AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Kurba e korrupsionit në tre vitet e fundit mbetet në vendnumëro

BIRNngaBIRN
10 years më parë
në Faqja e pare, Korrupsioni, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Sheshi Avni Rustemi më 30 dhjetor 2015. Foto: Lindita Çela/BIRN

Një sondazh i qendrës IDRA vlerëson se perceptimi i qytetarëve shqiptarë për korrupsionin nuk ka ndryshuar, krahasuar me tre vjet më parë, ndërkohë që 89 për qind besojnë se institucionet publike janë të korruptuara.

Sheshi Avni Rustemi më 30 dhjetor 2015. Foto: Lindita Çela/BIRN
Sheshi Avni Rustemi më 30 dhjetor 2015. Foto: Lindita Çela/BIRN

Kurba e korrupsionit ka qenë një çështje mjaft e debatuar përgjatë tre viteve të qeverisjes “Rama”, por një sondazh i publikuar nga qendra IDRA tregon se perceptimi i qytetarëve për të ka mbetur në vendnumëro. “Korrupsioni në Shqipëri- Perceptime dhe Përvoja”, sondazh i kryer përmes intervistimit të njëmijë qytetarëve gjatë muajve janar-shkurt 2016 tregon se armata më e madhe e shqiptarëve, 37 për qind, mendon se korrupsioni ka mbetur njësoj, krahasuar me tre vjet më parë.

Sondazhi vlerëson gjithashtu se 33 për qind e qytetarëve të intervistuar mendojnë se korrupsioni është rritur, përkundrejt 26 për qind që mendojnë se është ulur.

“Perceptimi i qytetarëve shqiptarë për korrupsionin në vend mbetet i lartë. Pothuajse 89 për qind e qytetarëve mendojnë se korrupsioni është i përhapur ose shumë i përhapur mes zyrtarëve publikë,” vlerëson raporti i IDRA.

Qytetarët shqiptarë vazhdojnë t’i shohin shumicën e institucioneve publike si të korruptuara, edhe pse mes tyre vërehen diferenca të dallueshme. Punonjësit e doganave, gjykatësit dhe prokurorët shihen si më të korruptuarit, sipas raportit, ndërsa mësuesit, drejtuesit fetarë, presidenti i Republikës dhe mediat renditen mes institucioneve që konsiderohen si më “të ndershmet”.

IDRA, think tank i përbërë nga një grup ekspertësh të pavarur i ka krahasuar të dhënat me sondazhin e mëparshëm, të realizuar në vitin 2010, prej nga rezulton se edhe mes institucioneve më pak të korruptuara, besimi i publikut ka pësuar bjerrje. Perceptimi për Presidentin, drejtuesit fetarë dhe mediat ka shënuar disa pikë rënie krahasuar me vitin 2010, ndërkohë që besimi për policinë e shtetit dhe mësuesit e shkollave publike ka shënuar përmirësime.

Ndonëse gjykimi për korrupsionin si fenomen mbetet i pandryshuar, sondazhi vlerëson një rënie të përvojave personale të qytetarëve me korrupsionin. Në vitin 2010, 57 % e të intervistuarve raportonin se kishin përvoja personale rryshfeti. Për vitin 2015, kjo shifër ka rënë në 44 për qind.

Sa i përket luftës kundër korrupsionit, qytetarët shqiptarë rendisin në krye organizatat ndërkombëtare, të ndjekura nga Policia e Shtetit dhe Media. Megjithatë, krahasuar me vitin 2010, roli i medias në luftën korrupsionit është zbehur në sytë e qytetarëve.

Gjykatat vazhdojnë të perceptohen si gjerësisht të korruptuara nga qytetarët shqiptarë, të cilat renditen në fund të tabelës si institucionet që ndikojnë më pak në luftën kundër korrupsionit.

Të pyetur për situatën ekonomike në vend, shumica e të anketuarve e shohin atë të zymtë. Sipas sondazhit të IDRA, 59 për qind e qytetarëve mendojnë se situata ekonomike në vend është “e keqe” ose “shumë e keqe”, ndërsa besojnë se ka rënie krahasuar me një vit më parë.  Megjithatë, një pjesë e qytetarëve janë optimistë për ringritjen e ekonomisë në vitin e ardhshëm, ku 35 për qind besojnë tek përmirësimi, përkundrejt 28 për qind që besojnë se ekonomia do të përkeqësohet.

Etiketa: BIRNEkonomiaGjykatëIDRAKorrupsioniMediaMjaftPoliciaPolicia e ShtetitprokurorRamaRaportiSHshqipShqipërisondazh
Tjetri
Rama dhe Vuçiç shprehin vlerësim të përbashkët për Bekim Fehmiun

Rama dhe Vuçiç shprehin vlerësim të përbashkët për Bekim Fehmiun

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.