AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Të akuzuarit për rekrutim të xhihadistëve rrezikojnë 152 vjet burg

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Të akuzuarit për rekrutim të xhihadistëve në Gjykatën e Krimeve të Renda.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dënime maksimale për dy imamët dhe shtatë të pandehurit e tjerë, të cilët akuzohen se dërguan në Siri më shumë se 100 shqiptarë përgjatë viteve 2012-2014.   

Të akuzuarit për rekrutim të xhihadistëve në Gjykatën e Krimeve të Renda.
Të akuzuarit për rekrutim të xhihadistëve në Gjykatën e Krimeve të Renda.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dënimin me 152 vjet burg në total për nëntë të pandehurit e akuzuar për rekrutimin e shqiptarëve në luftën e Sirisë  dhe nxitje për kryerjen e akteve terroriste, të cilët gjykohen prej më shumë se një viti në Tiranë.  Sipas Prokurorisë, ekzistojnë prova të shumta që dëshmojnë se të pandehurit, mes të cilëve edhe dy imamë, kanë bindur dhe dërguar në Siri më shumë se 70 shqiptarë për të luftuar përkrah grupeve terroriste si Al Nusra dhe ISIS.

Të martën, Prokuroria kërkoi dënimin me nga 20 vjet burg për dy imamët Genci Balla dhe Bujar Hysa, të cilët akuzohet se qëndronin në krye të rrjetit shqiptar të rekrutimit. Balla dhe Hysa i kanë mohuar më parë akuzat.

Njëzet vjet burg rrezikon të dënohet edhe Gerti Pashja, i cili u arrestua në Turqi dhe u deportua më pas për t’u përballur me drejtësinë shqiptare pranverën e vitit 2014. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ekzistojnë prova që tregojnë se Pashja ka udhëtuar disa herë me xhihadistë shqiptarë drejt Sirisë.

Prokuroria kërkoi dënimin me nga 15 vjet burg secili për pesë të pandehurit e tjerë; Orion Reçi, Astrit Tola, Verdi Morava, Fadil Muslimani dhe Edmond Balla, ndërsa për Zeqir Ymerin kërkoi 17 vjet burg. Të gjithë ata akuzohen gjithashtu për “nxitje dhe thirrje publike për kryerjen e akteve terroriste” dhe “rekrutim të personave me qëllim kryerjen e akteve terroriste”.

Nëntë të akuzuarit si anëtarë të një rrjeti rekrutuesish për xhihadistë u arrestuan në mars 2014, pasi Shqipëria adoptoi një legjislacion të ri për hetimin dhe dënimin e pjesmarrjes në konflikte të huaja. Hetimet 2-vjeçare kanë zbuluar se mbi 100 shqiptarë, mes të cilëve edhe gra e fëmijë shkuan në Siri përgjatë viteve 2012-2014.

Përgjatë këtyre viteve, 18 shqiptarë kanë humbur jetën në luftën e Sirisë, ndërkohë që fati i fëmijëve dhe grave mbetet ende i paqartë.

Etiketa: Al NusraBurgGenci BallaGjykatëgraHetimetISISProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndashqipShqipëriashqiptareSiriTurqixhihadistë
Tjetri
Një rrjedhje gjigande dokumentesh zbulon krimin dhe korrupsionin në shkallë botërore

Panama Papers zbulon llogaritë e personaliteteve të Ballkanit në parajsat fiskale

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.