qëndronte tek kjo çështje. Po ashtu ai kërkoi që komisioni gjatë punës së tij të respektonte parimin e prezumimit të pafajësisë dhe të shqyrtonte vetëm provat, jo të ngrinte akuza.

Objekti i hetimit u vu në pikpyetje nga deputetja socialiste, Etilda Gjonaj e cila kërkoi riformulimin e tij.

“Objekti bie në kundërshtim me ligjin,” tha Gjonaj, duke i kërkuar opozitës që ta riformulojnë dhe ta kthejnë punën e komisionit në ‘ligjshmëri’.

Kërkesa e Gjonajt u kundërshtua nga Salianji, i cili i kujtoi se ka qenë Kuvendi në seancë plenare që ka vlerësuar objektin e hetimit dhe e ka miratuar pa kundërshtime. Ky komisioni hetimor do të vijojë më tej punën me miratimin e një plani hetimor, mbledhjen e provave dhe dëshmive.

Grupi parlamentar më i madh i opozitës që njihet si “Rithemelimi” iu rikthye jetës parlamentare duke ndërprerë protestat pasi arriti një kompromis politik me maxhorancën duke fituar të drejtën për ngritjen e dy komisioneve parlamentare, të cilat më herët i ishte mohuar opozitës.

Por, gjatë kohës që opozita protestonte në Kuvend, mazhoranca miratoi në mënyrë të njëanshme ndryshime në ligjin për komisionet hetimore, duke e reduktuar kompetencën e tyre përmes një mekanizmi bllokues të vendimeve me shumicën e votave.

Ky mekanizëm bllokues u përdor dhe të martën gjatë mbledhjes së komisionit hetimor për koncensionet në shëndetësi, ku mazhoranca rrëzoi listën e kërkesave për informacion për institucionet të propozuar nga opozita.

Etiketa: AkuzaErvin SalianjiEtilda GjonajHetimKomisioni hetimor parlamentarKontrolliKufiKuvendKuvendiOpozitaPartiaPartia DemokratikePartia SocialistePatronazhistëtProtestatPunaPunëRithemelimiSHSistemi TIMSTiranëToni Gogu
I mëparshmi

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Artur Ismajlukaj

Tjetri

Prokurori Platin Aliçka përballet pa probleme me vetingun

Tjetri
Prokurori Platin Aliçka përballet pa probleme me vetingun

Prokurori Platin Aliçka përballet pa probleme me vetingun

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.