AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Serbia përgatit rehabilitimin e kryeministrit kuisling të Luftës së Dytë Botërore

Ivana NikoliçngaIvana Nikoliç
11 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Faqja e pare, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Milan Nedic, kryeministër i Serbisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Një gjykatë në Beograd do të fillojë procesin e rehabilitimit të Milan Nedic, kryeministër i një qeverie kukull naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, i cili u quajt kriminel lufte nga komunistët jugosllavë.

Milan Nedic, kryeministër i Serbisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Milan Nedic, kryeministër i Serbisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Zoran Zivanovic, një përfaqësues ligjor i familjes Nedic dhe të tjerëve që kanë paraqitur kërkes për rehabilitim për kryeministrin polemik të kohës së Luftës së Dytë Botërore, tha për BIRN ditën e hënë se ai shpresonte që procesi do të fillojë në gjykatën e lartë të Beogradit në shtator, pas pushimeve të verës.

“Pres që ai të rehabilitohet. Ai nuk pati gjykim, pati vetëm një vendim nga komisioni komunist i pas kohës së luftës se ai ishte një kriminel lufte,” tha Zivanovic.

Nedic u shpall kriminel lufte nga autoritetet komuniste jugosllave pas përfundimit të pushtimit nazist të vendit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

[fact title=” Kryeministri kontrovers serb gjatë Luftës së Dytë Botërore”] Milani Nedic kryesoi të ashtuquajturën Qeveria e Shpëtimit Kombëtar, një qeveri kukull në Serbi gjatë Luftës së Dytë Botërore, që veproi nga gushti i vitit 1941 deri në tetor 1944.
Më parë, ai kishte luftuar në Luftërat Ballkanike dhe më pas në Luftën e Parë Botërore, kur u bë kolonel më i ri në Shtabin e Përgjithshëm të Serbisë.
Pasi pushtimit nga Gjermania, Nedic u emërua si udhëheqës i vendit. Ai mbajti një fjalim në radio duke pretenduar se dëshiron t’i shpëtojë jetën serbëve “duke pranuar pushtimin dhe u bëri thirrje njerëzve të mos bëjnë rezistencë, pasi nazistët do të vrisnin 100 serbë për vdekjen e çdo ushtari gjerman”.
Gjatë sundimit të tij, Beogradi ishte qyteti i parë në Evropë që u shpall ‘Judenfrei’ – pa hebrenj. Në fund të luftës, rreth 90 për qind e popullsisë hebreje në Serbi ishte vrarë.
Përveç kësaj, rreth 80,000 serbë u vranë në kampet e përqendrimit. Rreth 300.000 njerëz u vranë në të gjithë vendin.
Megjithatë, qeveria e Nedic e pranoi shumë refugjatë nga rajoni i Ballkanit, kryesisht me prejardhje serbe.
Në fund të luftës, ai u arratis në Austri. Autoritetet Komuniste Jugosllave që erdhën në pushtet pas Luftës së Dytë Botërore e akuzuan atë për bashkëpunim me gjermanët dhe për tradhti, por çështja u mbyll para kohe pasi ai kreu vetëvrasje në një qeli të burgut në shkurt të vitit 1946. [/fact]

Gjykata e lartë ka paraqitur kërkesa për të pastruar emrin e tij dy herë në të kaluarën, por javën e kaluar Gjykata e Apelit në Beograd mori një vendim përfundimtar urdhëroi të fillojë procesi i rehabilitimit.

Zivanovic u shpreh se nuk janë paraqitur kurrë prova të forta.

“Ai u shpall kriminel lufte, sepse ishte kryeministri? Çfarë bëri saktësisht ai?” pyeti ai.

Familja e Nedic dhe organizata të tjera që parashtruan kërkesën për rehabilitimin e tij – Partia Liberale Serbe dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë dhe Viktimat e Regjimit Komunist – u shprehën se ai nuk ishte një tradhtar që ishte fajtor për shkaktim vuajtjesh gjatë pushtimit nazist të vendit, siç këmbëngulën autoritetet komuniste jugosllave kur e ndoqën atë penalisht pas Luftës së Dytë Botërore.

Stërnipi i Nedic dhe aleatët e tij gjithashtu u shprehën se kryeministri pro nazist strehoi 600,000 serbë nga i gjithë rajoni i Ballkanit, të cilët u larguan nga territori serb gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke garantuar sigurinë e tyre.

Ata thanë se Nedic ishte në fakt një viktimë e persekutimit dhe se vetëvrasja e tij në vitin 1946 ishte në të vërtetë vrasje. Autoritetet komuniste thanë se ai vdiq pasi u hodh nga dritarja.

Historianët dhe publiku serb mbeten të ndarë në lidhje me rolin e Nedic gjatë pushtimit nazist të vendit. Disa besojnë se ai mori rolin e kryeministrit në përpjekje për t’u siguruar që ai ishte në pozitë për të ndihmuar njerëzit dhe për të parandaluar reprezaljet gjermane për të marrë hak për një kryengritje në Serbi.

Megjithatë të tjerë besojnë se nuk ka asnjë justifikim për një njeri i cili bashkëpunoi në çfarëdolloj mënyre me forcat pushtuese naziste dhe kryesoi mbi një regjim që ndihmoi vendosjen e sundimin represiv në vend.

Ky është procesi i dytë polemik për rehabilitim këtë vit. Gjykata e lartë e Beogradit në maj rehabilitoi liderin çetnik Dragoljub Draza Mihailovic, i cili u ekzekutua në vitin 1946 për tradhti të lartë dhe bashkëpunim me nazistët, pas seancash të shumta dëgjimore që theksuan ndarje të gjata në Serbi.

Gjykata vendosi se gjyqi i Mihailovic nën regjimin komunist jugosllav ishte “politik dhe ideologjik” dhe se gjatë tij ishin bërë gabime të rënda ligjore.

Etiketa: AustriBeogradBIRNGjermaniaGjykataGjykata e ApelitGjykatëgjykimGjyqihebrenjkriminel lufteLuftenazistnazistendarjeParaPartiaQeveriarajonirehabilitimSerbiSerbiashtatorVendimVrasjavrasje
Tjetri
Akuzat për favorizim bëjnë pis tenderin e lavanterisë në QSUT

Akuzat për favorizim bëjnë pis tenderin e lavanterisë në QSUT

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.