AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Mjegulla e trazirës

Adrian OrozWolfgang IschingerngaAdrian OrozdheWolfgang Ischinger
11 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qindra sirianë janë mbledhur para rrënojave rrugës për të dalë nga qyteza për të blerë ushqime dhe mallra të tjera të domosdoshme në një pikë kontrolli ushtarake në qytezën Beit Sahm në jug të kryeqytetit të vendit Damask të Sirisë më 14 janar 2015. (AP Photo)

Cilin kërcënim në zhvillim po humbet bota tani? Pas një viti vërtet të tmerrshëm për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, kjo pyetje do të jetë edhe më e rëndësishme për liderët, analistët dhe median e mbledhur këtë javë në Konferencën e 51-të të Sigurisë në Munih (MSC).

Qindra sirianë janë mbledhur para rrënojave rrugës për të dalë nga qyteza për të blerë ushqime dhe mallra të tjera të domosdoshme në një pikë kontrolli ushtarake në qytezën Beit Sahm në jug të kryeqytetit të vendit Damask të Sirisë më 14 janar 2015. (AP Photo)
Qindra sirianë janë mbledhur para rrënojave rrugës për të dalë nga qyteza për të blerë ushqime dhe mallra të tjera të domosdoshme në një pikë kontrolli ushtarake në qytezën Beit Sahm në jug të kryeqytetit të vendit Damask të Sirisë më 14 janar 2015. (AP Photo)

Një vit më parë, lufta në Siri dhe kriza në Ukrainë ishin sfidat që preokuponin komunitetin ndërkombëtar. Por shumë nga pjesëmarrësit e MSC së vitit të shkuar me shumë gjasa do të pranonin se nuk i vlerësuan sa duhej seriozitetin e këtyre ngjarjeve – jo më se çfarë do të vinte më pas.

Vetëm disa muaj më vonë, përshkallëzimi i shpejtë dhe rajonalizimi i të dyja krizave, së bashku me zhvillimet në vendet e tjera, i bënë shumë vëzhgues të shpallnin se 2014 shënonte fillimin e një periudhe më pak paqësore dhe më kaotike në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Krisje të shumta dhe pika erozionit në strukturat kolektive ekzistuese të sigurisë janë zbuluar gjatë vitit të shkuar. Termat si “Shthurja e madhe” e krijuar nga gazetari Roger Cohen në vjeshtën e 2014, ndeshen gjerësisht sepse kapin sensin aktual të pafuqisë, mungesës së kontrollit dhe paaftësisë për të parashikuar apo kuptuar se cila krizë do të vijë më pas. Siç e tha së fundmi Javier Solana, “Ne kemi jetuar në një iluzion. Për vite, bota ka besuar se tranzicioni nga një rend njëpolar në shumëpolar do të ishte paqësor dhe i qëndrueshëm […] Sa ishim gabuar.”

Ai iluzion bashkekzistoi lumturisht me mungesën e imagjinatës. Ndërsa mund të tingëllojë elegante të bësh dallimin midis anës së drejtë dhe të gabuar të historisë, apo të kritikosh përdorimin e metodave të shekullit 19 në shekullin 21, argumente të tilla përbëjnë pak më shumë se mjetet retorike. Më e mira, ata nuk lëndojnë; më e keqja, ata errësojnë kompleksitetet e peizazhit të sotëm të sigurisë që duhet të kuptohen dhe të zgjidhen.

Si fillim, lufta është rikthyer në Europë. Parimet fundamentale të sigurisë pan-europiane janë pjesë e relikës, dhe po kështu mund të jetë progresi i bërë në marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Për më tepër, bota arabe, më e dhunshme dhe më e paqëndrueshme nga sa ka qenë për shumë dekada, duket se mund të copëtohet edhe më tepër, teksa grupet xhihadiste radikale, të aktivizuara dhe në konkurrencë me njëra-tjetrën, po e drejtojnë gjithnjë e më shumë zemërimin e tyre kundër Perëndimit. Dhe në rajonin Azi-Paqësor, ndonëse incidentet madhore u shmangën, stabiliteti mbetet i pasigurt.

Mjerisht, çarjet e ekspozuara gjatë muajve të fundit me gjasa vetëm do të zgjerohen, teksa konflikti potencial dhe konkurrenca midis fuqive kyçe të botës do të rritet. Në fakt, në dhjetë vjet, 2014 do t’i referohemi si një prelud. Por për çfarë? Edhe pse rendi ndërkombëtar dhe marrëveshjet rajonale po testohen gjithnjë e më shumë, është e paqartë se kush do të jetë në gjendje, apo kush do ketë dëshirë, të ruajë paqen dhe stabilitetin.

Frika se Shtetet e Bashkuara po braktisin rolin e vet të lidershipit global është me siguri e ekzagjeruar. Por, në fund të fundit, përqendrimi i deklaruar nga presidenti Barack Obama për ‘ndërtimin e kombit në shtëpi’ ka krijuar një perceptim tërheqje që shqetëson shumë aleatë.

Në Europë, ndërkohë vendet ende po përpiqen të kalojnë impaktin e krizës financiare dhe ekonomike të 2008, si dhe paralizimin vendas dhe rritjen e euroskepticizmit. Roli global i Europës, për të gjithë potencialin e saj, nuk do të shprehet në një mënyrë kuptimplotë së shpejti.

Gjatë vitit të shkuar, Gjermania debatoi nëse duhet të ndërmarrë një rol ndërkombëtar më aktiv, por publiku gjerman po përshtatet vetëm gradualisht me pritshmëritë e reja. Ndonëse disa sugjerojnë se kultura gjermane e kontrollit nuk është aq e ngulitur siç besojnë shumë. Një sondazh i ri i kryer për Raportimin e Sigurisë së Munihut zbuloi se vetëm 34 për qind e gjermanëve mendojnë se vendi i tyre duhet të përfshihet më shumë në krizat ndërkombëtare. Një shumicë domethënëse e gjermanëve mbetet skeptike për përshtatjen në një pozicion më aktiv global, duke sugjeruar se çdo përpjekje për të prezumuar një rol ndërkombëtar lidershipi mbetet një betejë e vështirë.

Sigurisht, jo të gjitha dështimet në rend mund t’i atribuohen politikave të brendshme, konsideratave ekonomike apo zhvendosjeve në marrëdhëniet e pushtetit. Numri i aktorëve të rëndësishëm dhe zhvatësve të mundshëm në skenën botërore ka rrokur qiellin, duke dobësuar më tepër aftësinë e qeverive për të zgjidhur vetë problemet apo duke u koordinuar me njëra-tjetrën.

Por rendet në rënie janë, si shkak, edhe pasojë, e hezitimit në rritje të kujdestarëve të tyre tradicionalë dhe të mundshëm. Teksa huadhënësit nuk veprojnë më siç vepronin, ose nuk ia dalin të bëjnë aq sa e kërkon situata, aktorë të tjerë testojnë limitet.

Teksa rendet thërrmohen dhe bëhen më të vështira për t’u ruajtur apo menaxhuar, huadhënësit tradicional dhe potencial vazhdimisht e konsiderojnë sfidën shumë të madhe, ose mbështeten shumë në rregullimet e shpejta dhe masat e përkohshme, duke nxitur më tej paparashikueshmëri dhe destabilitet. Ndodhi që në këtë kryqëzim të testit dhe ankthit, u vu në lëvizje qarku vicioz i sotëm i trazirave gjeopolitike.

Në këtë sfond, nuk ka arsye për të besuar se parashikimi i krizave të mëdha, pa marrë parasysh frenimin e tyre, do të bëhet më i lehtë. Kompleksiteti global në rritje e intensifikon problemin. Të tronditura nga një tepri informacioni, qeveritë dhe institucionet ndërkombëtare kyçe e gjejnë veten të paaftë t’i parashikojnë apo i gjykojnë keq sinjalet në mes të zhurmës. Dhe po bëhet gjithnjë e më e vështirë për liderët të përqendrohen në disa gjëra të rëndësishme, që do të rriste me shumë gjasa cilësinë e vendimmarrjes së tyre.

Shumë hamendësime të vjetra vdiqën në 2014. Në MSC-në e këtij viti, bota do të ketë një mundësi të konsiderojë se çfarë duhet t’i zëvendësojë ato.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. The Fog of Disoreder.

Etiketa: Barack ObamaGjermaniaKontrolliKrizaKulturaLuftaParaProject SyndicateSHShtetet e BashkuaraSirisiriansondazhzhvillim
Tjetri
Aktivistët i bëjnë thirrje qytetarëve t’i shërbejnë mjedisit

Aktivistët i bëjnë thirrje qytetarëve t’i shërbejnë mjedisit

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.