Një ekip shkencëtarësh italianë dhe egjiptianë po përdorin skanimet në Piramidën e Madhe të ndërtuar në Gizë të Egjiptit, për të zbuluar sekrete të reja që dyshohet se fshihen në monumentin e faraonit, përfshirë dhoma varresh të fshehura.
Më herët këtë muaj u zbulua se një nga kamat e faraonit përmban elementë të hekurit që ndodhet te meteorët. Arkeologët britanikë besojnë se piramida mund të përmbajë edhe eshtrat e mbretëreshës Nefertiti.
Përmes zbulimeve të reja, Egjipti synon të rikthehet në vëmendjen e turistëve, ndërsa rajoni i lindjes së mesme është përfshirë nga konflikti.