AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

Bullizimi i Ramës ndaj gjyqësorit hedh në erë shpresën për shtet të së drejtës

Duke shkelur parimin e ndarjes së pushteteve dhe normat elementare të etikës në komunikim, politikani që ankohet shpesh për për inflacionim të përdorimit të termave fyes si “hajdut” apo “vjedhje”, insinuoi se një gjyqtar është korruptuar, ndërsa një tjetër është “i pacipë” dhe “armik i shtetit” për shkak se këta dy gjyqtarë morën vendime që atij nuk i pëlqejnë. Kjo praktikë, nëse mbetet e pandëshkuar, hedh në erë shpresën për shtet të së drejtës në Shqipëri.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11:39 | 23/08/2025
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Opinion, Opinion
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Foto: Facebook.

Kryeministri Edi Rama insinuoi të premten, pa dhënë prova, se një gjyqtar i Gjykatës Administrative të Tiranës duhet të jetë i korruptuar, sepse përndryshe, sipas Ramës, nuk ka shpjegim logjik për një vendim që ai mori pas kërkesës së një qytetari. Më herët, Rama shpalli “armik të shtetit” një gjyqtar tjetër, pasi e pati fyer atë publikisht si “i pacipë”.

Të dy vendimet, të cilat Rama nuk i pëlqen, janë “masa për sigurim padie”, një instrument ligjor i përkohshëm që ndërmerret për të ngrirë gjërat siç janë deri në gjykim në themel të një mosmarrëveshjeje dhe në të dyja rastet, qytetarët janë ankuar në gjykatë ndaj veprimeve të administratës së Ramës, të cilat i kanë gjykuar si të padrejta kundrejt tyre.

Ashpërsia e gjuhës së kryeministrit ndaj gjyqtarëve si dhe fakti që vendimet e kritikuara prej tij kanë rëndësi të paktë për shoqërinë në përgjithësi, duket se sugjerojnë se kryeministri ka nevojë të krijojë fantazmën e armikut të brendshëm, një instrument politik i shëmtuar i përdorur përgjatë të gjithë historisë së njerëzimit. Por bullizimi i gjyqtarëve të Gjykatës Administrative nga një politikan ka gjasa që të ketë pasoja afatgjata për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Nga ana tjetër, përdorimi nga kryeministri i asimetrisë së informacionit, pra fakti që ai ka buri të madhe dhe media shërbëtore, si dhe dhënia e informacioneve keqinformuese fragmentare nga  çështjet në gjykim, si publikimi i një paragrafi të vetëm nga një vendim prej tridhjetë faqesh, është tregues i gjendjes së mjerë të mjedisit informativ të vendit.

Gjykata Administrative, siç ia sugjeron edhe emri, është vendi ku qytetarët dhe bizneset shkojnë për të kërkuar një të drejtë që ata mendojnë se administrata publike ua ka mohuar. Detyra e gjyqtarëve është që të gjykojnë pretendimet e qytetarëve dhe të ndalojnë veprimet e paligjshme të administratës, ose të urdhërojnë administratën të bëjë detyrat e veta ligjore kur nuk i bën. Në këtë kontekst, shpallja e një gjyqtari “armik i shtetit” ka gjasa që do të ketë efekt frikësues për gjyqtarin në fjalë dhe gjyqtarët e tjerë, të cilët, para se të marrin një vendim për të mbrojtur të drejtën e qytetarit kundrejt shtetit, duhet të marrin parasysh rrezikun që të fyhen dhe denigrohen publikisht nga kryeministri përmes burive të tij të shumta në formën e mediave shërbëtore.

Perceptimi i përgjithshëm është që gjyqtarët në Shqipëri sakaq kanë prirjen “ta mbajnë mirë me shtetin”, kur shqyrtojnë ankesa të qytetarëve përballë administratës publike, ndërsa pretendimi i Ramës se një gjyqtar që i jep të drejtë qytetarit, me vendim për sigurim padie, duhet doemos të “ketë ngrënë” diçka, ose të jetë “i pacipë”, sugjeron, kundër logjikës, se administrata jonë publike, është aq e shkëlqyer, aq e pagabueshme dhe aq e drejtë, sa nuk ka nevojë për mbikëqyrje gjyqësore.

Shqipëria ka një histori totalitare dhe konceptet e shtetit të së drejtës nuk është se janë ngulitur fort mirë. Kështu që ndoshta ia vlen të rikujtojmë disa gjëra elementare, ekzistencën e Jean-Jacques Rousseau, filozofit francez të shekullit të tetëmbëdhjetë, logjika e së cilit për ndarjen, kufizimin dhe balancimin e pushteteve në një shtet, krijoi shtetin modern drejt së cilit aspirojmë edhe ne, ndoshta në mënyrë të pavetëdijshme, përmes objektivit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Rousseau konceptoi gjyqësorin si institucion i pavarur që mbikëqyr ekzekutivin, pra Ramën dhe prej këtu rrjedh koncepti i mishëruar në nenin shtatë të kushtetutës sonë përgjithësisht të palexuar, “ndarja dhe balancimi ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.” Në këtë kontekst, gjyqtari që vendos që qytetari ka të drejtë dhe administrata jo, vështirë se mund të quhet “armik i shtetit” sepse, në fund fare, gjyqtari është një nga tre kolonat e “shtetit”. Duke shpallur gjyqtarin “armik”, duket sikur kryeministri po e barazon veten me “shtetin”.

Reforma në Drejtësi ka dhënë aktualisht disa rezultate që ndjehen dhe disa, të cilat kërkojnë sy më të fortë për t’i parë. Ajo që duket është numri i bashkëpunëtorëve të ngushtë të Ramës të përfunduar pas hekurave apo në arrati. Ajo që nuk është vlerësuar sa duhet është numri edhe më i madh i hetimeve kundër grupeve kriminale shumë të fuqishme.

Rezultatet e tjera duhet të kërkohen në fakt në ankesat e Ramës dhe klientelës së tij ndaj disa vendimeve gjyqësore, të cilat, me thënë të drejtën, nuk janë të shumta. Vendimi për të rrëzuar pretendimet e Ramës për shpifje nga Lulzim Basha në janar të këtij viti është një rast. Vendimi i një gjyqtareje tjetër në favor të gazetarëve të News 24 është një tjetër.

Jemi në hapat e parë në të cilat, gjyqtarët, jo vetëm ata të GjKKO, të cilët kanë marrë vendimet e dënimit apo kanë mundësuar që prokurorët të bastisin shtëpitë e pushtetarëve në kërkim të provave, por edhe të tjerë, në gjykatat e zakonshme apo në gjykatat administrative, po marrin vendime në të cilat, të pushtetshmit humbasin dhe të papushtetshmit fitojnë. Kushdo që ka pak memorie e di që historia e Shqipërisë ka qenë ndryshe. Në mënyrë të përsëritur në të shkuarën, gjyqtarët janë bërë palë me pushtetin, pavarësisht se kush qëllon të jetë në pushtet, kundër opozitës dhe kundër qytetarëve.

Në fund, merret me mend lehtë se pse kryeministri po përpiqet ethshëm të gjejë një armik të brendshëm dhe ta gjejë këtë te gjyqësori. Sulmi ndaj gjyqtarit Klarent Demiri të premten dhe ndaj gjyqtarit Hazbi Balliu dy javë më parë, apo ndaj gjyqtares Ëngjëllushe Tahiri në qershor, vështirë se mund të mos shihet si pjesë e pakënaqësive më të gjera që zyrtarët aktualë dhe ata të shkuar kanë, për arsye që merren me mend lehtë, me drejtësinë.

Janë këto shqetësimet që i kanë shtyrë disa rilindës të bëjnë deklarata befasuese të llojit “prokurorët kanë dalë nga kontrolli”, (a thua se prokurorët duhet të jenë nën kontroll që të quhet drejtësi” apo, “SPAK është si Sigurimi i Shtetit”, apo që ministrat kanë rënë në vështirësi dhe punët e shtetit janë bllokuar sepse zyrtarët poshtë tyre nuk janë më qorra që firmosin pa teklif, këto shpjegojnë fare mirë sulmin frontal të Ramës, jo ndaj vetëm disa gjyqtarëve, por ndaj sistemit të drejtësisë në tërësi.

Këto janë sulme që sipas të gjitha gjasave, do të vonojnë edhe më shumë objektivin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe fakti që Rama po gjen çështje jo aq të mëdha, si vendimet e sigurimit të padive për dy gjëra jo madhore në Tiranë, për të shpallur gjyqësorin “armik”, ngre pikëpyetje nëse ai është pro apo kundër integrimit të vendit në BE.

 

Etiketa: Edi RamaGjykata AdministrativeHazbi BalliuIntegrimi në BEKlarent DemiriShteti i se drejtesSistemi gjyqesor
I mëparshmi

Ligji i ri i qeverisë ngre shqetësime për cënim të autonomisë në administratën publike

Tjetri

Qeveria e gjyqësorit bën një vesh shurdh ndaj sulmeve të kryeministrit Rama

Tjetri
2023: Viti më i keq për median

Qeveria e gjyqësorit bën një vesh shurdh ndaj sulmeve të kryeministrit Rama

veliaj ne gjykate

Shtyhet seanca e tretë e padisë së Veliajt ndaj prokurorit Dado

19:30 | 19/06/2026
Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Falsifikime dhe veprime fiktive në tenderin e rrugës Korçë- Ersekë

18:24 | 19/06/2026
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Socialistët votojnë amnistinë me votat e PSD-së së Tom Doshit

13:46 | 19/06/2026
logo prokurorise 6533

Tre zyrtarë policie akuzohen se i zhvatën pasurinë një qytetari

12:01 | 19/06/2026
flamingo

Revolucionet pa dhunë, ose kur fjalori duhet të ndryshojë

11:37 | 19/06/2026
zig zag

“Do e drogojmë Evropën”: Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë

07:56 | 19/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.