AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Lufta e Europës në Ukrainë

Joschka FischerHenrik EnderlinngaJoschka FischerdheHenrik Enderlin
11 years më parë
në Faqja e pare, Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një burrë gatuan në një zjarr të hapur në qytetin Debaltseve në Ukrainë | AP Photo/Evgeniy Maloletka

Lufta po rrënon lindjen e Europës. Ukrainë është një viktimë e agresionit ushtarak rus dhe na pëlqen ose jo, fati i saj do të përcaktojë atë të Europës, sepse kriza aktuale do të bëjë të qarta rregullat dhe parimet mbi të cilat jetojnë europianët në shekullin e njëzetenjë.

Një burrë gatuan në një zjarr të hapur në qytetin Debaltseve në Ukrainë | AP Photo/Evgeniy Maloletka
Një burrë gatuan në një zjarr të hapur në qytetin Debaltseve në Ukrainë | AP Photo/Evgeniy Maloletka

Do të qeveriset Europa nga parimi i lirisë, demokracisë, sundimit të ligjit dhe paprekshmëria e kufijve kombëtarë? Apo do të triumfojë trimëria dhe gatishmëria për të përdorur forcë? Do të triumfojnë demokracia ‘e menaxhuar’ dhe sferat e influencës mbi të drejtën e vendeve, të mëdha ose të vogla, për të përcaktuar vetë të ardhmen e tyre?

Me fundin e Luftës së Ftohtë dhe rënien e Bashkimit Sovjetik, pavarësia dhe integriteti territorial i Ukrainës u bë shpejt një gurë themeli i rendit evropian. Ky fakt strategjik është më i dukshëm se kurrë më parë. E thënë thjeshtë, Ukraina demokratike e sotme po lufton për të ardhmen e Europës.

Presidenti rus Vladimir Putin do të rikthejë një rend ndërkombëtar bazuar në sferat ekskluzive të influencës të kontrolluara nga fuqitë e mëdha – sistem që prevaloi në shekujt tetëmbëdhjetë dhe nëntëmbëdhjetë të shkatërruar nga lufta në Europë. Një Ukrainë Europiane dhe Bashkimi Europian qëndrojnë përpara këtij qëllimi. Kjo është arsyeja përse politika aktuale ruse kërkon të destabilizojë përherë Ukrainën, veçanërisht ushtarakisht dhe financiarisht. Në interes të vet, Europa nuk duhet të lejojë që kjo politikë të prevalojë.

Pavarësisht luftës në Ukrainën lindore, vendi ia ka dalë të ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt demokracisë që prej largimit të presidentit Viktor Janukoviç në shkurtin e një viti më parë. Në të vërtetë, që kur filloi kryengritja ‘Euromaidan” në Kiev në nëntor 2013, një Ukrainë e re është shfaqur. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme presidenciale dhe parlamentare kanë sjellë në pushtet lider të cilët, duke ndërmarrë reforma radikale, janë të vendosur të realizojnë kërkesat e votuesve për një ekonomi moderne dhe për t’i dhënë fund korrupsionit. Megjithatë, qëllimi për stabilizim politik të brendshëm është larg nga plotësimi. Përveç tensioneve brenda qeverisë ukrainase, arsyeja kryesore është situata e tmerrshme financiare në vend.

Shtetet e Bashkuara, Komisioni Europian dhe shtetet anëtare kryesore të BE-së të gjithë bien dakord, të paktën në parim, se Ukraina ka nevojë për ndihmë të shpejtë dhe të vërtetë financiare në mënyrë që të jetë në gjendje t’i bëjë ballë agresionit rus. Po ashtu, ata bien dakord të mbështesin reformat e thella sociale dhe ekonomike që Ukraina të vazhdojë përpara.

Deri tani, asnjë paketë nuk është bërë bashkë, gjë që është shqetësuese sepse FMN është autorizuar të nxjerrë paratë siç u zotua vetëm nëse stabiliteti financiar i Ukrainës është i garantuar për të paktën 12 muaj. Vendi po përballet me një mungesë të rëndë parash, gjë që mund të çojë në një krizë financiare serioze, përveç krizës ushtarake të vazhdueshme dhe dramatike.

Vështirësia e BE-së për të hartuar një zotim financiar konkret buron nga vdekja e mjeteve të veta financiare. Një dobësi e madhe e politikës së jashtme të BE është mungesa e instrumenteve të zhdërvjellta për të shpërndarë ndihmë financiare te vendet fqinje. Do të ishte absurde nëse Ukraina do të rrëshkiste në një krizë financiare vetëm sepse BE-ja nuk mundi të binte dakord si t’i merrte fondet për ta parandaluar.

Mënyra për të shmangur këtë rezultat duke plotësuar nevojat e Ukrainës është duke rregulluar një nga dy instrumentet e BE-së për ata që nuk janë anëtarë të eurozonës: Skemën e Ndihmës Makro-Financiare, një instrument i zhdërvjellët që mund të kombinojë kreditë dhe subvencionet direkte; ose Ndihma e lehtësimit të balancës së pagesave, që mund të plotësojë një program të FMN në vendet e BE-së. Të dyja instrumentet mund të jenë subjekt i kushteve të hartuara për të siguruar që fondet të mos nxisin korrupsionin e shfrenuar, por të shkojnë aty ku duhen më shumë. Për më tepër, zotimet duhet të bëhen në kontekstin e një marrëveshje dhurimi që e pengon ndihmën të përdoret për të bërë pagesa direkte te Rusia.

Sot, është më e rëndësishme t’i jepet mbështetje e duhur financiare Ukrainës sesa të vihen sanksione të reja mbi Rusinë. Kjo është arsyeja përse Rusia mund të jetë gjithashtu e interesuar në një konferencë dhurimi dhe para të reja nga Europa për Ukrainën. Në fakt, sanksionet ekonomike jo vetëm përkeqësojnë krizën në Rusi; ato ndikojnë negativisht në vendet e tjera evropiane. Përkundrazi, ndihma financiare për Ukrainën do të çonte mesazhe të qarta se BE-ja nuk do të tolerojë destabilizim të vendit, ndërsa jepte stimuj ekonomikë në Ukrainë dhe në të gjithë rajonin.

Po aq e rëndësishme, nëse përgjigjja e perëndimit ndaj agresionit rus në Ukrainë lihet vetëm te sanksionet ekonomike, Putin do të jenë lehtësisht në gjendje të fajësojë Perëndimin dhe armiqësinë e pretenduar ndaj Rusisë për rënien e standardeve të jetesës së rusëve të zakonshëm, duke i mundësuar atij të mbështetet dyfish në nacionalizmin agresiv.

Sot, e vetmja gjë që nevojitet për të konvertuar fondet e BE-së në ndihmë financiare për Ukrainën është vullneti politik. Hapi më imediat duhet të jetë një iniciativë nga presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker për të vënë në lëvizje fondet me një vonesë minimale të burokracisë. Edhe nëse kjo merr ca kohë, fillimi i procesit do të çojë një sinjal të fuqishëm politik për vendosmërinë e BE-së për të mbështetur Ukrainën. Vetëm lajmërimi do të ndihmonte Ukrainën në gjendjen e vet financiare akute.

Shumë liderë të Europës do të takohen këtë javë në Konferencën e Sigurisë në Munih. Ata duhet të kapin mundësinë për ta nxitur Juncker të fillojë procedurat e nevojitura për të ripërdorur ndryshe një nga dy fondet e disponueshme të BE-së. Një krizë financiare, përveç krizës ushtarake dhe politike, do të ishte shkatërrimtare për Ukrainën, dhe nuk ka arsye përse të mos shmanget.

Etiketa: Bashkimi EuropianBEdemokraciaekonomiEuropaFMNKievKomisioni EuropianKrizaliraLuftamarrëveshjembështetjepaktParaPutinReformaRend ndërkombëtarRusëRusiRusiasanksioneShtetet e BashkuaraUkrainaUkrainëVladimir PutinZgjedhjetZjarr
Tjetri
Lufta me Islamin Radikal

Mjegulla e trazirës

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.