AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Socialistët dhe policia kërkojnë ndëshkim për deputetët opozitarë

Policia e Tiranës njoftoi të martën se ka referuar në SPAK 23 deputetë të Partisë Demokratike pas protestës së të hënës duke djegur karriget para selisë së Kuvendit. Edhe shumica parlamentare kërkoi masë disiplinore për 24 deputetë, ndërsa ambasadat e BE dhe SHBA dënuan dhunën.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
13:51 | 01/10/2024
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputetët demokratë bllokuan foltoren e Kuvendit në shenjë proteste. Foto: LSA.

Gjatë seancës plenare të hënën pasdite, deputetët e Partisë Demokratike bllokuan foltoren dhe dogjën karriget në oborrin e Parlamentit në shenjë proteste ndaj burgosjes së deputetit Ervin Salianji pas dënimit me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit.

Por akti i protestës rrezikon të çojë një pjesë të mirë të tyre para përgjegjësisë penale, pasi të martën Policia e Tiranës njoftoi se specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, për 23 deputetë.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledjon Nallbati akuzohen për veprat penale “shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “goditjet për shkak të detyrës”, ndërsa 20 deputetë të tjerë demokratë akuzohen për veprën penale “shkatërrimi i pronës”.

“Këta shtetas (deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë) kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrike dhe kanë hedhur në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta (pjesë të karriges së thyer). Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë,” thuhet në njoftimin e Policisë.

Kreu i grupit demokrat, Bardhi e konsideroi procedimin penal të deputetëve si përdorim të policisë nga pushteti kundër opozitës.

“Edi Rama dhe vegla e Ergys Agasit në Ministrinë e Brendshme nuk e trembin dhe nuk do ta trembin dot Opozitën.  Partia Socialiste e ka ngritur krimin në sistem dhe sot po tenton të zhbëje opozitën,” tha Bardhi për BIRN, duke shtuar se “nuk i trembemi metodave autoritare që po i rijetëson Edi Rama sot”.

Deputetët e PD-së pritet të përballen gjithashtu  me masa disiplinore për përjashtim nga seancat plenare në bazë të një kërkese të një grupit deputetësh të shumicës socialiste në Kuvend.

PS kërkon ndëshkim për 24 deputetë të opozitës me argumentin se kanë kryer shkelje flagrante të etikës dhe sjelljes parlamentare.

Ndërkohë, në një njoftim zyrtar të Kuvendit bëhet e ditur se është ngritur një grup pune për të vlerësuar dëmet e shkaktuara dhe në përfundim të këtij vlerësimi, deputetët e përfshirë do të ngarkohen me përgjegjësinë e dëmshpërblimit të plotë financiar.

“Karriget e djegura prej tyre nuk janë të tyret, po janë të popullit shqiptar dhe janë blerë e mirëmbahen ashtu si edhe të gjitha pajisjet e tjera, me taksat e shqiptarëve. Zëvendësimi i plotë i tyre dhe i çdo pajisjeje tjetër të dëmtuar do të bëhet ekskluzivisht me të ardhurat që do t’u mbahen nga paga deputetëve të përfshirë,” thuhet në njoftimin e administratës së Kuvendit.

Administrata e quan sjelljen e opozitës një sulm të rëndë dhe të dënueshëm nga ligji.

Protesta e opozitës mori dhe vëmendjen e ndërkombëtarëve, të cilët dënuan dhunën dhe bënë thirrje për dialog.

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, duke folur para mediave të martën tha se “në një demokraci funksionale si Shqipëria, pakënaqësitë duhet të shprehen në mënyrën e duhur e nuk duhet të përdoren dhunë apo dëmtime ndaj pronës për të shprehur mendimin”.

Ndërsa ambasada e SHBA në një reagim publik shprehu shqetësimin “për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën”.

“Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik,” apeloi kjo ambasadë.

 

Etiketa: Ambasada e SHBABledjon NallbatiElisa SpiropaliFlamur NokaGazment BardhiKuvendi i ShqiperisePartia SocialistePolicia e ShtetitProtesta ne KuvendSilvio GonzatoSPAK
I mëparshmi

Ndihmësi ligjor, Periand Teta konfirmohet në detyrë

Tjetri

KPA rikthen në detyrë prokurorin Genci Qana

Tjetri
KPA

KPA rikthen në detyrë prokurorin Genci Qana

Veliaj kërkon në Kushtetuese rrëzimin e vendimit për shkarkimin e tij

Rrëzohet kërkesa e Veliajt për të qëndruar jashtë kafazit të xhamtë

17:57 | 16/06/2026
marta kos

Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim nga organizatat mjedisore

16:42 | 16/06/2026
710537798 1387786336707150 2485825779914567109 n (1)

77 organizata mjedisore hedhin poshtë pretendimet e Ramës për Zvërnecin

16:05 | 16/06/2026
SPAK

Goditet një tjetër “perandori” e trafikut të kokainës në Tiranë

15:39 | 16/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Kokainë dhe klandestinë, SPAK kërkon gjykimin e 10 personave

13:27 | 16/06/2026
717442079 1554714409355614 3820285639610769839 n

Kriza politike e Kosovës nuk zgjidhet me zgjedhje të reja

11:17 | 16/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.