AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Kërkimi për eshtrat e babait zbulon varrin masiv të komunizmit

Njëzet vjet pas rënies së komunizmit, shumë familje të shqiptarëve të ekzekutuar gjatë komunizmit janë ende duke kërkuar dëshpërimisht për eshtrat e të afërmve.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
16 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Investigime, Investigime, Page Positions
Koha e leximit: 7 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
spaç prison, mirditë, albania – buildings 2018 08
Foto ilustruese

Ndërsa ekskavatori hoqi kovën e parë me dhe në shtegun e ngushtë të një lugine të rrethuar nga pishat dhe barakat ushtarake në rrëzë në malit të Dajtit, mbetjet e para njerëzore u zbuluan në një varr të cekët. Xhaketa e të burgosurit tregonte se viktima qe ekzekutuar në dimër. Nga dhëmbët dhe kafka dukej se qe ekzekutuar në moshë të re. Agroni, një tregtar i vogël që ka njëzet vjet që kërkon eshtrat e të atit të ekzekutuar nga regjimi komunist, e dinte se shumë të tjerë gjenden në nëntokë.

“Skeleti i dytë që zbuluam qe dy metra më tutje. E pastaj doli një i tretë, që ka shumë gjasa të jetë rivarrosur sepse kockat që gjetëm qenë të thërrmuara dhe të futura në një thes,” thotë ai.

Në tetor-nëntorin e vitit 2009, Agroni gërmoi pranë një baze ushtarake të njohur si reparti 313 pranë fshatit Linzë në Dajt, zbuloi mbetjet e nëntëmbëdhjetë njerëzve.

Shqipëria është vendi i fundit në Europën Lindore që nuk i ka hapur ende arkivat e shërbimit sekret të kohës së komunizmit. Për pasojë, të dhëna të sakta mbi të burgosurit politik të vrarë nga regjimi nuk janë përpiluar ende.

Shoqatat e ish-të burgosurve politikë besojnë se 5577 burra dhe 45 gra u ekzekutuan gjatë regjimit komunist nga viti 1946 deri në vitin 1991.  Dy dekada pas rënies së komunizmit, mijëra familjarë të të burgosurve politikë të ekzekutuar si Agroni, ende po kërkojnë se ku prehen të afërmit e tyre.

Një debat vijon prej shumë vitesh nëse duhet apo jo të hapen arkivat e shërbimeve sekrete. Ndërkohë, autoritetet shtetërore nuk kanë bërë asgjë për të ndihmuar familjarët e viktimave të gjejnë eshtrat e të ekzekutuarve.

Shumë ish-të burgosur politikë dhe familjarë të viktimave besojnë se bashkëfajësia e elitës politike dhe intelektuale të ditëve tona dhe ish-udhëheqësisë komuniste do të thotë se vështirë se do të ketë ndonjëherë një proces i pavarur për të hedhur dritë mbi krimet e një prej diktaturave më brutale në botë.

Zëri i babait

Agroni filloi të kërkojë për eshtrat e të atit më 1994, kur qe një student në fakultetin e Ekonomiksit në Universitetin e Tiranës. I ati u ekzekutua në vitin 1976 pasi regjimi e akuzoi atë se qe pjesë e një komploti sabotatorësh e spiunësh sovjetikë në industri si dhe se kishte synuar të rrëzonte regjimin përmes propagandës kundër qeverisë.

Agroni shkoi shumë herë te Ministria e Brendshme, ku qe krijuar një zyrë që trajtonte kërkesat e familjarëve të viktimave për kthimin e eshtrave të të ekzekutuarve.

“Shpresoja se përkundrejt një ryshfeti të vogël apo për shkak të dhembshurisë, dikush do të më jepte dokumente për të më treguar se ku gjendej varri,” – rikujton Agroni.

“Prisja me orë të tëra për një përgjigje, por më thoshin po të njëjtën gjë: nuk ekzistojnë dokumente.”

Pavarësisht indiferencës së qeverisë, Agroni nuk u dorëzua. Përgjatë shumë vitesh krijoi lidhje me zyrtarë të ndryshëm dhe me ish-oficerë të shërbimit sekret, deri sa zbuloi emrat e një pjese të madhe të togës së shoqërimit, forcës policore që e kishin dërguar të atin drejt vendit të ekzekutimit dhe varrosjes. Urdhri i ekzekutimit qe firmosur nga ministri i kohës Kadri Hasbiu, i cili disa vite më vonë u bë pjesë e procesionit që kishin pësuar viktimat e tij.  Përmes kërkimeve dhe intervistave, Agroni shtiu në dorë  procesverbalin e ekzekutimit të të atit. Aty kishte tre emra: i pari qe mjeku ligjor që nuk kishte marrë pjesë në ekzekutim por kishte firmosur dokumentet. Një prej dy të tjerëve kishte vdekur.

I treti qe emri i njeriut që kishte tërhequr këmbëzën dhe që qe i vetmi i mbetur gjallë. Pranoi të takohej me Agronin vetëm pasi ish-shefi i tij e bindi.

Agroni rikujton rrethanat acaruese të takimit me njeriun që i kishte vrarë të atij. “Qe rreth të tetëdhjetave, i veshur mirë,” – thotë ai. “Më tha se nuk e mbante mend se ku qe varrosur babai im.” Agroni zbuloi më vonë se ekzekutuesi i të atit kishte qenë gjithashtu “lloji i vrasësit që pëlqente të sakatonte viktimat pasi i kishte ekzekutuar”.

Më në fund, disa vite më parë, Agroni arriti të shtijë në dorë 40 volume dokumentesh të konsideruara sekret që qenë dosja e të atit. Përveç dokumenteve, dosja mbante kasetat e regjistrimit të gjyqit, si dhe kasetat e regjistrimit të përgjimit në qeli gjatë kohës që gjendej i arrestuar. Te shiriti numër 4 ai dëgjoi për herë të parë zërin e të atit. “Im atë u deklarua i pafajshëm para gjykatës për akuzat për tradhti ndaj atdheut,” thotë Agroni. “Ndoshta kjo qe arsyeja se pse e vranë. Në disa raste ato që pranonin akuzat dënoheshin me burgim të përjeshtëm.”

Heshtje kolektive

Megjithëse parlamenti i Shqipërisë miratoi vitin e kaluar një ligj që synon të ndalojë ish-zyrtarët e lartë të komunizmit si dhe bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, kritikët thonë se ai ligj përveç faktit që nuk i hapte dosjet për publikun e gjerë, u hartua qëllimisht keq, në mënyrë që të dështonte në Gjykatën Kushtetuese.

Ligji vetëm sa hapi një valë të re akuzash, kundërakuzash dhe thashethemesh se kush nga politikanët e sotëm ka qenë spiun e kush jo, por nuk solli asgjë me vlerë në zbulimin e të vërtetës mbi të shkuarën.

Një ligj tjetër i ngjashëm i miratuar në vitin 1995, i konsiderua gjithashtu i pavlerë dhe u hodh poshtë.  Gjykata Kushtetuese e anuloi ligjin e fundit të Lustracionit vitin e kaluar.  Pavarësisht kësaj, asnjë deputet i parlamentit të Shqipërisë, përfshirë edhe disa deputetë që kanë qenë të burgosur politikë, nuk propozoi kurrë një ligj për t’i ngarkuar qeverisë detyrën e gjetjes dhe identifikimit të eshtrave të të pushkatuarve.

Ligji i fundit i Lustracionit i hartuar qeveria e Djathtë e kryeministrit Sali Berisha ka marrë edhe kritika nga Këshilli i Europës, i cili e konsideroi atë si jashtë standardeve.

“Jo vetëm që ka patur mungesë vullneti për të hapur arkivat, por ka patur edhe vullnet për t’i manipuluar ato,” – thotë shkrimtari Fatos Lubonja, ish i burgosur politik.

“Kjo ka ardhur për arsye se elita e sotme politike dhe intelektuale është skllave e të shkuarës së vet,” thotë ai. “Një pjesë e elitës kanë qenë informatorë ndërsa një pjesë tjetër i shërbyen regjimit në shumë mënyra, gjë që ka krijuar një lloj solidariteti mes tyre mbi këtë çështje.”

Përveç të shkuarës së elitës së sotme, arkivat ruajnë edhe sekretin e vendvarrosjes së viktimave të komunizmit.

Varre të cekëta, plagë të thella

Megjithëse Agroni ia doli të marrë një numër të madh dokumentesh të konsideruara si sekret dhe që lidheshin me gjyqin e të atit e që qenë përgatitur nga Sigurimi, ato dokumente nuk i dhanë mundësi të zbulonte se ku qe varrosur i ati.  Dëshmitarët nga Grupi i Shoqërimit i patën treguar se mund të qe varrosur në një vend të quajtur “Krroi i Peshkut” pranë Shishtufinës, por ai nuk qe i bindur.  Pasi kërkoi fillimisht te “Krroi i Peshkut”, Agroni zbuloi shumë njerëz të tjerë që po bënin të njëjtën gjë, po kërkonin eshtrat e familjarëve të tyre. Ndërsa fjala për kërkimet përhapej, një ish-sigurims i dha atij një listë me ish-agjentë që patën punuar në zonë në kohën e vdekjes së të atit.

Agroni bëri një zbulim të madh kur mësoi emrin e komandantit të Grupit të Shoqërimit, që e patën dërguar të atin në udhëtimin e fundit. “Megjithëse në fillim qe i frikësuar me mua, ai më tregoi se e mbante mend rastin e babait tim dhe në fund pranoi të më ndihmonte të gjenim varrin,” – kujton Agroni.

Kështu u mësua se Grupi i Shoqërimit përbëhej nga rreth 4 vetë, disa kishin rrethuar zonën dhe disa të tjerë kishin hapur gropën.  Ish-komandanti i tha atij se gropa qe hapur në mesditë ndërsa ekzekutimi qe kryer pas mesnatës. Pasi verifikoi këto detaje, Agroni i zhvendosi operacionet e kërkimit nga Shishtufina për në grumbullin e vogël të barrakave në repartin 313. Mbi barrakat e dërrasës sot kalon teleferiku i Dajtit. Me ndihmën e ish-komandantit të Grupit të Shoqërimit si dhe me ndihmën e një anëtari të saj, në tetor Agroni filloi gërmimet dhe brenda pak ditës zbuloi mbetjet e nëntëmbëdhjetë njerëzve të varrosur në atë zonë.

Fillimisht mendoi se njëra prej eshtrave qenë të të atit dhe i dërgoi në morg për ekzaminim. Për fat të keq, nuk doli kushti. Kur u zbulua një varr tjetër, një prej dëshmitarëve të kohës tha se i përkisnin Dom Shtjefën Kurtit. Komunistët e kanë ekzekutuar priftin 73 vjeçar në vitin 1971, pasi e kishin zbuluar se vijonte të pagëzonte fëmijët në ilegalitet në zonën e Fushë-Kuqes edhe pas mbylljes së dhunshme të kishave në vitin 1967.

Nipi i Dom Kurtit, Nikolini ka kërkuar prej shumë kohësh eshtrat e axhës në mënyrë që ato të prehen në varrin e caktuar te Kartedralja Metropolitane e Tiranës. “Varri i axhës tim në katedrale ka shumë vite që po pret eshtrat,” – thotë ai. Eshtrat u dërguan për ekzaminim në Itali së bashku me kampionet e gjakut të pesë anëtarëve të familjes Kurti. Testet e ADN-së rezultuan negative. Dom Kurti është në proces për shpalljen Martir i Kishës.

Ndërsa Agroni po gërmonte në Varrin Masiv 313, njerëz të tjerë që kishin gërmuar për të afërmit e tyre në atë zonë i treguan historitë e veta. Papritur u kuptua se ekzistenca e atij vendekzekutimi nuk qe e panjohur. Ish-ministra të pas viteve ’90 kanë kërkuar eshtrat e të afërmve të vet, por nuk e kanë vrarë mendjen të kërkojnë edhe për të tjerët.

“Bisedova me njerëzit që kishin kërkuar aty para meje dhe ngushëllova veten me faktin se ata nuk kishin gjetur ndonjë gjë që përputhet me përshkrimin e babait tim,” thotë Agroni. “Por këqyrjet e eshtrave të kryera në atë kohë janë bërë me metoda aspak shkencore dhe kam frikë se ndokush tjetër po qan babain tim për të vetin,” shton ai.

Agroni vijoi gërmimet e tij jo vetëm përreth barrakave, por përgjatë të gjithë luginës e gjeti varre të tjera, të rivarrosur e të paprekur.

Rezultati i deritanishëm e la atë me dy hipoteza shqetësuese. “Ose dikush tjetër po qan mbi varrin e babait tim,” – thotë ai, “ose Sigurimi e ka lëvizur atë pas ekzekutimit dhe e ka varrosur diku tjetër.”

Të shtunën eshtrat e zbuluara, të mbledhura në thasë plastikë u dërguan në morgun e Tiranës me shpresë se autoritetet do t’i identifikojnë ato. “Ato eshtra meritojnë një emër,” – thotë ai. “Qeveria mund të kryejë ekspertimet e nevojshme dhe të zbulojë se kujt i përkasin.”

Etiketa: ADNBashkëpunëtorët e SigurimitBIRNdeputetdëshmitarëDosjaEmrieshtraFamiljeFatos LubonjaGjergj ErebaraGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësgraItaliKëshilli i EuropësKishëkushtetueseLigjMinistria e BrendshmeParaPunëPunëtorPunëtorëQeveriaregjimi komunistSali BerishasekretSHshqipShqipëriaSigurimiSpiunëstudentTiranëvarrviktima
Tjetri
0222 4

Bllokimi i kufirit dështon të ndalojë emigrantët shqiptarë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.