AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Kultura

Rama dhe Vuçiç shprehin vlerësim të përbashkët për Bekim Fehmiun

Fatjona MejdiningaFatjona Mejdini
10 years më parë
në Kultura, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Bekim Fehmiu. Foto: Kryeministria.al

Duke përkujtuar 80-vjetorin e lindjes së aktorit Bekim Fehmiu, kryeministri shqiptar dhe ai serb bënë thirrje për vazhdimësi të pajtimit shqiptaro-serb.

Bekim Fehmiu. Foto: Kryeministria.al
Bekim Fehmiu. Foto: Kryeministria.al

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç lëshuan të mërkurën një deklaratë të përbashkët për shtyp duke përkujtuar jetën dhe trashëgiminë e Bekim Fehmiut, aktorit të famshëm të skenës jugosllave me origjinë shqiptare.

Deklarata përkujton 80-vjetorin e lindjes së aktorit që kreu vetëvrasje në qershor 2010 në Beograd. Dy kryeministrat thanë se ata e konsiderojnë Fehmiun një artist dhe humanist të madh dhe shprehën konsideratë të lartë për punën e tij.

Duke kujtuar jetën dhe karrierën e Fehmiut, dy liderët thanë se ajo tregonte se komunikimet e mira mes shqiptarëve dhe serbëve janë të mundura – dhe të rëndësishme për hir të brezave të ardhshëm.

“Bekim Fehmiu la një gjurmë të jashtëzakonshme te shqiptarët dhe serbët. Jeta dhe arti i tij dështmon se ne mund të komunikojmë, të kuptojmë dhe të mësojmë nga njëri-tjetri. Jeta dhe arti i tij tregojnë se ne mund të gjejmë lumturi në bashkëjetesë… dhe mund të ndërtojmë një të ardhme të begatë për brezat e ardhshëm,” shkruhej në deklaratën e përbashkët.

Fehmiu lindi në Sarajevë të Bosnjës më 1 qershor 1936, në një familje me etni shqiptare që më vonë u zhvendos në Shkodër dhe pastaj në Prizren.

Pasi kaloi fëmijërinë dhe një pjesë të rinisë në Kosovë, ai studioi në Fakultetin e Arteve të Dramës në Beograd, duke u bërë një anëtar i Teatrit Jugosllav të Dramës.

Karriera e tij mori zhvillim me filmin e vitit 1967 “Kam takuar edhe ciganë të lumtur”, që fitoi dy çmime në Kanë dhe u nominua për një Oskar.

Fehmiu u bë një ikonë në Europë pasi luajti rolin e Odisesë në miniseritë e vitit 1968 “Odiseja”. Ai u përfshi në filmat e Hollivudit më pas, por pasioni i tij i vërtetë qëndroi te teatri.

Mesazhi i përbashkët nga dy kryeministrat shënon një tjetër fazë në një marrëdhënie që filloi kur Rama vizitoi Beogradin në nëntor 2014 pas dekadave të mungesës së shkëmbimit diplomatik në të tilla nivele.

Dy qeveritë tani po punojnë së bashku në iniciativa që lidhen me të rinjtë dhe bashkëpunimin artistik.

Më 24 maj, Vuçiç priti sopranon shqiptare të njohur botërisht, Inva Mula, pasi ajo performoi në Teatrin Kombëtar në Beograd në operën e Giacomo Puccinit, “La Boheme”.

Më 7 dhe 8 qershor, ndërkohë teatri kombëtar i Tiranës do të vërë në skenë prodhimin e regjisorit serb Miki Manojloviç, “Romeo dhe Zhulieta”, ku aktorët e Kosovës do të luajnë Romeon dhe Montagët ndërsa aktorët serbë do të luajnë Zhulietën dhe Kapuletët.

Etiketa: Bekim FehmiuBeogradEdi RamaFamiljeKosovëKryeministriaPunëRamaSHShkodërshqiptareTeatri KombëtarTiranëvrasjezhvillim
Tjetri
Parku i lojërave te Liqeni Artificial ndan opinionin publik

Parku i lojërave te Liqeni Artificial ndan opinionin publik

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.