AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Vdesin në aksident rrugor 7 emigrantë dhe personi që i transportonte ilegalisht

Tetë persona, prej të cilave 7 dyshohet se janë emigrantë të paligjshëm, humbën jetën pasi makina e tyre doli nga rruga në zonën mes Përmetit dhe Këlcyrës dhe ra në brigjet e Vjosës.  

Raimond KolangaRaimond Kola
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Policia në vendin e aksidentit ku humbën jetën 8 persona. Foto: Raimond Kola

Shtatë emigrantë të huaj ende të paidentifikuar dhe transportuesi  shqiptar, i identifikuar me inicialet  E. B nga Shkodra,  humbën jetën në të gdhirë të së martës në një aksident rrugor  në rrugën Përmet-Këlcyrë.

Incidenti me emigrantët që sipas policisë  kishin  hyrë  ilegalisht në vendin tonë nga kufiri grek në zonën pranë pikës kufitare të  “Tre urave” është më i rëndi i viteve të fundit në Shqipëri, e cila përdoret si rrugë kalimi për emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut drejt vendeve të Perëndimit.

Sipas njoftimit të policisë makina i humbi një patrulle police që po e ndiqte rreth orës 2 të mëngjesit  dhe pas dy orësh  u gjet plotësisht e shkatërruar në bregun e lumit Vjosa. Kur makina u rigjet, asnjë nga personat që ndodheshin në të nuk kishte shenja jete.

Drejtori i Policisë së Gjirokastrës Ardian Çipa tha se ndjekja e makinës filloi rreth orës 2:20 të datës 2 prill në afërsi të Këlcyrës. Ai tha se patrulla e policisë që kishte hasur automjetin, i ka bërë fillimisht shenjë për ta ndaluan për shkak se makina ishte me shpejtësi tej normave të lejuara. Drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhërit dhe automjeti është kthyer në drejtim të qytetit të Përmetit, në përpjekje për të shmangur policinë.

Çipa vijoi më tej se patrulla e policisë me automjetin e vet është përpjekur që të marrë në kontroll vizual automjetin deri në afërsi të vendit të ngjarjes dhe rreth orës 4 të mëngjesit duke qenë se nuk e kanë riparë mjetin në rrugë, patrulla ka lëvizur në drejtim të Përmetit dhe ka pyetur qytetarë të ndryshëm nëse e kishin parë makinën.

“Duke qenë se nuk kanë marrë informacione, ka filluar inspektimi i të gjithë zonës dhe pikërisht në vendin ku ndodhemi, policia ka parë shenja të një aksidenti rrugor dhe më pas kanë mundur të lokalizojë automjetin që ka rënë në afërsi të lumit Vjosa”,  deklaroi drejtori i  policsë së Gjirokastrës  për gazetarët

Prokurori  i çështjes Petrit Çano tha se  ka të dhëna për shoferin që transportonte emigrantët, por jo për kombësinë e migrantëve.

“Vetëm drejtuesi i automjetit është nga qyteti i Shkodrës, automjeti është dhënë me qira nga pikat e dhënies me qira. Pra nuk është pronari i mjetit. Të gjithë të tjerët janë persona nga vendet e treta”, tha Çano.

Prokurori tha se asnjë nga emigrantët nuk ishte identifikyar dhe as nuk ka të dhëna se nga cili vend ata vinin. Sipas tij për këtë do të priten ekspertët e mjekësisë ligjore. “Pas identifikimit do të bashkëpunojmë me ambasadat përkatëse për të dërguar trupat e tyre “,  tha prokurori Çano.

Sipas prokurorit ngjarja e rëndë nuk ishte  thjesht një aksident,  por ka ardhur si  rrjedhojë e një ngjarje tjetër kriminale që lidhet me transportimin e emigrantëve të parregullt.

“Nuk mund të themi se është thjesht një aksident. Kjo ka ardhur rrjedhojë e një ngjarje tjetër kriminale, atë të të transportit të personave që në mënyrë të paligjshme kalojnë kufirin shtetëror për të vijuar më pas në BE. Është kombinim i këtyre 2 veprave penale të cilat do i shikojmë në thellësi për të zbardhur dhe shkakun”, tha Çano.

Zona kufitare e Tre Urave në Përmet është njohur kohët e fundit për raste e kontrabandimit të migrantëve të huaj të parregullt që hyjnë nga Greqia dhe e përdorin Shqipërinë si një pikë tranzit për të udhëtuar drejt vendeve europiane, kryesisht përmes Malit të Zi.

Pak ditë më parë policia e Gjirokastrës bllokoi në hyrje të Këlcyrës një automjet ku ndodheshin 4 migrantë  që po transportoheshin nga pika e Tre urave në Përmet  në drejtim të kufirt të Hanit të Hotit në Shkodër.

Shoferi i mjetit dhe një person tjetër qe kontrollonte rrugën për te sinjalizuar për praninë policore u arrestuan ne flagrance.

Etiketa: AfrikaaksidentArdian ÇipaBEEmigranteemigrantë të paligjshëmgazetarGjirokasterGreqiaKëlcyrëLindjaLindja e MesmeMakinaMjekmjekëPërmetPetrit ÇanoPoliciaProkuroriSHShkodërshqipShqipëriVjosa
Tjetri
Një vit pas nisjes së gjyqit ndaj krerëve të UÇK-së, shumë mbetet e paqartë

Një vit pas nisjes së gjyqit ndaj krerëve të UÇK-së, shumë mbetet e paqartë

gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.