Pas informacioneve se flamuj të IS po valëviteshin në një fshat në veri të Bosnje-Hercegovinës, autoritetet ndërmorën një aksion, por dolën duarbosh.
Agjencia Shtetërore e Investigimit dhe Mbrojtjes në Bosnjë, SIPA në bashkëpunim me agjencitë e tjera të policisë u hodhën në veprim të enjten për të hetuar raportimet se flamujt dhe simbolet e Shtetit Islamik, ISIS ishin të ekspozuara në fshatin verior Gornja Maoca.
Më vonë ata raportuan se asgjë nuk u gjend. Fshati fitoi famë pasi një grup islamikësh radikalë blenë disa prona dhe vendosën aty një komunitet të vogël.
“Gjatë aktiviteteve të realizuara në Gornja, asnjë flamur i ISIS nuk u gjend dhe prokuroria raportoi rezultatet,”- tha zëdhënësja e SIPA Kristina Jozic.
Megjithatë, një gazetar holandez, Marce Ivan der Steen, i cili vizitoi fshatin dy herë gjatë muajit të kaluar tha për Balkan Insight se ai ka parë dhe fotografuar shenjat dhe flamurin e IS.
“U ndjeva shumë në siklet duke folur me një fshatar të zonës nën valëvitjen e flamujve të IS, duke qenë një gazetar,”-tha ai për Balkan Insight, duke shtuar se fshatari i tha që fqinji i tij ngriti flamurin.
“Ai më tha të mos e gjykoj shumë lehtë. Ai shtoi se nuk ishte dakord me këtë dhe se ai nuk e mbështet fqinjin e tij, por nuk mund t’i thotë atij të heqë flamujt,”- tha ai.
Në deklaratën e tij SIPA tha se do të vazhdonte ta mbante nën vëzhgim mbi fshatin.
Ministri i brendshëm i njësisë tjetër të Bosnjës, e dominuar nga serbët e Republikës Serbe, Dragan Lukac tha se kontrolli i policisë nuk ishte i mjaftueshëm.
“Shpresoj që ata (SIPA) nuk ka shkuar atje thjesht për të ulur poshtë flamurin e IS, por të arrestojë ata që janë përgjegjës dhe t’i dërgojë ata aty ku kanë vendin- në një qeli burgu. Kjo është mënyra e vetme për të mbrojtur qytetarët e Bosnjës nga terrorizmi,”- tha ai për median.
Rreth gjysma e popullsisë së Bosnjës i përket fesë myslimane. Islami radikal ka bërë pak përparime në vend. Megjithatë, ekspertët vendas dhe ndërkombëtarë të sigurisë kanë shprehur shqetësime në të kaluarën, në lidhje me rrezikun e elementeve radikalë islamikë.
Rreth 160 qytetarë të Bosnjës janë regjistruar si turistë për në Siri dhe Irak për t’u bashkuar me grupet e ndryshme militante islamike atje. Njëri ishte një ish-udhëheqës jozyrtar i komunitetit islamik në Gornja Maoca, Nusret Imamovic.
I njëjti fshat ishte një vendbanim i përkohshëm për Mevlid Jasarevic, i cili u burgos vitin e kaluar me 15 vjet për hapje zjarri ndaj ambasadës amerikane në Sarajevë në vitin 2011.