AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Harrojeni federalizmin e Maqedonisë, thotë Ali Ahmeti

Jeta XharrangaJeta Xharra
10 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i BDI Ali Ahmeti.

Lideri i partisë etnike shqiptare Ali Ahmeti tha për BIRN se thirrjet për të federalizuar Maqedoninë janë jopraktike dhe hodhi poshtë pretendimet se BDI-ja e tij është vegël e partisë qeverisëse VMRO DPMNE.

Kryetari i BDI Ali Ahmeti.
Kryetari i BDI Ali Ahmeti.

Ali Ahmeti, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, partia e vogël pjesë e koalicionit qeverisës në Maqedoni, ka dalë kundër thirrjeve për federalizim në komunitetin etnik shqiptar, duke e quajtur idenë jopraktike.

Ahmeti tha se ndarja e Maqedonisë në dy njësi do të ishte e ndërlikuar, sepse shumë njerëz jetojnë në zona me etni të përzierë.

“Që të diskutosh tema të tilla, duhet të dish konfigurimin, gjeografinë e një vendi, vendbanimet e tij,” tha ai në një intervistë për BIRN.

“Si mund të krijosh një federatë apo konfederatë në të cilën këto dy njësi federale kanë kufij dhe territore të përcaktuara?” pyeti ai.

Ahmeti, i cili udhëhoqi një forcë guerilase shqiptare në Maqedoni gjatë një kryengritjeje gjashtë mujore në vitin 2001, tha se zgjidhja më e mirë mbetej zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Paqes së Ohrit e vitit 2001, e cila i garantoi më shumë të drejta shqiptarëve, të cilët përbëjnë të paktën çerekun e popullsisë.

Marrëveshja e Ohrit, në teori, tha Ahmeti, duhet të zgjidhë problemet kryesore midis maqedonasve dhe shqiptarëve, “në mënyrë që të dyja komunitetet të jenë të barabarta”.

Megjithatë, Ahmeti pranon se 15 vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes, zbatimi i saj në disa fusha ka ngecur.

“Kemi ende shumë punë për të bërë,” tha ai. “Në fakt, është normale të përballesh me vështirësi e pengesa.”

Pavarësisht thirrjeve për ta bërë shqipen një gjuhë zyrtare në të gjithë Maqedoninë, jo vetëm në zona ku shqiptarët janë të shumtë në numër, Ahmeti parashikoi se kjo do të ndodhë “shumë shpejt” dhe se “është thjesht një çështje kohe”.

Ai hodhi poshtë akuzat se politikanët etnik maqedonas e kanë mashtruar partinë e tij të pranojë situatën aktuale ku shqipja është gjuha e dytë zyrtare vetëm në ato komuna ku shqiptarët përbëjnë më shumë se 20 për qind të popullsisë.

Jo një parti “servile”

Ahmeti, partia BDI e të cilit huri në qeverinë e udhëhequr nga partia VMRO DPMNE e Nikola Gruevskit në vitin 2008, thotë se partia e tij zgjodhi me të drejtë të qëndrojë në qeveri, edhe pasi opozita vitin e kaluar publikoi përgjime të cilat tregonin zyrtarë të lartë të shtetit të përfshirë në një sërë krimesh të rënda.

“Njerëzit na votuan që t’i përfaqësojmë. Ata nuk na votuan që të shëtisim rrugëve. Mungesa jonë në qeveri do të shkaktonte një situatë krejtësisht ndryshe, me pasoja të pakontrollueshme dhe kaotike për Maqedoninë dhe BDI-në,” tha Ahmeti.

Ahmeti mohoi pretendimet e opozitës etnike shqiptare se BDI-ja është bërë servile e partisë kryesore qeverisëse VMRO DPMNE.

Muajin e kaluar, deputetë të BDI-së iu bashkuan atyre të partisë kryesore qeverisëse në votimin për të pushuar ministrat e opozitës nga qeveria teknike, të cilës i ishte dhënë si detyre organizimi i zgjedhjeve të hershme, tashmë të shtyra për më vonë.

“ABI s’është një servile e VMRO-DMPNE apo LSDM (opozita Social Demokrate). DUI përpiqet të zbatojë platformën e saj,” tha Ahmeti.

Ai tha se aksionet e partisë në terren tregonin se politikat e saj nuk ishin gjithmonë në linjë me ato të VMRO DPMNE-së.

“Ne nuk e mbështetëm VMRO-në për 5 qershorin (datën e zgjedhjeve të hershme të kërkuar nga VMRO DPMNE-ja),” tha ai.

“Pas amnistisë së presidentit (një çështje kontroversiale më 12 prill), ne u ulëm me përfaqësues ndërkombëtarë dhe VMRO-DPMNE-në dhe i thamë Gruevskit se BDI nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit, sepse partia jonë nuk dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje të kontestuara ndërkombëtarisht.”

Përleshjet në Kumanovë

Duke iu kthyer përleshjes së përgjakshme që ndodhi në maj 2015 në qytetin e Kumanovës midis etnikëve shqiptarë të armatosur dhe policisë, ku vdiqën 18 persona, Ahmeti thotë se nuk mund të bënte shumë për të ndaluar dy ditët e dhunës.

“Për mua është ende një mister kush e organizoi, planifikoi dhe inkurajoi atë. E kam cituar disa herë se i njoh disa prej tyre (njerëzve të armatosur). Ata ishin ushtarët e mi në konfliktin e armatosur në vitin 2001. Më vjen keq për ta, jetët dhe familjet e tyre,” tha Ahmeti.

Ahmeti tha se grupi kishte kontaktuar me të atë ditë, ndërsa filloi përleshja me armë, por atëherë ishte tepër vonë që ai të parandalonte një përshkallëzim të kësaj ngjarjeje.

“Ata më telefonuan dhe bëra aq sa munda,” tha Ahmeti. Megjithatë, shtoi ai: “Në orën 10:00, tre policë ishin vrarë dhe gjërat kishin shkuar shumë larg. Më pas, të gjitha përpjekjet ishin përqendruar mbi mënyrën si të ndalonin luftimet, por njerëzit e armatosur brenda e kishin marrë atë vendim… Dhe ata kërkuan të dorëzoheshin.”

Ahmeti përsëriti se nëse njerëzit e armatosur do të kishin kontaktuar me të më herët, ai do t’i kishte këshilluar atë të mos ndërmerrnin një aksion të armatosur.

Megjithatë, ai hodhi poshtë spekulimet se ishte qeveria e Gruevskit ajo që e kishte organizuar shkëmbimin e zjarrit, për të larguar vëmendjen nga rritja e presionit ndaj VMRO DPMNE-së e krijuar nga publikimi i përgjimeve nga ana e opozitës.

“Nuk i besoj thashethemet, shumë prej të cilave janë drejtuar kundër meje,” tha ai.

“Ata thonë se Ahmeti i tradhtoi personat e armatosur dhe se Ahmeti ishte tradhtari. Nëse ata do të më kishin kontaktuar dhe do të më kishin pyetur, s’do ta kishin bërë një lëvizje të tillë sepse nuk ishte një lëvizje e mirë menduar apo e analizuar,” tha Ahmeti në lidhje me shkëmbimin e zjarrit.

Ai mohoi gjithashtu pretendimet se s’është i mirëpritur në pjesën shqiptare të Kumanovës që u shkatërrua nga luftimet dhe tha se s’e kishte vizituar zonën për shkak të axhendës së tij të ngjeshur.

“E rëndësishme është që shtëpitë e dëmtuara gjatë shkëmbimit të zjarrit janë rindërtuar,” këmbënguli Ahmeti.

Ahmeti tha se nuk ishte gjithashtu faji i BDI-së që asnjë gjyqtar shqiptar s’është përfshirë në çështjen e ndjeshme gjyqësore të personave të armatosur në Kumanovë. Gjyqtarët etnikë shqiptarë kanë hezituar të kenë lidhje me gjyqin, tha ai.

“Në çështje gjyqësore të rrezikshme, njerëzit hezitojnë para se të përfshihen në to,” theksoi Ahmeti.

Në lidhje me pretendimet e bëra nga avokatët e 29 të dyshuarve, se klientët e tyre janë keqtrajtuar fizikisht në burg, Ahmeti këmbënguli që partia e tij po monitoron trajtimin e tyre nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Zyrës së Avokatit të Popullit, të cilat i ka nën kontroll BDI-ja.

“Kemi marrë masa që të mos ketë abuzime. Sipas informacioneve që kam nga Ministria e Drejtësisë, gjëra të tilla s’mund të ndodhin. Nëse ka ndonjë të tillë, policët mund të ndëshkohen,” tha ai.

Duke pranuar se çështjet e kaluara gjyqësore kundër shqiptarëve etnikë në Maqedoni ishin “dukur të dyshimta” sepse gjyqet “kishin mungesë transparence” dhe dukeshin si “trillime politike”, Ahmeti këmbënguli se sistemi gjyqësor në Maqedoni nuk ishte nën presion politik dhe se partia e tij po bënte më të mirën për ta reformuar këtë sektor, duke vepruar bazuar në rekomandimet e BE-së.

Etiketa: Ali AhmetiBDIBEBIRNBurgdemokratedeputetDhunëFushaGjyqgjyqtarMaqedoniMarrëveshjaMasaohritOpozitapaktParaPartiapasojaQeveriaSHshqiptareShtëpitë e dëmtuarasocial demokratetë drejtaVendimVMRO DPMNEzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Historia e rrethimit të Sarajevës kthehet në tërheqje turistike

Historia e rrethimit të Sarajevës kthehet në tërheqje turistike

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.