Që prej revolucionit industrial, njerëzit kanë qenë të dyjëzuar rreth progresit teknologjik. Ndërsa teknologjia e re ka qenë një burim madhor për emancipimin, progresin dhe mirëqenien, ka nxitur gjithashtu shumë agoni – jo më pak për shkak të frikës se do ta bëjë punën të panevojshme.
Deri më tani, eksperienca duket se e ka hedhur poshtë këtë frikë. Në fakt, duke nxitur produktivitetin dhe duke mbështetur shfaqjen e industrive të reja, progresi teknologjik ka ushqyer zhvillimin ekonomik dhe krijimin neto të punës. Inovacionet e reja e përshpejtuan – në vend që ta ndërprisnin – këtë cikël pozitiv.
Por disa po pretendojnë se ky cikël është thyer tani, veçanërisht në shtetet dinake teknologjikisht si Shtetet e Bashkuara. Në fakt, makineritë po fillojnë të bëhen më të zgjuara, me inovacione si robotikat e përparuara, printimi 3D dhe analizimi i të dhënave të mëdha që i ofrojnë kompanive kurism të parave duke eliminuar edhe punëtorët me aftësi të larta. Si rezultat i këtij ‘paradoksi produktiviteti’ (ndonjëherë të quajtur ‘ndarja e madhe’) zhvillimi pa punë është këtu për të qëndruar. Ne nuk mund ta marrim më mirëqenien njerëzore për të garantuar, pavarësisht se mund të ketë tregues për përfitueshmërinë dhe rritjen e PBB.
Por a jemi ne vërtetë në grahmat e dilemës Frankenshtein, në të cilin krijimet tona kthehen për të na ndjekur? Apo ne mund të mundim paradoksin e produktivitetit duke përdorur fuqinë e makinerive për të mbështetur zhvillimin në rrugë që përfitojnë më shumë se vija e fundit?
Ka arsye të mira për të qenë optimistë. Shumë vende – edhe ato të përparuara teknologjikisht – mund të përfitojnë ende nga cikli i vetë-përforcimit të përparimit teknologji, duke rritur produktivitetin dhe zhvillimin e punësimit. Luksemburgu, Norvegjia dhe Holanda – tre ekonomi inovative që shfaqen rregullisht në kuartilin e sipërm të produktivitetit për orë dhe punësim, sipas të dhënave të OECD nga 2001-2013, – janë shembuj kryesorë.
Cinikët do të dyshojnë që Luksemburgu dhe Norvegjia kanë arritur ta ruajnë dinamikën e tyre vetëm për shkak të strukturave të tyre të veçanta ekonomike. Le ta konsiderojmë Holandën, që dallon si vendi i vetëm që së fundmi është shfaqur në kuartilin e sipërm jo vetëm në produktivitet dhe punësim, por edhe në pjesëmarrjen në tregun e punës.
Holanda ka qenë një kampione në inovacion, duke fituar vendin e pestë në Indeksin Global të Inovacionit INSEAD. Një shifër goditëse prej 85-për qind të firmave të mëdha holandeze raportojnë aktivitete invovative, ndërsa më shumë se 50 për qind e të gjitha firmave janë ‘aktive në inovacion’. Firmat holandeze janë gjithashtu liderë botëror për patentat. Eindhoven, shtëpie e kompanisë elektronike Philips, është qyteti me dendurinë më të madhe të patentave në botë.
Pra, cili është sekreti holandez për sigurimin që progresi teknologjik t’i sjellë përfitime të gjithëve?
Norvegjia duket se po përjeton një lloj revolucioni industrial të kundër, me punët që lëvizin nga fabrikat në shtëpi. Tregu holandez i punës ka përqendrimin më të lartë të punëtorëve me kohë të pjesshme dhe profesion të lirë në Europë, me rreth 50 për qind të të gjithë punëtorëve holandez, dhe 62 për qind të punëtorëve të rinj, të përfshirë në punësimin part-time – një luks i përballuar prej tyre nga pagat relativisht të lartave të orëve të punës në vend.
Shumë holandezë të rinj punojnë si mësues shkolle. Por një burim më joshës – dhe më i zakonshëm – i punësimit part-time në Holandë është nënkontraktimi i shërbimeve të ‘jakës së bardhë’. Punonjës me aftësi të larta ose të specializuar shesin shërbimet e tyre në një rrjet të gjerë biznesesh, duke plotësuar punën e makinerive me aktivitet njerëzor me vlerë të shtuar.
Një tjetër çelës për suksesin e Holandës është sipërmarrja. Në 1990-2010, norma e vetëpunësimit ra në vendet OECD, me rënien e shpejtë të zotërimit të biznesit për shembull në SHBA që nga 2002. Në Holandë, megjithatë, zotërimi i biznesit është rritur qëndrueshëm që prej 1992, duke arritur 12 për qind të forcës punëtore në 2012. Pothuajse 70 për qind e pronarëve të bizneseve holandeze ishin ekskluzivisht të vetëpunësuar në 2008.
Për të qenë të sigurt, normat e partneritetit të biznesit dhe vetëpunësimi janë gjithashtu të larta në vendet me të ardhura të ulëta si Meksika. Por Holanda është shumë e pasur, dhe mburret me nivelet e larta të produktivitetit për orë, punësimit dhe pjesëmarrjen – kryesisht falë tregut të vet të punës freksibël dhe përshtatës.
Me pak fjalë, Holanda ka rikonstruktura zinxhirin e vet të vlerës ekonomike për të përshtatur një ndarje të re të punës midis njerëzve dhe makinerive, duke përqafuar lloje të reja të aktivitetit ekonomik – veçanërisht punën me kohë të pjesshme dhe sipërmarrjen e vetme – për të balancuar nevojat njerëzore me përparimet teknologjike. Duke bërë kështu, ka nënvijëzuar rëndësinë e ‘aftësive sipërmarrëse’ – përfshirë krijimtarinë, sipërmarrjen, lidershipin, vetëmenaxhimin dhe komunikimin – duke u mundësuar njerëzve që të mbajnë ritmin me teknologjinë.
Makineritë mund të jenë duke arritur maja të larta të inteligjencës, por nuk krahasohen me mprehtësinë, imagjinatën dhe bashkëveprimin. Ky është një leksion se shtetet do të bënin mirë të mësonin prej holandezëve.
Botuar me autorizim nga Project Syndicate, 2015. Ripublikimi nuk mund të bëhet pa lejen e Project Syndicate. Is Jobless Growth Inevitable?