AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Avokatët në protestë kundër vendimit të qeverisë për pagën referencë

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Maks Haxhia, kryetar i Këshillit Drejtues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Foto: LSA

Avokatët kundërshtojnë vendosjen e një page të lartë reference nga qeveria, ndërsa paralajmërojnë përshkallëzim të bojkotit të gjyqeve nëse kërkesat e tyre nuk do të realizohen.

Maks Haxhia, kryetar i Këshillit Drejtues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Foto: LSA
Maksim Haxhia, kryetar i Këshillit Drejtues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Foto: LSA

Dhjetra avokatë në të gjithë vendin varën pelerinat e tyre të zeza në kangjellat e gjykatave dhe bojkotuan gjyqet, në shenjë proteste ndaj një vendimi të qeverisë që përcakton një pagë të lartë reference për efekt të sigurimeve shëndetësore. Më 2 shkurt, protesta u paralajmërua nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, ndërsa një numër i madh avokatësh iu bashkuan këtij vendimi.

Dhoma Kombëtare e Avokatisë deklaroi përmes një njoftimi për shtyp se vendimi nr.37 datë 21.01.2016 i qeverisë shqiptare “cënon rëndë liritë dhe të drejtat kushtetuese dhe ligjore në ushtrimin e profesionit të avokatit”.  Si hap të parë kundër tij, Dhoma Kombëtare e Avokatisë përcaktoi bojkotin e të gjitha gjyqeve, përveç masave të sigurisë në të gjitha nivelet e gjykimit.

“Dita e bojkotit do të jetë vetëm fillimi i një procesi që do të zgjatet në varësi të reflektimit të shtetit,” thuhet në deklaratën e Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Vendimi i Këshillit të Ministrave me nr: 37 përcakton pagën mujore referenciale për profesionet e lira, për efekt të llogaritjes së kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Sipas VKM-së së mësipërme, profesionet e lira janë ndarë në pesë kategori, sipas vendit ku ato e ushtrojnë aktivitetin e tyre. Sipas saj, avokatët në Tiranë dhe në disa qytete të rëndësishme të vendit do ta kenë pagën referencë në vlerën e 73 800 lekëve-një shifër kjo që konsiderohet si tepër e lartë nga ata.

Vjollca Pustina, avokate në Tiranë i tha TV Klan se paga referencë e përcaktuar në vendimin e qeverisë është tepër e lartë dhe kjo do të ndikojë në rritjen e tarifave për klientët.

“Çdo muaj duhet të paguajmë si kontribute 206 mijë lekë,” tha ajo.

Protesta e avokatëve është shtrirë thuajse në të gjitha rrethet e vendit, ku janë zhvilluar normalisht vetëm seancat e masës së sigurisë. Ata u kanë bërë thirrje autoriteteve që të ndryshojnë vendimin, ose në të kundërt protesta e tyre do të përshkallëzohet.

Etiketa: avokateKëshillit të MinistraveKlankryetarkushtetueseliraMASProfesionet e liraProtestaprotesteQeveriaSHshqiptareTV KlanVendimiVKM
Tjetri
Nafta e lirë dhe rritja ekonomike botërore

Çfarë po e pengon Ekonominë Botërore?

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.