AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Prokuria merr nën hetim 13 persona për skandalin e rimbursimit të ilaçeve

Lindita ÇelangaLindita Çela
11 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Medikamente mjekesore ne nje farmaci. Foto ilustruese

Pas zbulimit të tre farmacive në qershor, prokuroria zbuloi edhe disa farmaci të tjera dhe një depo farmaceutike si të dyshuar për një skemë mashtrimi me fatura false për rimbursim nga Fondit të Kujdesit Shëndetësor.

Medikamente mjekesore ne nje farmaci.
Medikamente mjekesore ne nje farmaci.

Prokuroria e Tiranës urdhëroi ndalimin e 13 personave, urdhërarreste që u ekzekutuan nga policia mbrëmjen e të shtunës, mes të cilëve, pronarë dhe punonjës farmacish si dhe punonjës të Fondit të Kujdesit Shëndetësor pas hetimeve disamujore që zbuluan një skemë tjetër mashtrimi me fatura false ilaçesh.

Prokuroria tha se ka ndjekur gjurmët e dokumenteve të rimbursimit për ilaçin Ketosteril për të zbuluar se një kompani me emrin “Omega Farma Group” ka lëshuar përgjatë periudhës qershor 2013-maj 2015, fatura fiktive, të cilat, një rrjet farmacish i ka paraqitur për rimbursim te fondi.

Prokuroria zbuloi se disa farmaci në Tiranë patën deklaruar -hyrje të barit Ketosteril me furnitor “Omega Farma Group”, por në fakt, ky ilaç importohet nga një kompani tjetër farmaceutike. Prokurorët verifikuan se depoja farmaceutike “RF”, e cila kishte importuar këtë ilaç, nuk kishte bërë shitje te kompania “Omega Pharma Group”. Administratori i kësaj kompanie Nadir Çausholli dyshohet se ka qenë organizatori i skemës.

“Nga studimi në tërësi i materialeve të administruara në këtë procedim penal, ekziston dyshimi i arsyetuar në prova se personi nën hetim Nadir Çausholli ka kryer veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve” në bashkëpunim dhe “Mashtrimit” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/2 dhe 143/2 i K. Penal,” thuhet në deklaratën e prokurorisë.

Prokuroria sqaron se- “objekti i hetimit fillimisht ka pasur të bëjë me rimbursimin e çmimeve të medikamenteve mjekësore, për sa i përket recetave të ekzekutuara pranë katër subjekteve farmaceutike, të cilët janë “Farmacia Lundër”, “Nutrimed 2012”, “Bërxhitë”, dhe “Adelina”, por gjatë hetimit u zbulua se edhe disa farmacive të tjera kanë përfituar vlera të larta rimbursimi për sa i përket medikamenteve mjekësore, çmimet e të cilave rimbursohen nga shteti.

Sipas skemës së zbardhur, Omega lëshonte fatura fiktive për shitje ilaçesh te rrjeti i farmacive ndërsa farmacitë dorëzonin fatura për rimbursim te Fondi.

Në skemën e tij të mashtrimit, sipas prokurorisë, Çausholli është mbështetur edhe nga shtetasit Fisnik Kollcaku (drejtues teknik i “Omega Pharma Group gjatë vitit 2014); Valbona Kraja (shefe e Financës pranë “Omega Pharma Group”); si edhe Arjola Pipera (punonjëse financiere pranë “Omega Pharma Group”)

Po ashtu, nga hetimi i Prokurorisë së Tiranës ka rezultuar se disa farmaci kanë ekzekutuar receta fiktive të marra nga “Omega Pharma” dhe më pas i kanë paraqitur këto receta pranë Fondit të Kujdesit Shëndetësor, me qëllim rimbursimi.

Për këto veprime të kundërligjshme, Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë urdhra ndalimi edhe për shtetasit: Ela Malaj (drejtuese teknike e farmacisë “Alice”), Mariela Përnoci, Arbi Teqja dhe Arbër Thereska (përkatësisht administrator dhe drejtues teknikë të farmacisë “Express”), Erind Hajdari (drejtuese teknike e farmacisë “Farmacia nr.6 ”, Ornela Plepi (Administrator dhe drejtuese teknike e farmacisë “Katroshi”)

Nga hetimi ka rezultuar se farmacitë, janë ekzekutuar receta fiktive, të cilat më pas i kanë dorëzuar pranë Fondit me qëllim rimbursimi.

Prokuroria dyshon se shtetasja Violeta Bejko, në cilësinë e magazinieres së këtij institucioni, nuk ka administruar në mënyrën e duhur lëvizjen e materialeve të bëra hyrje në magazinë. Ajo nuk ka bërë shpërndarjen e recetave në përputhje me procedurën e rregullt ligjore.

Nga hetimi ka rezultuar gjithashtu se shtetasi Tasim Toci ka nënshkruar për “Sektorin e Inf.Statistikës” pa pasur asnjë tagër për të kryer këtë veprim.

Më 5 qershor 2015, Prokuroria e Tiranës arrestoi nëntë persona, mes të cilëve edhe drejtorin e FSDKSH së Tiranës, Pjerin Xhuvani për abuzime me fondin e ilaçeve të rimbursueshme.

Prokuroria hetoi një skemë mashtrimi me katër farmaci “fantazmë”, që përmes recetave të falsifikuara kishin përfituar rreth 56 milionë lekë nga Fondi i Kujdesit Shëndetësor.

Fondi i Kujdesit Shëndetësor është krijuar për të financuar mjekimin e shtresave në nevojë, pensionistët, fëmijët apo pacientë me sëmundje të rënda. Në raportin vjetor të FSDKSH thuhet se fondi i rimbursimeve për 2014 ishte 8.2 miliardë lekë, nga të cilat u shpenzuan 98 për qind.

Ky artikull është pjesë e një serie shkrimesh mbi prokurimin publik dhe korrupsionin të publikuara nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative në Shqipëri, BIRN Albania, me mbështetjen e USAID, për të mbështetur gazetarinë investigative në Shqipëri. Opinionet e autorit të shprehura në artikull jo domosdoshmërish reflektojnë ato të USAID apo të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Etiketa: BIRNBIRN AlbaniaFSDKSHGjurmëtHetimLundërMjekmjekëpensionistëPjerin XhuvaniPoliciaprocedimprokurorProkuroriaProkuroria e TiranësSHshqipShqipëriShteteve të Bashkuara të AmerikësTiranëUSAIDValbonaValbona Kraja
Tjetri
Festivali sjell autorët europianë në Tiranë

Festivali sjell autorët europianë në Tiranë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.