AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

Një propozim që nuk e shfuqizon shpifjen

Propozimi i qeverisë për mbrojtjen e gazetarit nga shpifja (e të tjerëve) krijon më shumë telashe nga supozohet se do të zgjidhë.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 months më parë
në Opinion
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
people using phone while standing
Foto nga Camilo Jimenez

Nëse ndodh që, të kanë rënë në qafë pa të drejtë, duke të cënuar dinjitetin, përmes shpifjes apo fyerjes, në Shqipëri sot, ke dy rrugë për të marrë shpagim. Njëra është përmes padisë civile, në të cilën mund të kërkosh kompensim financiar për dëmin e pësuar dhe të fusësh paratë në xhep. Tjetra është përmes padisë penale, por në këtë rast, dëmin e pësuar nuk e rikuperon. Personi që të ka bërë dëm, mund të gjobitet nga gjykata me vendim penal, por gjoba i shkon shtetit dhe jo të dëmtuarit.

Procesi penal është gjithashtu, nga pikëpamja procedurale, më i vështirë për viktimën. Megjithatë, të fuqishmit zakonisht preferojnë të përdorin kodin penal në rastet kur pretendojnë se ndaj tyre është shpifur, për një arsye të thjeshtë: atyre nuk ua ndjen për paratë që mund të fitojnë në kompensim nga gjykata civile sepse janë sakaq shumë të pasur, ndërsa kërcënimi për dënim penal shërben si frikësim, jo për personin që ka kryer shpifjen e supozuar, por edhe për këdo tjetër.

Ndërkombëtarët, për shkak se kanë më shumë eksperiencë në këtë fushë, vërejnë se kërcënimi për padi penale është në vetvete një chilling effect, (ka efekt frikësues) dhe për këtë arsye, kanë kërkuar në vijimësi shfuqizimin e shpifjes dhe fyerjes si vepër penale. Së fundmi, shfuqizimi i shpifjes është kriter për t’u plotësuar në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian sa i përket lirisë së shprehjes. Ky nuk është kriteri i vetëm pasi në këtë fushë kërkohet reformë më e gjerë, për të cilën qeveria dukshëm nuk ka vullnet, por le të merremi me tentativën e qeverisë për të gënjyer BE-në.

Sipas propozimit, (shiko nenin 17 të propozimit) gazetarët nuk mund të mbahen përgjegjës në rast se shpërndajnë shpifje të bëra nga të tjerët dhe e bëjnë këtë në mirëbesim. Gazetari mund të mbahet përgjegjës në rast se nuk arrin të provojë para gjykatës se ai nuk ishte në dijeni që të dhënat e publikuara janë të pavërteta. Nëse doni një përkthim shqip-shqip, është ky: në rast se Edi Rama insinuon korrupsion për një gjyqtar, (gjë që e ka bërë), gazetari nuk mban përgjegjësi për sa kohë, insinuatën shpifëse e përcjell në mirëbesim dhe pa pasur dijeni se është shpifëse.

Por problemi më i madh me propozimin konsiston në faktin që qeveria i jep të drejtë vetes të përkufizojë se çfarë është një gazetar. Sipas propozimit, mbrojtje nga nenet 119 dhe 120 të Kodit Penal përfiton ai që është  “gazetar i punësuar ose i vetëpunësuar, i regjistruar dhe i njohur si i tillë në përputhje me legjislacionin në fuqi” (gërmat e trasha janë të mijat). Në Republikën e Shqipërisë dhe askundi tjetër në botën demokratike, nuk ka dhe nuk mund të ketë legjislacion për njohjen dhe regjistrimin e gazetarëve si të tillë. Në Shqipëri dhe në botën demokratike, nuk ka zyrë, agjenci apo institucion të autorizuar për të mbajtur një regjistër të “gazetarëve si të tillë”. Në këtë kontekst, nisma e qeverisë është një copë letër bakalli e pavlefshme. Por njëkohësisht tregon një mungesë të thellë serioziteti në trajtimin e çështjeve të tilla si liria e shprehjes dhe në përmbushjen e kritereve minimale për integrimin evropian.

Ka një histori të gjatë të mënyrës se si, regjimet totalitare, si fashizmi në Itali, apo regjimi i Ahmet Zogut në Shqipëri, apo bolshevizmi në Rusi krijuan gazetarinë si profesion i licencuar, si një nga hapat vendimtar në themelimin e diktaturës përkatëse dhe vendeve demokratike, si fjala vjen, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku gazetari, shkrimtari apo politikani nuk u bënë profesione të licencuara.

Për shembull, Virginia Ëoolf në esenë e saj Një dhomë më vete thotë se, në Angli, ka pasur beteja të njëpasnjëshme për të hapur profesione të ndryshme për gratë, fjala vjen, një betejë për të lejuar që gratë të bëhen mjeke dhe një tjetër që të bëhen juriste, por nuk ka pasur një betejë për të hapur profesionin e shkrimtarit, apo të gazetarit sepse, ky profesion ka qenë i hapur.

Edhe vetë termi chilling effect rrjedh nga një fjalim i famshëm i John Milton, titulluar Areopagitica mbajtur në vitin e largët 1644, në të cilin ai argumenton se thjeshtë kërkesa për licencë (apo për regjistrim në gjuhën e propozimit të qeverisë) ka efekt frikësues në kërkimin e së vërtetës. Ndërsa po afrohet pesëqindvjetori i fjalimit të Miltonit, i cili huazoi nga klasicizmi grek vendin ku njerëzit praktikisht shanin autoritetin si tregues të asaj që është me të vërtetë liri shprehjeje, dukshëm ne këtu në Shqipëri duhet t’i shpjegojmë të njëjtët njerëzve sërish dhe sërish të njëjtën gjë elementare.

Jo, propozimi i qeverisë, në atë formë që është, dukshëm nuk plotëson kërkesën minimale të organizmave ndërkombëtare si OSBE dhe BE për dekriminalizimin e shpifjes, ndërsa tentativa për ta bërë gazetarinë profesion të regjistruar është një tregues më vete. Nëse e mbani mend, në vitin 2019, Rama propozoi diçka të quajtur “paketë antishpifje”. Përgjatë katër viteve të pasuan, shoqëria civile u detyrua t’i sqarojë juristët e qeverisë për gjërat më elementare: çfarë është liria e shprehjes, çfarë është kushtetuta, çfarë thotë Neni 1 i Kartës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, çfarë thotë Amendamenti i Parë i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara. Dukshëm juristët e qeverisë nuk e kanë kuptuar akoma.

P.s. Dekriminalizimi i shpifjes është një nga shumë reformat që duhet të ndërmerren përmes ndryshimeve ligjore në parlament për të plotësuar kriteret minimale për anëtarësim në BE. Për më shumë mbi këtë temë mund të lexoni këtu:

Etiketa: AmendamentiBashkimin EvropianDekriminalizimi i shpifjesEdi RamaKushtetutëMbretëria e BashkuarOSBEShtetet e BashkuaraShtetet e Bashkuara të Amerikës
Tjetri
KPA pushon çështjen e vetingut të gjyqtarit Gentian Hamiti

KPA pushon çështjen e vetingut të gjyqtarit Gentian Hamiti

Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.