AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Qeveria e gjyqësorit bën një vesh shurdh ndaj sulmeve të kryeministrit Rama

Përmes mesazheve të përsëritura, kryeministri Edi Rama po targeton personalisht gjyqtarët për vendimet e tyre nëpërmjet sulmeve që dënohen nga Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, por nuk ngjallin asnjë reagim nga institucionet e ngarkuara për mbrojtjen e pavarësisë së drejtësisë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
14:06 | 23/08/2025
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama duke folur gjatë një konference pë median në Tiranë | Foto: Nensi Bogdani/BIRN

Në linjën e mesazheve të përsëritura gjatë verës, kryeministri Edi Rama targetoi të premten një tjetër gjyqtar të Gjykatës Administrative, duke e akuzuar atë pa ofruar ndonjë evidencë se kishte marrë vendime kundër “interesit publik”.

Sulmi në Facebook i adresohej gjyqtarit Klarent Demiri dhe kishte si objekt dy vendime të tij për masën e përkohshme të sigurimit të padisë lidhur me aksionin e verës së qeverisë për çlirimin e hapësirave publike.

“Çfarë duhet të ketë ngrënë gjykatësi Klarent Demiri kur ka marrë vendimin për të penguar ekzekutimin e vendimit të çlirimit të kësaj “toke të xanun?” insinuoi Rama përmes një postimi në Facebook, duke e shoqëruar mesazhin e tij me simbolin e një kocke.

“Dhe nuk ka marrë një, po dy vendime të tilla, duke u shquar si i vetmi gjykatës deri tani që i ka rënë ndesh haptaz interesit publik, interesit të komuniteteve për çlirimin e hapësirave të tyre publike dhe zbatimit të programit të qeverisë në dobi të qyteteve e në funksion të Shqipërisë 2030 në BE,” shtoi ai.

Sulmi personal ndaj gjyqtarit Demiri nuk është një rast i izoluar. Më herët gjatë verës, kryeministri Rama targetoi prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli si “të padenjë” dhe gjyqtarin e Gjykatës Administrative, Hazbi Balliu si “të pacipë”, në një ofensivë të re ndaj sistemit të drejtësisë që cenon parimin e ndarjes së pushteteve dhe ngre shqetësime për efekte të mundshme të frikësimit.

Sistemi i drejtësisë në Shqipëri qeveriset nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, por të dyja këto institucione kanë bërë një vesh shurdh ndaj deklaratave të përsëritura të kryeministrit ndaj gjyqtarëve apo prokurorëve të caktuar.

Edhe të premten, Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerësoi se nuk ishte rasti për të reaguar.

“Në këndvështrimin e këtij Këshilli, pyetjet duhet të drejtohen tek gjyqtari i medias apo Këshilli i gjykatës përkatëse, në bazë të rregulloreve të miratuara. Në këtë kuptim janë dhe unionet dhe shoqatat e gjyqtarëve të formuara,” iu përgjigj KLGJ pyetjeve të BIRN mbi çështjen.

“Nëse situata të tilla vazhdojnë, KLGJ vlerëson që të reagojë nëpërmjet deklaratave publike,” shtoi më tej.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, ku punojnë dy gjyqtarët Demiri dhe Balliu, nuk kishte gjithashtu asnjë koment deri në publikimin e këtij shkrimi.

Ndryshe nga dy institucionet e mësipërme, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, një organizëm vullnetar i gjyqtarëve, i tha BIRN përmes një deklarate të detajuar se po i përcillte me shqetësim të thellë sulmet e fundit ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Administrative. [Lexo të plotë deklaratën]

“Për fat të keq, këto nuk përbëjnë raste të izoluara por po kthehen në një fenomen që po merr udhë në raportet ndërmjet sistemit të drejtësisë dhe pushtetit politik,” deklaroi Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë.

“Pushteti gjyqësor nuk është i pakritikueshëm, por kur kjo kritikë kthehet në një sulm personal ndaj një gjyqtari të caktuar, e shoqëruar me gjuhë vulgare dhe për më tepër e artikuluar nga përfaqësuesit më të lartë të ekzekutivit, bëhet e papranueshme dhe meriton më së paku reagim mediatik nga organet që mbrojnë pavarësinë e gjyqtarëve si dhe organizimet vullnetare të tyre,” shtoi më tej Shoqata.

Pavarësimi i sistemit gjyqësor dhe mbrojtja e tij nga ndikimi apo presioni politik nxitën një dekadë më parë një reformë të thellë në drejtësi, si një kusht për rritjen e besimit të publikut dhe forcimin e shtetit ligjor në Shqipëri.

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë vlerëson se pas kësaj reforme, është “sa absurde aq edhe kontradiktore” që të ketë sërish reagime të tilla të pakuptimta.

“Afërmendsh, vendimi gjyqësor sjell pakënaqësi për disa a qoftë për shumicën, por linçimi publik i gjyqtarit, si mënyrë primitive reagimi ndaj këtij vendimi, është i refuzuar,” vlerëson Shoqata, e cila i konsideron deklaratat e kryeministrit si formë presioni jo vetëm ndaj gjyqtarëve, por edhe ndaj organeve që ushtrojnë kontrollin ndaj veprimtarisë gjyqësore.

Kreu i Unionit të Gjyqtarëve, Gerd Hoxha i tha BIRN se nuk kishte një reagim pasi “sapo ishte kthyer nga jashtë dhe nuk e dinte përse bëhej fjalë”.

Ndërsa ish-magjistrati Elsion Sadiku i sheh deklaratat e kryeministrit jo vetëm si shkelje të rëndë të Kushtetutës, por në një kontekst më të gjerë të gjendjes së demokracisë në vend.

“Në këndvështrimin tim, është një shkelje e rëndë e Kushtetutës… që po kryhet me vetëdije të plotë, sepse nuk ka kryeminstër në botë që nuk e njeh parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve,” tha Sadiku për BIRN.

“Jemi duke shkuar drejt autokracisë dhe të gjithë jemi fajtorë për këtë. Më së shumti, KLGj dhe KLP,” theksoi ai.

 

Etiketa: Edi RamaElsa GjeliElsion SadikuGerd HoxhaHazbi BallaKëshilli i Lartë GjyqësorKeshilli i Larte i ProkuroriseKlarent Demiripavarësia e gjyqësoritShoqata kombetare e GjyqtareveSistemi gjyqesor
I mëparshmi

Bullizimi i Ramës ndaj gjyqësorit hedh në erë shpresën për shtet të së drejtës

Tjetri

Pritja e gjatë e mozaikëve të Durrësit për ‘të dalë në dritë’

Tjetri
Pritja e gjatë e mozaikëve të Durrësit për ‘të dalë në dritë’

Pritja e gjatë e mozaikëve të Durrësit për ‘të dalë në dritë’

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.