AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Këshillat ligjore të Znj. Blair i kushtojnë shtrenjtë Shqipërisë

Besar LikmetangaBesar Likmeta
10 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare, Korrupsioni, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Drejtuesja e Studios së Konsulencës Ligjore Omnia Strategy LLP, Cherie Blair, duke folur në Tiranë më 12 mars 2015. Foto: LSA / GENT SHKULLAKU

Qeveria shqiptare ka miraturar një shtesë fondi prej 150 mijë eurosh për mbrojtjen juridike të dhënë nga kompania Omnia Strategy për çështjen e arbitrazhit kundër Rapiscan, pasi i pati dhënë 495 mijë euro më herët, pa dhënë shpjegime për arsyet e rritjes së tarifës.

Drejtuesja e Studios së Konsulencës Ligjore Omnia Strategy LLP, Cherie Blair, duke folur në Tiranë më 12 mars 2015. Foto: LSA / GENT SHKULLAKU
Drejtuesja e Studios së Konsulencës Ligjore Omnia Strategy LLP, Cherie Blair, duke folur në Tiranë më 12 mars 2015. Foto: LSA / GENT SHKULLAKU

Me një vendim të marrë nga qeveria e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e 28 dhjetorit, (vendim që nuk u publikua në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, kryeministria.al) dhe që u publikua të martën në fletoren zyrtare, e çon shumën totale të paguar nga qeveria shqiptare ndaj studios ligjore së Cherie Blair në 645 mijë euro.

Studioja ligjore e Cherie Blair, bashkëshortja e ish-kryeministrit të Britanisë Tony Blair, aktualisht këshilltar pa pagesë i kryeministrit Rama, u punësua fillimisht nga qeveria shqiptare përmes një tenderi të dyshimtë në vitin 2015 për të përfaqësuar shtetin shqiptar në një mosmarrëveshje tregtare me një konsorcium të përbërë nga kompania amerikane Rapiscan Systems dhe ajo shqiptare S2 Albania.

Rapiscan dhe S2 Albania patën fituar një kontratë koncesionare 15-vjeçare për skanimin e kontenierëve nga qeveria e ish-kryeministrit Sali Berisha në vitin 2011, e cila u miratua në parlament dy vjet më vonë në prag të zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2013.

Fillimisht Ministra e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave hynë në negociata me Rapiscan në periudhën maj-shtator 2014 me shpresë se do ta zgjidhnin kontratën me mirëkuptim. Por bisedimet dështuan dhe Rapiscan iu drejtua një gjykate arbitrazhi duke kërkuar zhdëmtim për prishje të kontratës dhe fitim të munguar prej 350 milionë dollarësh.

Qeveria fillimisht nuk u tremb nga aktpadia dhe vendosi të luftojë në arbitrazh. Ajo punësoi studion ligjore Omnia LLP për 495 mijë euro me shpresë se do ta zgjidhte kontratën. Tenderi që solli punësimin e Omnia qe i dyshimtë për shkak se kompania në fjalë nuk plotësonte një prej kushteve të garës, atë të eksperiencës prej së paku pesë vjet.

Përzgjedhja e Omnia Strategy ngriti vetualla dhe pikëpyetje për konflikt interesi në Tiranë, pasi ish kryeminsitri Britanik Tony Blair shërben gjithashtu si këshilltar i kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit më parë ka deklaruar se shërbimet e tij vijnë “pa kosto për popullin shqiptar,” duke refuzuar të hedhë dritë mbi marrëveshjen e tij financiare me qeverinë shqiptare.

Por ideja për të mos e zbatuar koncesionin ra shpejt dhe qeveria e sotme bashkë me konsulentin Omnia vendosi të hyjë në negociata për rishikimin e marrëveshjes me Rapiscan dhe S2 Albania.

Cherie Blair dhe ministri i Drejtësisë Nasip Naço në Tiranë më 12 mars 2015. Blair mori pjesë në një konferencë Për Reformën Ligjore në Shqipëri. Foto: Facebook
Cherie Blair dhe ministri i Drejtësisë Nasip Naço në Tiranë më 12 mars 2015. Blair mori pjesë në një konferencë Për Reformën Ligjore në Shqipëri. Foto: Facebook

Me këshillën e Omnia Strategy më 1 shkurt 2015 Kryeminstri Edi Rama urdhëroi ngritjen e një grupi negociator për zgjidhjen“jashtë arbitrazhit” të mosmarrëveshjes me Rapiscan.

Me një vendim të datës 11 mars 2015, qeveria i akordoi 495 mijë euro Avokaturës së Shtetit për pagesën e shërbimeve jurdike në çështejn Rapiscan kundër Shqipërisë.

Një muaj më vonë, me 28 prill Ministria e Financave arriti një marrëveshje për zgjidhjen me mirëkuptim të arbitrazhit me kompaninë amerikane dhe me 5 qershor, Këshilli i Ministrave e dorëzoi në Kuvend marrëveshjen e rinegociuar të koncesionit.

Relacioni që shoqëron projektligjin shpjegon se kompania Rapiscan fitonte përmes kontratës së mëparshme 39 euro për çdo deklaratë doganore. Marrëveshja e rinegociuar përcakton se çdo biznes do të paguajë 5 euro për deklaratën doganore deri në 1 mijë euro dhe përtej kësaj vlere, taksa shkon 22 euro për deklaratë doganore.

“Nga ndryshimi i mënyrës së llogaritjes së çmimit të kontratës u arrit të kursehen minimalisht 106 milionë euro,” thuhet në relacionin që shoqëron projektligjin.

Të dhënat e pagesave të thesarit të publikuara nga Ministria e Financeve tregojnë që kjo e fundit pas zgjidhjes së mosmarrëveshjes me Rapiscan i pagoi zyrës juridike Omnia Strategy LLP shumën prej 495 mijë eurosh në 4 nëntor 2015.

Pagesa është kryer pas dy faturave të lëshuara nga studio juridike e Znj. Blair në datat 13 dhe 18 shkurt 2015, të cilat që sugjerojnë që kohëzgjatja e angazhimit të Omnia Strategy në çështjen Rapiscan ka qenë relativisht të shkurtër.

Biznesi në Shqipëri vjen pas një kontrate të ngjashme që zonja Blair ka marrë nga qeveria e Kazakistanit, ku zoti Blair është gjithashtu këshilltar zyrtar dhe i paguar nga presidenti autokratik i këtij vendi, Nursultan Nazarbayev.

Të dhëna të publikuara nga gazeta Sunday Telegraph tregojnë se në Kazakistan, Omnia Strategy u pagua gati 400 mijë paund (€532,000) për gjashtë muaj punë me detyrën për të analizuar “traktatet dypalëshe të investimeve” të këtij vendi.

Kryeministri Edi Rama duke folur me ish-kryeministrin Tony Blair, i cili aktualisht është këshilltar i tij "pa kosto për taksapaguesit shqiptarë". Foto: Kryeministria.al
Kryeministri Edi Rama duke folur me ish-kryeministrin Tony Blair, i cili aktualisht është këshilltar i tij “pa kosto për taksapaguesit shqiptarë”. Foto: Kryeministria.al

Sipas gazetës Britanike zonja Blair, e njohur më së shumti si avokate për të drejtat e njeriut, i faturoi për shërbimet e saj qeverisë së Kazakistanit një tarifë prej 975 paund për orë, ndërsa juristët e tjerë të Omnia Strategy tarifuan shifra më të ulëta. Gazeta nënvizon se zonja Blair zakonisht e ka tarifën 1,150 paund për orë, por ajo i ofroi shërbimet e saj për taksapaguesit e Kazakistanit më lirë.

Vendimi i marrë nga qeveria në bledhjen e saj me 28 dhjetor e çon shumën totale për t’iu paguar studios Omnia Strategy LLP në 645,000 euro.

Arsyeja për shtesën në kontratë nuk është zbardhur nga qeveria; por megjithatë shuma sugjeron që pagesa e Znj. Blair në Shqipëri ka qenë gjitashtu shumë e lartë, në mos më e lartë se shuma e përfituar nga Kazakistani.

Etiketa: ArbitrazhavokateCherie BlairEdi RamaEuroFacebookgazetaKazakistaniKëshillit të Ministravekonfliktkonflikt interesikostoKryeministri Edi RamaKryeministriaKuvendMarrëveshjamarrëveshjeMinistria e FinancaveNasip NaçonegociataOmnia StrategyparlamentprishjePunëQeveriaQeveria shqiptareRamaSali BerishaSHshqipShqipërishqiptareshtatortaksaTony BlairVendimVendimi
Tjetri
Moratoriumet, çfarë shakaje pa kripë

Moratoriumet, çfarë shakaje pa kripë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.