AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Zgjedhjet universitare, mes akuzave për kërcënim dhe indiferencës së studentëve

Lindita ÇelangaLindita Çela
10 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Studentë, gjatë një proteste para godinës së Kryeministrisë, kundër votimit të ligjit për Reformën në Arsimin e Lartë. |Foto nga : LSA/Gent Shkullaku

Procesi zgjedhor i 20 prillit në universitete shenjohet nga akuzat për shantazh, mosbesimi ndaj kandidatëve dhe thirrjet për bojkot, ndërkohë që shpresat për ndryshim janë të vakëta.

Studentë, gjatë një proteste para godinës së Kryeministrisë, kundër votimit të ligjit për Reformën në Arsimin e Lartë. |Foto nga : LSA/Gent Shkullaku
Studentë, gjatë një proteste para godinës së Kryeministrisë, kundër votimit të ligjit për Reformën në Arsimin e Lartë. |Foto nga : LSA/Gent Shkullaku

Në fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë, studentët janë indiferentë për një nga proceset më të rëndësishme të botës akademike- zgjedhjen e drejtuesve të rinj. Rreth e rrotull fakultetit kafenetë janë plot, ndërsa në zyrën e hapur si seli për komisionin e zgjedhjeve nuk shfaqet askush i interesuar.

“Nuk e kam vendosur ende nëse do të votoj. Nuk kam pasur mundësinë të dëgjoj asnjë prej kandidatëve dhe sido të shkojnë votimet, për ne njësoj do të jetë,” thotë Desara Koni, studente e vitit të dytë në fakultetin e Shkencave të Natyrës.

Zgjedhjet për drejtuesit në universitete do të mbahen më 20 prill, ku vetëm për Universitetin e Tiranës pritet të përfshihen në proces rreth 800 pedagogë dhe 40 mijë studentë. Këto janë zgjedhjet e para që zhvillohen me ligjin e ri të Arsimit, ku stafet akademike përfaqësojnë 90 për qind të votës, ndërsa studentët 10 për qind.

Për postin më të lartë, atë të rektorit kandidojnë përballë njëri-tjetrin Mynyr Koni, aktualisht dekan i fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Klodeta Dibra, dekane e Gjuhëve të Huaja dhe përfaqësuese e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

I trumbetuar si procesi i parë transparent, zgjedhjet në universitete janë shoqëruar megjithatë nga indiferenca e studentëve dhe incidente të shumta, të cilat kulmuan me kërcënimin e kandidatit për rektor të universitetit të Tiranës, Mynyr Koni dhe të rektorit në detyrë, Dhori Kule.

Pas ngjarjes dyshohet se fshihet Emiljano Shullazi, një personazh i njohur i botës së krimit, i cili pas arrestimit mëngjesin e së dielës po hetohet edhe për kërcënimin e Konit për t’u tërhequr nga gara.

Përmes një deklarate për shtyp, Rektorati i Tiranës dënoi ashpër kërcënimet, ndërsa u bëri thirrje pedagogëve dhe studentëve që të marrin pjesë masivisht në zgjedhje.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla la gjithashtu të kuptohej se procesi ishte futur në rrjedhën normale, pas ngjarjes që ajo e cilësoi një “problem të vështirë dhe totalisht të pakëndshëm”.

“…dëshiroj të siguroj të gjithë kandidatët, pedagogët dhe studentët, pjesë e kësaj gare, por edhe mbarë publikun, se kemi bërë dhe do të vazhdojmë të bëjmë ç’është e mundur që zgjedhjet në universitete të jenë model…,” tha Nikolla përmes një deklarate për shtyp.

Megjithatë, kërcënimi i paprecedentë ka shenjuar tanimë zgjedhjet e 20 prillit, duke shtuar mjegullën dhe mosbesimin mbi produktin e këtij procesi.

Incidente dhe mosbesim

Shantazhi në prag të garës është kthyer në lajmin kryesor të ditës, por Majlinda Keta, kryetare e komisionit institucional të zgjedhjeve thotë për BIRN se e vetmja ankesë zyrtare është ajo e kandidates Dibra, e depozituar të premten e kaluar.

Sipas Ketës, Klodeta Dibra është ankuar se nuk është lejuar të zhvillojë një takim me pedagogët dhe studentët në fakultetin e Shkencave të Natyrës-i drejtuar aktualisht nga kandidati i saj në garë.

“Në bazë të ligjit unë kam bërë verifikimet e duhura, ku nga kancelari i kësaj shkolle kam pohime të kundërta,” thotë ajo.

Ndryshe nga Keta, kryetari i komisionit zgjedhor në fakultetin e Shkencave të Natyrës, Ferdinant Bego thotë se nuk ka dijeni për ndonjë incident të ndodhur me kandidaten Dibra, por vetëm për “një keqkuptim”.

“Aktiviteti i zonjës Dibra ishte parashikuar të zhvillohej pas orarit zyrtar, ndërsa roja i fakultetit për shkak të sigurisë ka mbyllur derën kryesore. Por dy dyert e tjera të inistucionit kanë qenë të hapura,”  thotë Bego për BIRN.

Ditën e fundit e fushatës, kandidatja Klodeta Dibra thotë se incidentet e fundit nuk e kanë ndikuar aspak garën e saj. Në takimet me pedagogët dhe studentët, ajo premton tarifa të ulëta, mirëmenaxhim të fondeve dhe më shumë mundësi për kërkime shkencore.

Mirëqeverisje të universitetit premton edhe rivali i saj në garë, Mynyr Koni. Megjithatë,  platformat frymëzojnë pak dhe nuk ngjallin shpresë për ndryshim.

Për të rikthyer besimin në këtë garë, Majlinda Keta premton një proces model sa i përket votimit dhe numërimit.

“Do të jetë rreth 90 vëshgues që do të monitorojnë dhe do të certifikojnë këtë proces. Po kështu, të drejtën e vëzhgimit e kanë dhe vëzhguesit e kandidatëve dhe i gjithë kjo do të garantojë një trasparencë të plotë në zgjedhjet që do të bëhet për drejtuesit e rinj të universiteteve,” thotë ajo.

Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e studentëve pritet të bojkotojnë. Lëvizja për Universitetin-një grup studentësh dhe pedagogësh që u bënë të njohur me protestat kundër ligjit të ri të Arsimit të Lartë kanë bërë thirrje për braktisjen e këtij procesi.

Sipas kësaj Lëvizjeje, “akademikët” kanë marrë peng universitetet dhe “ e vetmja zgjidhje është bojkoti i zgjedhjeve”.

Jani Marka, aktivist dhe pedagog në fakultetin e Shkencave të Natyrës e quan procesin e zgjedhjeve një “teatër”, ku është përfshirë edhe politika.

“Mjafton të lexosh emrat e shumicës dërrmuese të kandidatëve për të kuptuar se si të njëjtët njerëz po ndërrojnë postet, për të mos ndryshuar asgjë në jetën universitare,” përfundon Marka.

Etiketa: akademikeaktivistBIRNDibraEmiljano ShullazikandidatëtLindita NikollaParaPartisë SocialisteProtestatprotesteSHshantazhShullazistudentstudenteTiranëVëzhguesitzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Shullazi nën akuzë për gjobëvënie dhe kërcënime, drejtësia në test

Prokuroria sekuestron “Hotel Vollgën”, gjykata shtyn masën e sigurisë për Shullazin

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.