AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Biznesmeni i arrestuar akuzohet se përfitoi 50 leje të paligjshme në plazhin e Velipojës

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kompleksi Fishta në Velipojë, që po hetohet nga Prokuroria per lejet e paligjshme të ndërtimit. Foto:Facebook

Sait Fishta, biznesmen dhe kandidat për deputet në qarkun e Shkodrës është përfituesi i vetëm i 50 lejeve të ndërtimit në plazhin e Velipojës. Ai u ndalua me urdhër të prokurorisë, pasi nuk ndërpreu punimet.     

Kompleksi Fishta në Velipojë, që po hetohet nga Prokuroria per lejet e paligjshme të ndërtimit. Foto:Facebook
Kompleksi Fishta në Velipojë, që po hetohet nga Prokuroria per lejet e paligjshme të ndërtimit. Foto:Facebook

Sait Fishta, biznesmen dhe ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2013 në qarkun e Shkodrës u ndalua të dielën me urdhër të prokurorisë, pasi akuzohet se ka kryer veprën penale të “ndërtimit të paligjshëm”.  Ai ishte në hetim në cilësinë e administratorit të kompanisë “Fishta sh.p.k”, që sipas prokurorisë së Shkodrës ka përfituar 50 leje ndërtimi të paligjshme në plazhin e Velipojës.

Në një njoftim të mëparshëm të tetorit 2015, Prokuroria deklaroi se lejet për 50 ndërtesa janë firmosur në 4 mbledhje të KRRT-së së komunës Velipojë, të mbajtura nga maji deri në dhjetor të vitit 2010.  Prokuroria pretendon se këto leje ndërtimi janë të kundraligjshme, pasi lëshimi i tyre ishte jashtë kompetencës së KRRT-së së Velipojës. Sipas saj, ndërtimet në bregdet mund të bëhen vetëm me lejen e Këshillit Kombëtar të Territorit. (Kliko këtu për të lexuar njoftimin e Prokurorisë)

Në tetor 2015, prokuroria e Shkodrës urdhëroi arrestimin e ish-kryetarit të komunës Velipojë, Nikoll Marku, bashkë me tetë ish-anëtarë të KRRT-së me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Sipas Prokurorisë, nëntë ish-zyrtarët i kishin dhënë kompanisë “Fishta sh.p.k” të drejtën për të ndërtuar 50 ndërtesa 3, 4 dhe 5 kate, si pjesë e një kompleksi turistik në plazhin e Velipojës.

Por ndërsa nëntë ish-zyrtarët e komunës ndodheshin në proces gjyqësor për lejet e paligjshme, në kantierin e ndërtimit të kompanisë “Fishta” në Velipojë kanë vazhduar punimet. Prokuroria i ka komunikuar biznesmenit Fishta se lejet e ndërtimit ishin të paligjshme dhe i ka kërkuar atij të ndërpresë punimet, pas arrestimeve të tetorit 2015. Moszbatimi i këtij urdhri i ka kushtuar ndalimin biznesmenit shkodran.

Para arrestimit të Fishtës, Prokuroria siguroi në gjykatë edhe një urdhër sekuestrimi për nëntë pallatet në proces ndërtimi të kompleksit turistik. Dy prej ndërtesave 6-katëshe që u sekuestruan ishin të përfunduara, ndërsa shtatë të tjera në proces.

Sait Fishta është një emër i njohur në qytetin e Shkodrës, për shkak se kompania e tij e ndërtimit “Fishta sh.p.k”, e themeluar që prej vitit 1991 ka kryer me dhjetra ndërtime në qytet dhe në zonën e plazhit. Ai është angazhuar në politikë që në zgjedhjet e vitit 2009, kur kandidoi nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në vitin 2013, emri i tij ishte në listën e Partisë Socialiste për qarkun e Shkodrës, pa mundur të zgjidhet deputet.

Etiketa: BiznesmenbregdetdeputetEmriFacebookGjyqHetimLeje ndërtimiMbledhjeParaPartisë SocialisteProkuroriaSHVelipojëZgjedhjet
Tjetri
Qyteti rumun promovohet falë lidhjes me Tarzanin

Qyteti rumun promovohet falë lidhjes me Tarzanin

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.