AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KLP rrëzon kërkesën e ILD-së për masë ndaj prokurores së Sarandës

Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk gjeti shkelje në sjelljen e prokurores Besiana Sadikaj dhe rrëzoi si të paprovuara pretendimet e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë se ajo kishte cenuar etikën. Sadikaj u referua në ILD nga ish-prokurori Kledian Llaho, i cili është shkarkuar nga Kolegji.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
7 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 1 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Këshilli i Lartë i Prokurorisë gjatë mbledhjes së 30 korrikut 2025. Foto: Edmond Hoxhaj.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë rrëzoi të martën një kërkesë të ILD-së për masë disiplinore ndaj prokurores Besiana Sadikaj. KLP nuk gjeti shkelje në sjelljen e prokurores Sadikaj dhe rrëzoi si të paprovuara pretendimet e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë se ajo kishte cenuar etikën.

Hetimi disiplinor ndaj prokurores Sadikaj u fillua bazuar në ankesat e ish-drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho, i cili u shkarkua në gusht nga detyra prej Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Po ashtu, edhe Sadikaj depozitoi gjashtë ankesa ndaj Llahos, bazuar në të cilat KLP caktoi më parë dy masa disiplinore ndaj tij.

ILD pretendoi se Sadikaj kishte kryer veprime në kundërshtim me standardet e etikës, që konsiderohen sjellje të padenja, të pahijshme, pa vetëpërmbajtje, si dhe në shkelje të parimit të garantimit të besimit të publikut tek drejtësia në marrëdhënie me drejtuesin dhe personelin e administratës. ILD parashtroi se sjellja është kryer në zyrën e drejtuesit dhe për rrjedhojë kishte gjasa të ndiqej edhe nga magjistratët e tjerë të së njëjtës zyrë.

Po ashtu, u ngritën pretendime edhe për kontrollin e kryer në kompjuterët e oficerëve të policisë gjyqësore. Gjatë seancave të mëparshme dëgjimore, u pyetën në cilësinë e dëshmitarit edhe oficerë, lidhur me mënyrën e aksesimit të kompjuterëve nga prokurorja Sadikaj.

Të dyja këto pretendime u rrëzuan nga KLP pas hetimit dhe pas dëshmive të personave të përfshirë. Pas mbledhjes në dhomë këshillimi, KLP vendosi të rrëzojë kërkesën e ILD-së.

Etiketa: Besiana SadikajDREJTESIetikëILDKledian LlahoKLPKPAMase disiplinoreProkuroria Sarandë
Tjetri
Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Agron Bushati

Prokurori Agron Bushati shkarkohet për cënim të besimit

edi rama dhe blendi gonxhe

Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West

18:40 | 07/07/2026
SPAK

Arrestohet Emiljan Burba, drejtuesi i një grupi të trafikut të drogës

16:26 | 07/07/2026
v2 cover

Fytyrat e protestës: Njihuni me shqiptarët që protestojnë në Tiranë

15:18 | 07/07/2026
a small white building with a wooden door

Katër shtetas spanjollë akuzohen për pastrim parash në Shqipëri

14:48 | 07/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Gjykata rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës për pezullimin e procesit

13:09 | 07/07/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Arti që po frymëzon Revolucionin e Flamingove

09:00 | 07/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.