AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Ratko Mlladiç, “afër fundit të jetës”, kërkon lirim nga burgu

Avokatët mbrojtës kanë paraqitur një kërkesë urgjente në gjykatën e OKB-së për lirimin e Ratko Mlladiçit, 84-vjeç, i dënuar për krime lufte dhe gjenocid, pasi dyshohet se ka pësuar një goditje cerebrale muajin e kaluar.

BIRNngaBIRN
3 months më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një mural që lavdëron Ratko Mlladiçin si “hero” në Kalinovik. Foto: BIRN.

Avokatët mbrojtës të ish-komandantit të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiç, po kërkojnë lirimin e tij të menjëhershëm për arsye humanitare pas një incidenti të rëndë shëndetësor që e ka afruar me vdekjen, sipas kërkesës së bërë publike të premten nga Mekanizmi Ndërkombëtar i Mbetur për Gjykatat Penale Ndërkombëtare në Hagë.

Kërkesa thotë se Mlladiçi, 84 vjeç, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime të tjera lufte, “ndodhet në një gjendje të përparuar dhe të pakthyeshme përkeqësimi shëndetësor si rezultat i një incidenti mjekësor… dhe po i afrohet fundit të jetës së tij”.

Sipas dokumentit, Mlladiçi kohët e fundit pësoi një “episod akut neurologjik/mjekësor i karakterizuar nga afazi totale e papritur (pra, humbje e aftësisë për të folur) dhe vështirësi në gëlltitje gjatë një video-telefonate me djalin e tij (Darko), çka kërkoi shtrimin urgjent në spital”.

Mjekët që flasin serbisht dhe që e vizituan pas incidentit thanë se gjendja e tij është “serioze, kërcënuese për jetën (pra, rreziku i vdekjes së afërt është i lartë), dhe e tillë që nuk mund të trajtohet në mënyrë të përshtatshme në spitalin e burgut”, shtohet në kërkesë.

Avokatët e Mlladiçit po kërkojnë lirimin e tij të menjëhershëm me kushte ose përkohësisht në një spital të specializuar ose në një institucion kujdesi paliativ.

Gjenerali i Ushtrisë Serbe të Bosnjës u dënua me vendim përfundimtar në qershor 2021 për gjenocidin ndaj boshnjakëve në Srebrenicë, përndjekjen e boshnjakëve dhe kroatëve në mbarë vendin gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnje dhe Hercegovinë, terrorizimin e popullsisë së Sarajevës përmes një fushate bombardimesh dhe snajperësh gjatë rrethimit të qytetit, si dhe për marrjen peng të paqeruajtësve të OKB-së.

Gjatë kohës së tij në paraburgim në Holandë, Mlladiçi pasur disa probleme serioze shëndetësore dhe ka pësuar disa ishemi si dhe një atak në zemër.

Në qershor të vitit të kaluar, avokatët e tij gjithashtu kërkuan lirimin, duke thënë se atij i kishin mbetur vetëm disa muaj jetë. Gjykata e OKB-së e refuzoi kërkesën, duke pranuar se gjendja e tij ishte “e brishtë”, por duke këmbëngulur se ai po merr kujdes mjekësor cilësor në paraburgim në Holandë.

Etiketa: gjenocidkrime lufteRatko Mlladiç
Tjetri
img 2548

Durrësi rihap muzetë, por “Bukuroshja e Durrësit” dhe galeria mungojnë ende

apeli administrativ

Apeli Administrativ merr zyra me qira në kullën “Aba Center”, bllokohet nga KLGJ

07:44 | 23/07/2026
SPAK

“Metamorfoza”, SPAK kërkon gjykimin e 9 të pandehurve

19:45 | 22/07/2026
Ekzekutohet në Rinas Gilmando Dani, krahu i djathtë i Shullazit

Dy ish-zyrtarë të AMP-së fajtorë për punësimin e paligjshëm të një agjenti

15:30 | 22/07/2026
cover v7

“Askush nuk na përmend”: Heshtje rreth përdhunimit të grave të pakicave etnike gjatë luftës në Kosovë

14:30 | 22/07/2026
KPA

Argumentet e KPA për lënien në fuqi të shkarkimit të prokurorit Sabri Kastrati

11:40 | 22/07/2026
qindra profile të rreme targetojnë mbështetësit e protestës

Lufta për algoritmin: Qindra profile të rreme targetojnë mbështetësit e protestës

07:37 | 22/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.