AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Pothuajse asnjë shans për referendum kushtetues

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Nyje Debati
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisionerë, gjatë numërimit të fletëve të votimit | Foto nga : Malton Dibra/LSA

Ideja e referendumit për të miratuar ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi duket e bukur, por një shikim i shpejtë i kushtetutës tregon se referendumi është njëkohësisht pothuajse i pamundur dhe po aq i panevojshëm. Kushtetuta dhe kodi zgjedhor janë veçanërisht armiqësorë ndaj idesë së referendumit, aq sa deri më sot, asnjë referendum nuk është bërë.

Komisionerë, gjatë numërimit të fletëve të votimit | Foto nga : Malton Dibra/LSA
Komisionerë, gjatë numërimit të fletëve të votimit | Foto nga : Malton Dibra/LSA

Shqipëria ka ndryshuar deri tani katër herë kushtetutën e miratuar fillimisht në vitin 1998, por në të gjitha rastet, ndryshimet janë miratuar në Kuvendin e Shqipërisë dhe mendimi i popullit nuk është kërkuar kurrë.

Shqipëria ka bërë tre referendume që nga koha e komunizmit, një prej të cilëve vuri në fuqi kushtetutën aktuale, por nuk ka bërë deri tani asnjë referendum që nga miratimi i kësaj kushtetute.

Kushtetuta aktuale i jep ekskluzivitet për ndryshimin e saj vetëm Kuvendit të Shqipërisë dhe asnjë institucion tjetër nuk mund ta prekë.

Organizimi i një referendumi është thuajse i pamundur edhe për çështje jokushtetuese për shkak të ngurtësisë së Kushtetutës për të lejuar referendume dhe për shkak se Kodi Zgjedhor i vitit 2003, i ka komplikuar rrugët për organizimin e një referendumi aq shumë, sa që nga koha e rënies së komunizmit deri më sot, në Shqipëri ka pasur vetëm një përpjekje të suksesshme për zhvillim referendumi, rasti i Aleancës Kundër Importit të Plehrave, ku referendumi sërish nuk u krye për shkak se ligji i sulmuar u shfuqizua nga qeveria pa mbërritur dita e referendumit.

Ndërsa udhëheqësit e tre partive të mëdha politike po diskutojnë aktualisht mundësinë e reformimit të Kushtetutës me synimin e spastrimit të sistemit të drejtësisë nga të korruptuarit dhe riorganizimin e sistemit të emërimit, gjykimit dhe ndëshkimit të gjykatësve dhe prokurorëve të vendit, problemi i ngurtësisë së Kushtetutës aktuale për organizimin e një referendumi ka dalë edhe një herë në pah. Kryeministri Edi Rama, i cili aktualisht rezulton pala e vetme nga të tre palët kryesore parlamentare e gatshme për ta votuar reformën, deklaroi sot se nuk qe kundër idesë së referendumit, por kjo është një përgjigje thjeshtë parimore. Në të vërtetë, kushtetuta aktuale në nenin është ndërtuar në mënyrë të tillë që procesi drejt referendumit të kërkojë miratimin paraprak të parlamentit me shumicën më të lartë të njohur.

Dy të tretat

Neni 177 i Kushtetutës sanksionon që kjo kushtetutë, mund të ndryshohet vetëm me marrëveshje politike të Parlamentit ku duhet të votojnë pro dy të tretat e të gjithë anëtarëve (94 deputetë). Kushtetuta nuk parashikon mundësinë që qytetarët të kërkojnë ndryshimin e kushtetutës. E vetmja mënyrë për ndryshimin e saj është që vetë deputetët ta miratojnë ndryshimin. Kushtetuta thotë se palët politike, (praktikisht udhëheqësit e tre partive të mëdha), bien fillimisht dakord duke votuar me dy të tretat ndryshimet kushtetuese, ata sipas qejfit të tyre dhe në diskrecion të vet, mund t’i drejtohen popullit për referendum. Mund, do të thotë se nuk e kanë të domosdoshme. Nëse dikush nuk është dakord me këtë ndryshim, atij i duhet mbështetja e një të pestës së të gjithë deputetëve (28 deputetë) për ta sfiduar ndryshimin në referendum. Pjesa tjetër, d.m.th. populli, nëse nuk është dakord me ndryshimet në kushtetutë që kanë menduar udhëheqësit, nuk ka mundësi të bëjë asgjë. Thjeshtë asgjë! Nuk ka asnjë hapësirë kushtetuese që populli të kundërshtojë ndryshimet.

Shkurt, rerefendumi është vetëm një mundësi që kanë në dorë udhëheqësit e vendit, kur këta të kenë mbështetjen e së paku 94 deputetëve.

Parlamenti aktual ka mundësi që t’i miratojë ndryshimet e propozuara kushtetuese për reformën në drejtësi vetëm në rast se dy partitë e mëdha, Partia Socialiste, në qeveri dhe ajo Demokratike në opozitë, bien dakord për t’i miratuar. Koalicioni aktual qeverisës PS dhe LSI (e të tjera të vogla) kanë aktualisht rreth 85 vota. Teoria që ata mund të blejnë edhe pjesën tjetër të votave nga opozita duket e pamundur. Për më tepër, blerja e këtyre votave do ta bënte ndryshimin kushtetues të pamoralshëm.

Aktualisht, shpresa e Ramës duket se është që presioni i ndërkombëtarëve do të detyrojë Partinë Demokratike në opozitë të miratojnë ndryshimet. Që propozimet aktuale të marrin vlefshmëri morale, kërkohet që fillimisht drafti të shkojë në Komisionin e Venecias dhe të marrë miratimin e Venecias. Por aktualisht duhet që komisioni parlamentar i reformës, ta miratojë dërgimin për certifikim në Venecia. Komisioni ka paralajmëruar një mbledhje ditën e premte për të miratuar dërgimin e draftit.

Rrugë e gjatë

Në rast se udhëheqësit politikë, pasi të bien dakord me njëri-tjetrin, dëshirojnë t’i drejtohen popullit për ta certifikuar dakordësinë mes tyre, ata mundet të kërkojnë referendum. Por zhvillimi i një referendumi mbart rreziqe të shumta dhe mund ta shtyjë reformën aktuale të propozuar përtej limiteve ligjore të disponueshme. Neni 152 i Kushtetutës thotë se fillimisht, pasi krerët të vendosin për referendum, apo një e pesta e deputetëve të kërkojë referendum, duhet që fillimisht Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë kushtetutshmërinë e kërkesës, gjë për të cilën ka 60 ditë kohë.

Neni 119 i Kodit Zgjedhor 2003, thotë se referendumi kushtetues nuk zhvillohet dot gjashtë muaj para përfundimit të mandatit dhe tre muaj pas mbledhjes së parë të Kuvendit të ri. Por pjesa më e rëndë është pika 6 e atij neni, e cila thotë: “Ne përputhje me piken 3 te nenit 152 te Kushtetutës, kërkesat për referendum, qe nuk kane kaluar neper te gjitha procedurat e këtij kreu, brenda datës 15 mars te çdo viti, pavarësisht se kur janë paraqitur, shtyhen deri ne vitin pasardhës”. Shkurt, ligji për referendumet thotë se në Shqipëri nuk mund të zhvillohen referendume. Në rast se procedurat nuk kryhen brenda 15 marsit të këtij viti, atëherë referendumi shtyhet për vitin e ardhshëm. Vitin e ardhshëm natyrisht që nuk bëhet dot referendum sepse janë zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Sikur, në ndonjë farë mrekullie, krerët e politikës bien dakord për ndryshimet kushtetuese, kërkojnë referendum dhe gjykata kushtetuese vleftëson kërkesën brenda 15 marsit të këtij viti, atëherë Presidenti i Republikës ka 45 ditë kohë që të shpallë datën e referendumit. Ligji në këtë pikë është në mbështetje të ndryshimeve kushtetuese, gjithsesi. Pika 4 e nenit 125 të kapitullit të harruar për referendumet i vitit 2003, thotë se amendamentet kushtetuese “rrëzohen kur më shumë se gjysma e tË gjithë zgjedhësve të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Zgjedhësve kanë votuar kundër tyre”. Kjo është krejt e kundërta me referendumet për çështje të tjera, përfshirë referendumet që kërkohen nga populli, ku ligji kërkon pjesëmarrje në zgjedhje prej së paku një të tretën e listës së zgjedhësve, ku fiton opsioni me më shumë vota. Problemi është se Regjistri Kombëtar i Zgjedhësve mban aktualisht rreth 3.4 milionë votues. Që ndryshimet kushtetuese të rrëzohen në referendum, kërkohet që plot 1.7 milionë shqiptarë të votojnë kundër, pa marrë parasysh se nga 3.4 milionë votuesit, më shumë se 1 milionë besohet se jetojnë jashtë vendit.

Gjithsesi, për shkak se fillimisht që të zhvillohet një referendum për ndryshime kushtetuese, duhen dy të tretat e parlamentit dhe në të njëjtën kohë, kaq vota deputetësh mjaftojnë për të ndryshuar kushtetutën pa referendum, vajtja në referendum ngjan thjeshtë një ide e bukur dhe tërësisht e panevojshme.

Etiketa: deputetDibraEdi RamaGjykataGjykata KushtetueseGjykatëKodi ZgjedhorkomisionerKomisioni parlamentarKryeministri Edi RamakushtetueseLSImarrëveshjembështetjeMbledhjeOpozitaParaPartiaPartia SocialisteprokurorPSQeveriaRamaReferendumSHshqipShqipëriShqipëriaVotaVotuesvotuesitzgjedhjeZgjedhjetzhvillim
Tjetri
Filmi kosovar nominohet për Oskar

Filmi kosovar nominohet për Oskar

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.