Duke ndarë përvojën e financimit të politikave në varësi të kostos dhe përfitimeve, qeveritë globale do të arrijnë të vendosin më efektivisht se ku t’i çojnë burimet e zhvillimit, duke shmangur burokracitë dhe ndikimin e grupeve të interesit.
Çdo ditë, politikëbërësit kudo në botë përballen me një shumëllojshmëri zgjedhjesh. Sa më shumë të shpenzojnë, le të themi në arsim, aq më pak ka për spitalet, luftën ndaj ndotjes apo nxitjen e prodhimit bujqësor. Grupet e lobimit, aktivistët dhe media promovon kauza të caktuara – panelet diellore, virusin Zika, mbylljen e gropave të taksave – ku çështjet më pak në modë si kequshqimi dhe sëmundjet e patransmetueshme mund të kalojnë pa u vënë re. Shumica e politikave të vendeve kanë çështje “të dorës së tretë” – politika ose programe (le të themi, pensionet shtetërore) që janë aq të shenjta saqë kushdo që i prek përballet me vdekje të menjëhershme politike.
Pjesë e problemi është se kur qeveritë investojnë në analizën ekonomike, ato priren ta bëjnë këtë për një politikë, duke pyetur thjesht: do t’ia vlejë kosto? Po? Le ta bëjmë.
Por çfarë do të ndodhte nëse politikëbërësit do të shihnin një grup çështjesh njëkohësisht – duke krahasuar ndërtimin e urave me shpenzimin në tekste shkollore – për të kuptuar ku duhen ofruar para shtesë?
Kjo qasje është përdorur për herë të parë në nivel kombëtar muajin e shkuar në Bangladesh, ku think tanku im, Qendra e Kopenhagenit për Konsensus, bashkëpunoi me BRAC, organizatën më të madhe botërore të zhvillimit, në projektin Prioritetet e Bangladeshit. Ideja ishte të ofroheshin rezultate konstruktive për qeverinë e Bangladeshit dhe donatorët që të vendosin se ku do të sillnin më shumë përfitime burimet ekstra.
Bangladeshi ka bërë hapa të mëdha. Zhvillimi ekonomik ka arritur mesatarisht 6 për qind gjatë dekadës së fundit dhe norma e varfërisë ka rënë ndjeshëm që nga vitet 1990. Përfitimet në jetëgjatësinë mesatare kanë qenë të jashtëzakonshme duke e rritu atë nga 48 vjet në vitin 1980 në më shumë se 70 vjet në 2014.
Vendi ka shumë mundësi politike, gjë që e bën iniciativën tonë edhe më të përshtatshme. Duke filluar në vitin 2015, projekti Prioritetet e Bangladeshit pajtoi dhjetëra skuadra të specialistëve ekonomistë nga Bangladeshi dhe kudo në botë për të studiuar 76 zgjidhje konkrete për përmirësimin e të ardhmes së vendit. Ekonomistët e arsimit, për shembull, analizuan zgjidhjet më të mira të arsimit për Bangladeshin, duke vlerësuar kostot dhe përfitimet e secilës.
Muajin e shkuar, një panel i njohur i katër ekonomistëve liderë – tre studiues kryesorë të Bangladeshit dhe një laureat i Nobelit në ekonomi – u takuan në Dhaka për të ekzaminuar rezultatet.
Duke lexuar të gjithë hulumtimin, paneli kaloi tre ditë diskutime dhe sfidime me specialistët e ekonomisë. Ndaj, kur ekonomistët e arsimit ofruan një analizë të vënies së fëmijëve në klasa sipas aftësisë, paneli i njohur vinte në pyetje supozimet dhe hetonte rezultatet për të parë nëse zbulimet qëndronin ende.
Paneli identifikoi disa investime të jashtëzakonshme. Në krye të listës së prioriteteve ishte trajtimi i tuberkulozit, që vret rreth 80,000 shtetas të Bangladeshit çdo vit – një në çdo 11 vdekje në vend. Kostot kryesore vijnë nga skanimi i rreth 60 milionë personave, por është në fakt një sëmundje e lirë për t’u mjekuar: shpenzimi i vetëm 100 dollarëve për pacient në ilaçe standarde dhe klinika komuniteti mund të parandalojë transmetimin e tuberkulozit. Përfitimi total është të paktën 21 herë më i lartë se kostot. Kur merret në konsideratë ndikimi te familjet për ruajtjen e shëndetit të kryefamiljarit dhe te komunitetet për mos-humbje të forcës punëtore me eksperiencë, përfitimi real është edhe më i lartë.
Në vend të dytë ishte e-prokurimi, një zgjidhje dixhitale që synon përmirësim të mbikëqyrjes së 720 miliardë takave (9.1 miliardë dollarë) të shpenzimeve qeveritare çdo vit për të paguar gjithçka nga urat e reja te lapsat. Krijimi i diçkaje të ngjashme në një sistem online të ofertës mund të nxisë konkurrencën dhe të pakësojë korrupsionin, duke ulur kostot e qeverisë me rreth 12 për qind. Dhe kostoja relativisht e ulët e zbatimit të e-prokurimit implikon ulje të rrezikut. Çdo taka e shpenzuar do të sjellë rreth 600 taka përfitime.
Ndërhyrjet e hershme të ushqimit, që janë jetësore në përcaktimin e rezultateve afatgjata, u renditën të tretat. Afërsisht një në katër fëmijë në Bangladesh nën moshën pesë vjeç është i kequshqyer në atë pikë që nuk zhvillohen duke sjellë probleme të zhvillimit mendor, duke ulur performancën në shkollë dhe duke çuar në rënie të produktivitetit, shëndetit të keq dhe më shumë sëmundje më vonë në jetë. Përfitimet e kequshqimit vlerësohet se janë 19 herë më të larta se kostot, të cilat janë të ulëta.
Kur themi se çfarë duhet të vijë e para, duhet gjithashtu të themi se çfarë nuk vjen e para. Kjo mund të duket disi e ashpër. Por nëse nuk japim prioritet me vendosmëri, përfundojmë duke i shpërndarë burimet nga pak ose lejojmë proceset burokratike dhe vëmendjen e medias apo presionet e grupeve lobuese të bëjnë prioritizimin për ne.
Për Bangladeshin, paneli theksoi se kanceri i zverkut, për shembull nuk duhet të jetë i pari. Kjo është e rëndë. Ai vret rreth 10,000 gra në Bangladesh çdo vit’ por është shumë i kushtueshëm për t’u trajtuar. Dyfishi i këtyre grave vdesin nga tuberkulozi, që vret gjithashtu shumë burra dhe fëmijë.
Qartazi, synimi është që Bangladeshi të jetë në gjendje të përgjigjet me efektivitet ndaj të dyja sfidave. Por duhet të fillojë diku, analiza tregon se paratë që mund ta shpëtojnë një person nga vdekja e kancerit të zverkut do të shpëtonin rreth 50 të tjerë që po vdesin nga tuberkulozi.
Çfarë funksionon mirë për Bangladeshin nuk do të thotë që funksionon mirë edhe për le të themi Kolumbinë, Finlandën, Haitin apo Kanadanë. Por e njëjta qasje analitike mund të përdoret – në varësi të qyteteve, shteteve dhe rajoneve. Ekonomia nuk duhet të jetë i vetmi vendimmarrës. Por pa prova rreth kostove dhe përfitimeve, vendimet bëhen në errësirë. Ofrimi i një liste çmimi mund të ndihmojë në përmirësimin e bisedës rreth prioriteteve. Populli i Bangladeshit – dhe njerëzit gjetkë – meritojnë një alokim më efikas të burimeve të zhvillimit, që është i mundur.
Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Which Policies Should Have Priority?