AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

Prokurori Platin Aliçka përballet pa probleme me vetingun

Komisioni nuk evidentoi probleme domethënëse për prokurorin e Tiranës, Platin Aliçka, në asnjë prej kritereve të rivlerësimit kalimtar.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18:35 | 02/04/2024
në KPK, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Platin Aliçka pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Prokurori Platin Aliçka i Prokurorisë së Tiranës u përball të martën më 2 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dhe shpjegime për disa gjetje në kriterin e pasurisë dhe për profesionalizmin. Ai u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës.

Procesi administrativ për prokurorin Aliçka po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtar Roland Ilian. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Elka Ermenkova.

Platin Aliçka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore. Ai u emërua prokuror në Sarandë në vitin 2008 dhe u transferua në Prokurorinë e Elbasanit në vitin 2015 ku e ushtroi funksionin deri në 2016-ën. Në vijim ai është komanduar pranë Prokurorisë së Tiranës ku dhe vijon të ushtrojnë detyrën pas caktimit nga KLP në maj të vitit 2023 nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele.

Sipas relatorit Hamitaj, Komisioni nuk ka gjetur probleme për një apartament 65.33 m2 në Elbasan, të blerë nga prindërit në vitin 2000, ku ai ka zotëruar përkohësisht ¼ pjesë takuese nga trashëgimia. Në vitin 2017, subjekti dhe nëna i kanë dhuruar vëllait tjetër pjesën e tyre takuese.

KPK konstaton se Aliçka nuk është gjetur me probleme as për një apartament me sipërfaqe 85 m2 të blerë në Tiranë në vitin 2009 për çmimin 46 mijë euro, me burim kryesor disa hua dhe të ardhurat familjare.

Sipas Hamitajt, vjehrri i subjektit i cili ka dhënë një hua në vlerën 30 mijë euro ka rezultuar me burime të ligjshme për krijimin e kësaj shume. Por ashtu, KPK konstaton se edhe Aliçka ka pasur mundësi të shlyejë huanë me burime të ligjshme.

Nga analiza financiare e Komisionit për këtë pasuri, ka rezultuar me bilanc pozitiv edhe një huadhënës tjetër për shumën 1.5 milionë lekë.

Ndërsa huadhënësi i tretë, E.K., ka rezultuar me pamundësi financiare në shumën 337 mijë lekë për të dhënë shumën 5000 euro – gjetje për të cilën subjektit i është kaluar barrë prove. Aliçka deklaroi në seancë se huadhënësi kishte pasur të ardhura të mjaftueshme. Ai sqaroi se djali i huadhënësit që jeton në Itali prej vitesh nuk ka qenë bashkëpunues për të dërguar dokumentacion lidhur me të ardhurat e tij. Sipas subjektit, ai ka të ardhura të ligjshme të konsiderueshme pasi ka pasur leje qëndrimi të rregullt dhe është shtetas italian.

Edhe për këto dy hua, KPK konstaton se prokurori Aliçka ka pasur mundësi për t’i shlyer.

Relatori Hamitaj vërejti se pavarësisht pamundësisë së një prej huadhënësve që ka rezultuar në pamundësi për krijimin e shumës 5000 euro, prokurori Aliçka rezulton se ka pasur disponiblitet të likujditeteve për pagesën e çmimit të apartamentit.

Hamitaj tha në vijim se subjekti nuk ka deklaruar dhënien e një shume prej 9000 Euro nga nëna, vlerë që ka shërbyer për mobilimin. Por dhe në këtë rast është konstatuar se familjarët e tij kanë pasur mundësi për dhënien e kësaj shume. Aliçka deklaroi në seancë se në atë periudhë po sillte në jetë fëmijën e parë dhe se i duhej të sistemonte banesën prandaj dhe kishte marrë nga nëna shumën 9 mijë euro për mobilimin.

KPK nuk ka gjetur probleme as për blerjen e një automjeti për shumën 300 mijë lekë 8 vjet para fillimit të detyrës, si dhe për krijimin e një gjendje cash në vlerën 1.2 milion lekë. Sipas Komisionit, analiza financiare e përgjithshme paraprake ka rezultuar me bilanc pozitiv.

Hamitaj konstatoi se Aliçka nuk ka pasqyruar në deklaratën “veting”, përdorimin e një automjeti në pronësi të motrës. Subjekti deklaroi në seancë se me automjetin e motrës kishin udhëtuar së bashku vetëm një herë jashtë shtetit. Aliçka tha se ngaqë rruga kishte qenë e gjatë e kishte përdorur edhe ai, përveç motrës. Subjekti solli në vëmendje se në kohën kur motra kishte zotëruar automjetin në Tiranë, ai punonte në Sarandë dhe nuk ishte e mundur që ta përdorte shpesh.

Prokurori Platin Aliçka mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës. Në aspektin profesional u evidentuan disa gjetje. Një hetim i filluar ndaj subjektit bazuar në kallëzimin e një qytetari ishte pushuar dhe ishte lënë në fuqi nga gjykata.

Ndaj Aliçkës janë depozituar në KPK 5 denoncime nga publiku, ku në katër prej tyre ka rezultuar se subjekti ka kryer hetime dhe nuk qëndrojnë pretendimet e ngritura. Në një rast është konstatuar se subjekti nuk u ka komunikuar zgjatjen e hetimeve, por sipas Aliçkës, kjo gjë nuk ishte e shprehur në mënyrë eksplicite në ligj. Ai shpjegoi se afatet ishin shtyrë pas kërkesës së një pale për marrje të provave.

Në seancë u evidentuan edhe dy denoncime në media, për të cilat Komisioni nuk konstatoi probleme. Në përfundim, prokurori Platin Aliçka kërkoi konfirmimin në detyrë. KPK njoftoi se vendimi do të shpallet më datë 3 prill, në orën 09:50.

 

Etiketa: Analiza financiareelbasanElka ErmenkovaEtleda ÇiftjaEuroGjykataGjyqHetimhetimehuaItaliKLPKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKLigjlulzim hamitajMediaParaPlatin AliçkaprokurorProkuroreProkuroriProkuroria e Rrethit TiranëRoland IliaSHTiranëVendimiVeting
I mëparshmi

Ndërhyrje në sistemin TIMS? Nis punën komisioni hetimor

Tjetri

Vdesin në aksident rrugor 7 emigrantë dhe personi që i transportonte ilegalisht

Tjetri
Vdesin në aksident rrugor 7 emigrantë dhe personi që i transportonte ilegalisht

Vdesin në aksident rrugor 7 emigrantë dhe personi që i transportonte ilegalisht

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.