AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ish-ministri Gazmend Oketa dëshmon për procesin e kalimit të objekteve të ish-klubit “Partizani”, pronarëve

Ish-ministri Gazmend Oketa deklaroi se kishte pasur komunikim me Sali Berishën lidhur me procesin e kalimit të objekteve të ish-klubit “Partizani”, ish-pronarëve, por theksoi se nuk kishte pasur asnjë ndërhyrje apo ndikim prej tij.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17 seconds më parë
në Lajme
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
photo 2026 07 06 12 52 06
Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa

Gazmend Oketa, ish-ministër i Mbrojtjes i qeverisë “Berisha” gjatë periudhës mars 2008- shtator 2009 dëshmoi të hënën më 6 korrik në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, në kuadër të procesit penal për korrupsion ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi dhe disa të pandehurve të tjerë, lidhur me privatizimin e ambienteve të ish-klubit sportiv “Partizani”. Ai u pyet lidhur me një urdhër që i ka drejtuar gjeneralit Vladimir Qirjazi, i cili drejtonte Komandën Mbështetëse, duke i kërkuar të kryente procesin e kalimit të objekteve të ish-klubit “Partizani” ish-pronarëve, mes të cilëve dhe Malltezi, pasi ata kishin shlyer pagesat sipas vlerësimit të kryer nga vlerësuesja Elvira Lame – që u pyet po ashtu si dëshmitare, dhe nga një koleg i saj, i ndjerë.

Oketa shpjegoi se përpara se të mbante pozicionin e ministrit të Mbrojtjes, kishte ushtruar funksionin e zv/kryeministrit dhe më vonë kishte qenë deputet. Ish-ministri u shpreh se sapo kishte marrë funksionin kishte deleguar kompetencat tek personat përgjegjës, ashtu si vepronte në çdo rast.

Në përgjigje të pyetjeve të drejtuara nga prokurorja Enkeleda Millonai, Oketa deklaroi se, në aspektin e sigurisë, ish-klubi sportiv “Partizani” që posedohej nga Ministria e Mbrojtjes, kishte ‘zero’ interes, pasi nuk kishte të bënte me forcat e armatosura dhe mbrojtjen e vendit. Ai shtoi se klubi administrohej nga persona privatë dhe në asnjë prej diskutimeve për buxhetin të kryera në ministri, nuk kishte pasur ndonjë zë për alokimin e fondeve për këtë klub.

Oketa u pyet për një urdhër drejtuar Komandës Mbështetëse, në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ku ai e ngarkonte këtë komandë që të dorëzonte pronën tek pronarët e ligjshëm. Ai tha se, kur i ishte paraqitur praktika në zyrën e tij, ishte përmbyllur më parë në gjithë institucionet dhe se Ministria e Mbrojtjes nuk kishte pasur ndonjë tagër për ta bllokuar atë proces. Oketa deklaroi se në kujtesën e tij, prona kishte qenë e paregjistruar.

“Urdhëri është kopertina e një praktike të gjatë që ka qenë bashkëngjitur”, konstatoi Oketa dhe shtoi se nuk ishin pronat e vetme për të cilën është ndjekur një procedurë e tillë.

Prokurorja Millonai e pyeti Oketën për një memo të gjeneralit Vladimir Qirjazi që drejtonte Komandën Mbështetëse, kundrejt urdhërimit për kalimin e ambienteve të ish-klubit “Partizani”, ish-pronarëve. Millonai vërejti se gjenerali Qirjazi dhe një tjetër zyrtar kishin bërë me dije se prona në fjalë nuk ishte e regjistruar.

Ajo lexoi një shkresë të marsit të vitit 2009, të nënshkruar prej Qirjazit, ku thuhej se prona nuk ishte marrë në dorëzim dhe se nuk kishte asnjë dokument për privatizimin, nga për rrjedhojë Komanda Mbështetëse nuk mund të realizonte procedurën e kthimit të pronës.

Kur u pyet nëse Qirjazi kishte qenë dakord ose jo për këtë procedurë, Oketa vërejti se ai ashtu mund ta kenë peshuar. Megjithatë, sipas Oketës, bazuar në urdhërin e tij, Qirjazi kishte ngritur një grup pune për të përfunduar procedurën e regjistrimit të pronës. “Duke qenë se ka bërë urdhër për ngritjen e grupit të punës, në parim duket se ka qenë dakord për dorëzimin e pronës”, iu përgjigj Oketa pyetjes së avokatit Genc Gjokutaj.

Në funksion të pyetjeve të tjera të organit të akuzës, Oketa sqaroi se kur kjo praktikë nuk po ecte, i’u ishte kërkuar informacion nga ana e zyrës së Kryeministrisë se çfarë po bëhej me praktikën e dorëzimit të pronës. “Nuk më bënte çudi se ishte i njëjti standard që ndiqej dhe me praktikat e tjera. Prandaj nuk me ka bërë çudi, pasi ai ishte standardi qe ndiqej nga qeveria dhe për çështje shumë më pak të rëndësishme”, deklaroi Oketa ndër të tjera.

Millonai e pyeti nëse për këtë çështje kishte diskutuar atëherë me të pandehurin Sali Berisha. “Me sa më kujtohet, po”, deklaroi Oketa. Ai pohoi se pronarët e tokës kishin kryer pagesat sipas ligjit dhe që nga ai moment, çështja filloi të ishte bërë pak e nxehtë pasi nuk kishte ecur procedura e kalimit të pronës.

Oketa iu përgjigj edhe pyetjeve të mbrojtësve lidhur me këtë situatë, të cilët sollën në vëmendje se në akuzën ndaj Berishës pretendohet se ai ka vendosur në funksion të dhëndrit administratën publike dhe atë të Bashkisë së Tiranës.

Ish-ministri Oketa theksoi se nuk kishte pasur asnjë ndikim. Ai shtoi se Berisha kishte mënyrën e tij, ku dhe për çështje minimale ‘ngrinte në këmbë’ zyrën e antikorrupsionit. “Nuk ka asnjë diferencim për këtë çështje”, deklaroi Oketa.

Gjykata i kujtoi Oketës se deklaroi më parëse kishte pasur një takim me Berishën, por dëshmitari tha se nuk mbante mend nëse i është kërkuar informacion me shkrim ose jo. “Unë si ministër kam folur me urdhër dhe e kam kryer detyrën time si ministër. … Edhe nëse sot do vendosesha përballë kësaj praktike do merrja të njëjtin vendim. Nëse nuk do e merrja, mund të isha nën akuzë për arsye se pronarët mund të fitonin në Strasburg dhe mund të kishte një faturë të madhe”, tha Oketa.

Përveç Oketës, të hënën u pyet edhe vlerësuesja Elvira Lame. Ajo shpjegoi se vlerësimi ishte kryer bazuar në aktet e vendosura në dispozicion nga Dega e Shërbimeve, si dhe nga konstatimet në terren. Lame deklaroi se mbante mend t’iu ishin vendosur në dispozicion gen-planet përkatëse. Lidhur me përcaktimin e sipërfaqes më të vogël nga ajo që shënohej në dokumentet fillestarë, Lame tha se sipërfaqja e truallit e shkruar në raportin e saj dhe të kolegut, është bazuar në aktet e Bashkisë së Tiranës.

“Ne na është sjellë genplani. Nuk e përcaktuam ne. Kemi bërë azhornimin në terren. Janë bërë dhe diferencimet mes tyre”, tha Lame.

Lidhur me përcaktimin e vlerës së objekteve, ajo tha se i’u ishin referuar referencave të fillimvitit 1997, që iu ishte vendosur në dispozicion nga institucionet. Lame tha se vlerësimi është kërkuar vetëm për objektet shtetërore dhe jo të shtesave që ishin kryer pa leje nga të tretët.

Sipas Lames, është kryer indeksimi rritjes për ta sjellë vlerën e vitit 1997 me atë të 2008-ës. Po ashtu, ajo deklaroi se është përllogaritur dhe amortizimi sipas të dhënave të INSTAT.

Lame deklaroi se pronarët e tokës nuk i kanë pyetur për konsultim dhe se nuk i njihte ata. Ndërsa shtoi se në vitin 2010 është telefonuar nga Malltezi, i cili i kishte kërkuar të bënte dy rivlerësime prone.

Lame pohoi se në atë periudhë kishte marrë pjesë në gjashtë praktika të ngjashme me atë t ëish-klubit “Partizani”.

Ajo mohoi të kishte pasur ndonjë ndërhyrje nga të pandehurit lidhur me vlerësimin që kishte kryer. “Jam me fat se nuk më ka thirrur asnjë”, deklaroi ajo.

Në përfundim, seanca u shty për më datë 20 korrik në orën 11:00, për të njoftuar dëshmitarët e tjerë, ish-presidentin, Bamir Topi, ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu dhe Urim Mujën.

photo 2026 07 06 12 52 06

Ish-ministri Gazmend Oketa dëshmon për procesin e kalimit të objekteve të ish-klubit “Partizani”, pronarëve

17:48 | 06/07/2026
rama arkitektet

The Albanian Files: Anatomia e ‘rilindjes arkitekturore’ të Edi Ramës

09:19 | 06/07/2026
foto 3

Gjykata liron nga burgu 19 protestuesit e arrestuar para Kuvendit

17:01 | 05/07/2026
foto 1 muzeu

Muzeu arkeologjik i Durrësit i rihap dyert me kufizime

10:18 | 05/07/2026
edi rama bochum

Si po e ndryshon “Revolucioni i Flamingove” imazhin ndërkombëtar të Ramës

07:49 | 04/07/2026
foto 4

KShH: Policia përdori dhunë joproporcionale ndaj protestuesve

16:41 | 03/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.