AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

‘Kryeprokurori i Hagës ka marrë ryshfet nga kroatët’ thotë Shesheli

Denis DzidicngaDenis Dzidic
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vojisllav Sheshel. Foto: BETA

I pandehuri serb për krime luftë Vojisllav Sheshel e ka quajtur kryeprokurorin e Hagës ‘kukull’ dhe e akuzoi atë se ka marrë 500, 000 euro ryshfet nga qeveria kroate.

Vojisllav Shesheli. Foto: Beta
Vojisllav Shesheli. Foto: Beta

Udhëheqësi i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel i ka paraqitur një mocion gjyqtarëve të Hagës ku akuzon kryeprokurorin e gjykatës së Hagës se ka marë ryshfet dhe se është thjesht një ‘kukull’.

“Bramertz e pranoi shpërblimin nga autoritetet kroate për të bërë gjithçka mundte për të kthyer në burg në Hagë dr.Vojisllav Sheshelin,” shprehet Shesheli.

“Ai mori prej tyre një shpërblim prej 500,000 eurosh dhe pranoi rolin e kukullës. Është diçka e keqe dhe e palejueshme që kryeprokurori të shkelë të gjitha parimet morale dhe ta vërë veten në shërbim të të gjithë atyre që nuk i pëlqejnë pikëpamjet politike liridashëse të Sheshelit,” thuhet në mocionin e paraqitur gjykatësve të Hagës.

Lideri i Partisë Radikale e paraqiti mocionin e tij në përgjigje të Brammertz, i cili kërkoi revokimin e lirimit të përkohshëm të Sheshelit për shkak “të deklaratave të tij të papranueshme publike, të cilat janë nxitëse dhe ofenduese për komunitetet e viktimave”.

Shefi Radikal Serb në përgjigje i ka kërkuar gjykatës së Hagës “të nxisë masat disiplinore” kundër Bramertz, i cili “po sillet si një pallua që mendon se një prokurori mund t’i lejohet të sillet si një politikan që mund t’i japë leksione të gjithëve”.

Gjykata urdhëroi lirimin e përkohshëm Sheshelit në nëntor të vitit të kaluar për arsye humanitare, për shkak të shëndetit të tij të dobët.

Megjithatë, që kur u kthye në Beograd, ai ka udhëhequr protesta nacionaliste dhe ka bërë një sërë deklaratash nxitëse që kanë zemëruar viktimat e luftërave në ish-Jugosllavi si dhe qeveritë fqinje.

Ai ka thënë gjithashtu se nuk do të kthehet vullnetarisht në gjykatën e Hagës për të përfunduar gjyqin e tij.

Brammertz kërkoi revokimin e lirimit të përkohshëm të Sheshelit në dhjetor, por gjykata e refuzoi këtë gjë, duke arritur në përfundimin se Shesheli “nuk kishte shkelur rregullat e lirimit të tij”, pas të cilës Brammertz paraqiti ankesën e tij.

Parlamenti Evropian si edhe autoritetet kroate i kanë kërkuar Gjykatës së Hagës të rishohë vendimin e saj për lirimin e përkohshëm të Sheshelit.

Shesheli ka qenë në paraburgim që nga viti 2003, kur ai u doëzua vullnetarisht në gjykatën e Hagës.

Vendimi për çështjen e tij ishte planifikuar të merrej në tetor të vitit 2013, por u shty pasi një prej gjyqtarëve në gjyqin e tij u shkarkuar nga çështja se dyshohej për njëanshmëri.

Gjyqtari i ri pritet të marrë kohë deri në fund të qershorit për t’u njohur nga afër me çështjen, duke shkaktuar edhe një tjetër vonesë në gjyqin maratonë.

Etiketa: BeogradBurgEuroGjykataGjykatëGjykatësgjyqtarish-JugosllaviJugosllaviKrimeparaburgimParlamenti EvropianProkuroriProtestaQeveriaryshfetSHShesheliVendimiVojisllav Shesheli
Tjetri
Lufta e Europës në Ukrainë

Lufta e Europës në Ukrainë

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.