AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Të presësh të papritshmen në Amerikë

Christopher R. HillngaChristopher R. Hill
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një kalimtar ecën nëpër përzierjen e shiut dhe dëborës përgjatë një parku kombëtar në Uashington, e premte 20 mars, 2015. (AP Photo/Carolyn Kaster)

Kur presidenti i ri i SHBA-ve do të ulet në tryezën e punës në janar 2017, disa çështje të dukshme të politikës së jashtme sakaq do të jenë në pritje – disa më pak urgjente se të tjerat. Disa nga këto do të jenë probleme të vazhdueshme pa nevojë për parashtrim; gjithsesi ndodh shpesh që krizat përshëndesin një president të ri dhe që janë krejt të papritura.

Një kalimtar ecën nëpër përzierjen e shiut dhe dëborës përgjatë një parku kombëtar në Uashington, e premte 20 mars, 2015. (AP Photo/Carolyn Kaster)
Një kalimtar ecën nëpër përzierjen e shiut dhe dëborës përgjatë një parku kombëtar në Uashington, e premte 20 mars, 2015. (AP Photo/Carolyn Kaster)

Kur presidenti i ri i SHBA-ve do të ulet në tryezën e punës në janar 2017, disa çështje të dukshme të politikës së jashtme sakaq do të jenë në pritje – disa më pak urgjente se të tjerat. Disa nga këto do të jenë probleme të vazhdueshme pa nevojë për parashtrim: Koreja e Veriut dhe ambiciet e saj bërthamore, Kina dhe ambiciet e saj globale, Rusia dhe ambiciet e saj të liga dhe natyrisht, Lindja e Mesme dhe ambiciet e saj disfunksionale.

Shpesh, gjithsesi, krizat që përshëndesin një president të ri nuk janë ato që priten. Kur  George Ë. Bush mori postin në vitin 2001, ai priste të rriste shpenzimet për mbrojtjen, të vendoste një sistem antiraketor në lindje dhe të çmontonte disa detyrime të vjetra shumëpalëshe për kontrollin e armëve. Në vend të kësaj, administrata u përball me çështje që qenë tërësisht të paparashikueshme, përfshirë Afganistanin dhe Irakun, të cilat i konsumuan për tetë vitet që pasuan.

E njëjta gjë mund të ndodhë sërish kur administrata e ardhëshme të marrë detyrën. Disa probleme kanë më shumë gjasa të ndodhin.

Ta fillojmë me Arabinë Saudite. Për çdokënd që po i kushton vëmendje nga afër telasheve aktuale në Lindje të Mesme, në veçanti, dobësimit të disave prej kombeve shtete kryesore të rajonit dhe rritjes së dhunës ekstremiste, një krizë e rëndë në Mbretëri nuk është një probabilitet i pamundur. Arabia Saudite ka treguar qëndrueshmëri mbresëlënëse në kapërcimin e dobësive politike, shpesh duke përdorur të ardhurat e konsiderueshme të saj prej naftës për të blerë një rrugëzgjidhje dhe për të mbajtur një familje të stërmadhe mbretërore e cila ka qenë burim thelbësor stabiliteti.

Ky stabilitet mund të vijojë, por kjo po bëhet gjithnjë e më pak e sigurtë. Ndërsa çmimet e naftës po përjetojnë një krizë të vazhdueshme, dhe burimet e reja (për shembull, Irani) po rikthehen në tregun botëror, sauditët nuk do ta gjejnë përdorimin e rezervave të veta financiare po aq të lehtë sa e kanë pasur në të shkuarën.

Që të jemi të sigurt, në krahasim me shumicën e vendeve, rezervat financiare të sauditëve janë të stërmëdha; por po kështu janë edhe aspiratat e publikut të saj të zemëruar, pa përmendur këtu problemet në rritje në rajon dhe mendimin mes regjimit se ai duhet t’i përshkallëzojë përpjekjet – shpesh financiare – për t’iu kundërpërgjigjur ndikimit në rritje të Iranit. Me një monark tjetër drejt moshimit te Mbreti Salman, ditët e përballjes me realitetin për sauditët në Lindjen e Mesme të polarizuar dhe radikalizua të kohës sonë, mund të jenë duke ardhur.

Pastaj është Turqia. Në të shkuarën, ky aktor kyç rajonal vuajti kriza të përhershme ekonomike dhe goditje hiperinflacioni, me raste, grushte ushtarake shteti të cilat, megjithëse brutale, dukej se mikpriteshin nga turqit si shpëtim nga qeveritë e dobëta të qendrës së majtë apo qendrës së djathtë. Dhe, pavarësisht disfunksionit ekonomik dhe politik, Turqia ia ka dalë të ruajë një imazh pozitiv, pjesërisht përmes ambicies për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Shpresa gjithmonë dukej se kapërcente sukesin real, por kjo e bënte Turqinë të shihej gjithmonë si një partner dhe aleat i qëndrueshëm për perëndimin.

Sot, për shkak të politikës së “neo-Otomanizmit” apo thjeshtë qeverisjes së keqe të stilit të vjetër nën një autokrat pa shumë fytyrë (Presidenti Recep Tayyip Erdoğan) me tendencat e tij islamiste, Turqia është në listën e vendeve që duhet të vëzhgohen nga afër. Ndërhyrjet e saj në politikën e Lindjes së Mesme kanë qenë të pafrytëshme dhe pa qartësi e qëndrueshmëri.

Fillimisht, Turqia u duk sikur po mbështeste udhëheqësinë alavite të Sirisë nën presidentin

Bashar al-Assad, pastaj ndryshoi krah, duke u bashkuar me një koalicion shtetesh arabe suni, deri tani në përpjekjen e dështuar për të rrëzuar Asadin. Ndërkohë, problemet e vjetra të Turqisë me minoritetin rebel kurd janë rishfaqur me forcë pasi Erdoğan po përdor dhunën për t’i nënshtruar, një përqasje që ai e ka aplikuar kundër shumë kundërshtarëve të tij të brendshëm, si dhe kundër medias dhe grupimeve të shoqërisë civile.

Politika e brendshme e Turqisë është përkeqësuar ditë pas dite dhe ndasitë e thella të vendit, të cilat reflektojnë probleme të thella historike e sociologjike, nuk po japin shenja përmirësimi nën presidentin e ri i cili duket i paaftë emocionalisht që të fitojë mbi çdokënd që sakaq nuk është ndjekës besnik i tij. Një zgjidhje e krizës në Siri me siguri që do të ndihmojë Turqinë, veçanërisht duke parë rolin e saj si destinacion kryesor për refugjatët nga kaosi atje; por keqqeverisja me të cilën turqit duhet të përballen një ditë, është e thellë. Turqia mund të lundrojë përmes ujërave të turbullta të sotme (siç ka bërë shumë herë më parë) dhe të ruajë unitetin dhe qëllimin e vet. Por mundet edhe të mos ia dalë.

Vështirësitë e vjetra mund të rikthehen gjithashtu. Por krizat që ato do të shkaktojnë mund të jenë të ndryshme në përmasa dhe në rëndësi.

Koreja e Veriut është një rast i tillë. Udhëheqësi aktual i vendit, Kim Jong-un, duket shumë më i rrezikshëm se sa babai i tij, Kim Jong-il, apo gjyshi, Kim Il-sung. Kërcënimet e vazhdueshme të regjimit për luftë kundër fshinjëve të vet nuk filluan me Kim 3.0, natyrisht. Në fund të fundit, gjyshi i tij qe ai që nisi Luftën e Koresë më 1950. Por moskokëçarja e tij, kombinuar me përpjekjet e vazhdueshme për të ndërtuar armë bërthamore dhe sisteme raketore për hedhjen e tyre, mund ta shtyjë problemin e Koresë së Veriut në majë të axhendës së presidentit të ri.

Në fund, është Kina. Për shumë amerikanë, rreziku që përbën Kina fshihet në fuqinë e këtij vendi. Në fakt, shkaku i vërtetë për shqetësim nuk është fuqia e Kinës, por dobësia fillestare e saj, e cila mund ta zhysë këtë vend – dhe shumë të tjerë që varen nga performanca ekonomike e Kinës – në krizë.

Disa shpresojnë se të gjithë kandidatët aktualë që po garojnë për postin e presidentit të SHBA-ve, do të jenë të aftë të përballen me krizat – qoftë ato të vazhdueshme, qoftë kriza të reja. Në disa raste, që të jemi të hapur, këto shpresa mund të jenë tejet jorealiste. Dhe në çdo rast, do të ketë shumë pak hapësirë për gabime.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Expecting the Unexpected in America

Etiketa: AdministrataArabia SauditeArmëDhunëFamiljeIranikandidatëtKeqqeverisjaKinaKorejaKoreja e VeriutKrizaLindjaLindja e MesmepresidentProject SyndicatePunërajonRusiaSHSHBASiristabilitetTurqia
Tjetri
Brigada e re amerikane në Europën Lindore alarmon Rusinë

Brigada e re amerikane në Europën Lindore alarmon Rusinë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.