Kontradikta e marrëdhënieve mes Europës dhe Turqisë varion prej mëse një shekulli, por në situatën aktuale përtej përplasjes së vlerave, ajo që po ndodh me të dyja palëve shkon më thellë dhe ndikon në themelet e sigurisë.
Marrëdhëniet midis Europës dhe Turqisë janë karakterizuar prej kohësh nga një kontradiktë e thellë. Ndërsa bashkëpunimi i sigurisë (veçanërisht në Luftën e Ftohtë) dhe lidhjet ekonomike kanë qenë të forta, themelet jetësore të demokracisë – të drejtat e njeriut, liria e shtypit, të drejtat e minoriteteve dhe një gjyqësor i pavarur për të siguruar sundimin e ligjit – kanë mbetur të dobëta në Turqi. Historia, gjithashtu ka ndarë dy palët, siç dëshmon mosmarrëveshja për njohjen e gjenocidit të Armenisë gjatë Luftës së Parë Botërore.
Pas Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) mori pushtetin përmes Abdullah Gul në 2002 dhe më vonë Recep Tayyip Erdogan, këto konflikte ngjanin se ishin zgjidhur. Gjatë viteve të para në qeveri, AKP donte që Turqia të hynte në BE dhe të modernizonte ekonominë. Dhe kreu reforma reale – veçanërisht në zona si gjyqësori, thelbësore për anëtarësimin në BE.
Por Erdogan gjithnjë mbajti të hapur një opsion “neo-Osman”, që do ta orientonte Turqinë drejt Lindjes së Mesme dhe botës myslimane. Kjo u bë e dukshme në 2007, kur kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i atëhershëm Nicolas Sarkozy së bashku i mbyllën de fakto derën Turqisë për t’u anëtarësuar në BE dhe në një mënyrë që e turpëroi Erdoganin.
Në ditët e fundit, megjithatë, marrëdhëniet e tensionuara Europë-Turqi morën një kthesë të çuditshme. Qeveria turke ka thirrur dy herë ambasadorin e Gjermanisë për të protestuar kundër një klipi të shkurtër satirik rreth Erdoganit shfaqur në televizionin rajonal gjerman, duke kërkuar madje ndalimin e klipit.
Nuk ka dyshime se Turqia ka aftësitë dhe diplomatët me eksperiencë për të kuptuar marrëdhëniet e gjermanëve me lirinë e shtypit dhe lirinë e mendimit – vlera thelbësore të BE-së që Turqia do t’i anëtarësohet. Pyetja është sa prej këtij kuptimi ende kalon nëpër presidentin Erdogan.
Marrëdhëniet mund të përkeqësohen më tepër këtë pranverë, kur Bundestagu gjerman të votojë për një rezolutë për kategorizimin e vrasjes në masë të armanianëve në 1915 si gjenocid. Mocioni me shumë gjasa do të miratohet nga një shumicë ndërpartiake, duke përkeqësuar tensionet mes qeverisë së Erdoganit.
Por, pavarësisht konflikteve të fundit, BE-ja dhe shtetet anëtare nuk duhet të harrojnë se partneriteti prej dekadash me Turqinë është i një interesi të madh për të dyja palët. Tani dhe në të ardhmen, Europa ka nevojë për Turqinë dhe Turqia ka nevojë për Europën.
Çmimi i këtij partneriteti, megjithatë, nuk mund të jetë kurrë braktisja e parimeve demokratike; përkundrazi, Turqia urgjentisht duhet të institucionalizojë këto parime për hir të modernizimit të vet. Duhet të përqëndrohet në ruajtjen e marrëdhënies dhe pakësimin e tensioneve sa më shumë të mundet.
Partneritet apo jo, Europa nuk mund ta lirojë veten nga fqinjësia gjeopolitike. Që në shekullin 19, Europës iu desh të përballej me të ashtuquajturën “çështje perëndimore”, që në fillim kujdesej për adresimin e pasojave të rënies së Perandorisë Osmane. Trashëgimia osmane ka çuar në disa luftëra ballkanike, që së fundmi nxitën Luftën e Parë Botërore.
Tani, një shekull më vonë, çështja Lindore është rikthyer në Europë dhe është po aq e rrezikshme, edhe pse nuk paraqet aktualisht ndonjë rrezik lufte për kontinentin. Ballkani – një rajon padyshim europian – do të mbetet në paqe për sa kohë një besim për të ardhme brenda Europës mbetet gjallë. Por Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut kanë ngecur në një vakum pushteti, duke i dhënë shtytje krizave politike, trazirave civile, luftës, terrorit dhe humbjeve të pafundme në ekonomi dhe mirëqenie.
Ndërhyrja e Amerikës në Irak, u pasua nga dobësimi (real ose i perceptuar) i garancisë së sigurisë për rajonin, që çoi në rivalitet të hapur strategjik mes fuqisë kryesore suni, Arabisë Saudite dhe fuqisë shiite, Iranit. Turqia, gjithashtu është përfshirë në atë lojë.
Ndërkohë, shumica e shteteve arabe nuk mund të ofrojnë vende pune dhe mundësi për popullatën e re, duke nxitur mbështetje të ekstremizmit fetar. Konflikti mes Izraelit dhe Palestinezëve po përshkallëzon sërish, ashtu si milicia kurde. Dhe lufta në Siri (dhe në një farë pike në Irak), duke ngritur pyetje kufijtë shekullorë të krijuar nën marrëveshjen Syke-Pikot të periudhës së Luftës së Parë Botërore, po destabilizon rajonin dhe po nxit valë të pafundme refugjatësh për në Europë.
Ndërhyja e Rusisë në Siri, për më tepër, ngriti mundësinë e një përplasje ushtarake direkte me një shtet anëtar të NATO, kur Turqia rrëzoi një avion ushtarak rus. Nëse Kremlini, që ka tërhequr forcat, vendos të rikthehet, rreziku i një konflikti të tillë, me të gjitha pasojat e pasigurta, do të rikthehet.
Versioni i sotëm i çështjes Lindore, ashtu si varianti shekullor, paraqet rreziqe të mëdha për sigurinë e Europës. Dhe mund të kulmojë lehtësisht në Turqinë e braktisur dhe të tjertërsuar, izoluar në margjina të Europës dhe Lindjes së Mesme, ku potenciali demokratik mund të shterrohet nga çështja kurde.
Në këtë sfond, një përplasje vlerash me siguri do të vazhdojë të përcaktojë marrëdhëniet mes Europës dhe Turqisë. Por, siç ka ndodhur prej një shekulli, shumë më tepër – interesat e sigurisë së të dyja palëve – varen nga kjo gjë gjithashtu.
Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Realism for Europe and Turkey