AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Parku i lojërave te Liqeni Artificial ndan opinionin publik

Ivan DervishingaIvan Dervishi
10 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Mjedisi, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Parku i lodrave te liqeni Artificial | Foto nga : Ivana Dervishi

Disa qytetarë e vlerësojnë hapjen e parkut shumë të debatuar të lodrave të ndërtuar nga bashkia e Tiranës në kodrat e Liqenit Artificial, edhe pse pranojnë se për projektin nuk ka pasur konsultime publike dhe nuk janë të qartë për kostot; ndërkohë, aktivistët mjedisorë vazhdojnë qëndresën e tyre stoike duke paralajmëruar se do t’i ndjekin të gjitha rrugët që drejtësia të vihet në vend.

Parku i lodrave te liqeni Artificial | Foto nga : Ivana Dervishi
Parku i lodrave te liqeni Artificial | Foto nga : Ivana Dervishi

Pas një ore rrugë më këmbë, Lavdie Qershori dhe bashkëshorti i saj janë të kënaqur që më në fund lanë pas smogun e Tiranës për të argëtuar mes gjelbërimit djalin e tyre të 6-vjeçar. Kjo është hera e dytë që familja Qershori e viziton këndin polemik të lodrave që u inaugurua në Ditën e Fëmijëve, më 1 qershor.

“Më pëlqen që më në fund djali ynë mund të luajë në një park në natyrë, pa pasur nevojë ta çojmë në lokalet e Tiranës duke paguar”, tha Lavdie Qershori për BIRN, e cila banon në zonën e Selitës.

“Ne nuk kemi park në lagje, por djali ka nevojë të luajë që të shijojë fëmijërinë,” shtoi ajo.

Disa metra më tutje Silvana Hoxha, nënë e tre fëmijëve po kujdeset në distancë për dy fëmijët e saj dhe dy të fqinjes që i ka sjellë të luajnë në park.

“Ka shumë fëmijë dhe duhet të tregohem vazhdimisht e kujdesshme që t’i mbaj përpara syve,” tha ajo për BIRN. “Do të ishte më e lehtë për ne si prindër nëse do të kishte nga një park në çdo lagje, por edhe ky park është një projekt pozitiv”, shtoi ajo.

Selami Despoti, 65 vjeç ka sjellë nipin e tij 7-vjeçar për të dytën ditë radhazi në park dhe planifikon ta bëjë këtë gjë të paktën pesë herë në javë.

“Ofrimi i mundësive të lodrave për fëmijë në këtë përmasë në Shqipëri është diçka jashtëzakonisht e mirë, pasi si vogëlushët edhe ne gjyshërit i largohemi pluhurit të Tiranës,” tha ai për BIRN, duke shtuar se për të ardhur nga Njësia Bashkiake 4 do të merrte dy urbane në ardhje dhe kthim.

“Ne jemi mësuar me moszbatimin e ligjit dhe me politikanët që luajnë me fatet tona. Me ekonominë në gjendje të keqe, korrupsionin e gjithëpranishëm dhe papunësinë e thellë, por ky park nuk i bën dëm askujt,” përfundoi Despoti.

Të intervistuari edhe pse të kënaqur me rezultatin u shprehën  se nuk kishin dijeni për koston e parkut të lodrave apo për mbajtjen e konsultimeve publike për ndërtimin e tij.

Në zonën e pagëzuar si Ulliri i Qëndresës, ku po qëndrojnë prej 78 ditësh një grup aktivistësh mjedisorë të cilët e kundërshtuan me forcë projektin e bashkisë së Tiranës, Saimir Muji, aktivist i lëvizjes Qytetarët për Parkun vazhdon rezistencën e tij – edhe pse i zhgënjyer nga reagimi i publikut.

“Parku nuk është një dhuratë nga pushtetarët për njerëzit dhe publiku nuk e di se sa dëme i janë shkaktuar parkut nga betonizimi i tij prej Bashkisë,” tha Muji për BIRN.

“Ne do të ndjekim deri në fund të gjitha rrugët gjyqësore derisa për parkun të vihet drejtësia, të rehabilitohet zona e betonizuar dhe përgjegjësit për shkatërrimin e tij të përgjigjen përpara ligjit,” shtoi ai.

Në shkurt të këtij viti Bashkia e Tiranës befasoi publikun kur rrethoi pa paralajmërim disa mijëra metra të Parkut të Liqenit dhe lajmëroi planet për të ndërtuar një park lodrash për fëmijë. Qindra pjesëtarë të shoqërisë civile dhe organizata mjedisore kërkuan transparencë paraprake të projektit dhe konsultime me publikun.

11 organizata mjedisore joqeveritare argumentuan përmes një letre publike se Bashkia Tiranë ka shkelur Nenet 23, 48 dhe 56 te Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; Ligjin nr. 10 431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”; Ligjin nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”; Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”; Ligjin nr. 8672, datë 26.10.2000 “Për të drejtën e publikut për të pasur informacion, për të marrë pjesë në vendimmarrje dhe për t’iu drejtuar gjykatës për çështjet e mjedisit” dhe Ligjin nr.10 440, datë 7.7. 2011 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”.

Protestat përshkallëzuan disa herë në dhunë ndaj aktivistëve, të cilët akuzuan se Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë në mënyrë shkatërrimtare në park duke depozituar 180 betoniere dhe kërkuan diskutime për ndërtimin e një parku ekologjik.

Partku i lodrave te liqeni Artifical | Foto nga : Ivana Dervishi
Partku i lodrave te liqeni Artifical | Foto nga : Ivana Dervishi
Etiketa: aktivistAktivistëBashkëshortiBashkiaBIRNDrejtësiaGjykatëGjykatësGjyqIvana DervishiMjedisMjedisitpaktProtestatSHshqipShqipëriTiranë
Tjetri
Harrojeni federalizmin e Maqedonisë, thotë Ali Ahmeti

Harrojeni federalizmin e Maqedonisë, thotë Ali Ahmeti

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.