AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Rajoni

Mosmarrëveshjet e kishave ortodokse dobësojnë shpresat e Këshillit Historik

Mariya ChereshevaMarian ChiriacMilivoje PantovicngaMariya Cheresheva,Marian Chiriacdhe1 të tjerë
10 years më parë
në Artikull kryesor Rajoni, Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: Andrey Ustyuzhanin/Flickr

Disa ditë përpara fillimit të Këshillit të Madh dhe të Shenjtë në Kretë, që synon të bashkojë të krishterët ortodoksë në botë, mosmarrëveshjet e kishave të ndryshme kanë përshkallëzuar – dhe disa kisha kanë anuluar pjesëmarrjen.

Foto: Andrey Ustyuzhanin/Flickr
Foto: Andrey Ustyuzhanin/Flickr

Patriarkana Ekumenike në Konstandinopojë [Stamboll] thotë se është e vendosur të vazhdojë planet për një këshill historik të kishave ortodokse përballë faktit se krerët e katër kishave kanë vendosur të tërhiqen nga takimi.

Përçarjet mes 14 patriarkanave janë komplikuar më tej nga një mosmarrëveshje e ri serbo-rumune, duke hedhur dyshime serioze mbi faktin nëse këshilli do ta përmbushë qëllimin e vet të përgjithshëm për të sjellë unitet te 300 milionë të krishterë në botë.

Kisha Ortodokse Bullgare ishte e para që u tërhoq nga takimi, i planifikuar të mbahet nga 19 deri më 27 qershor.

Fillimisht ishte planifikuar që takimi do të hapet në Stamboll, por pas kundërshtimit të fortë nga Patriarkana e Moskës, vendi u zhvendos në ishullin grek të Kretës.

Ndryshimet në agjendën fillestare dhe procedurat teknike të takimit janë miratuar gjithashtu me kërkesë të Rusisë, ku të gjitha patriarkanat bënë nënshkrimin përfundimtar të programit të takimit më 24 janar.

Por më 3 qershor, Sinodi i Shenjtë i Bullgarisë ka konfirmuar se nuk do të marrin pjesë në këshill, duke thënë se tema “veçanërisht të rëndësishme” ishin lënë jashtë axhendës.

Ai kritikoi planin e vendosjes së vendeve në mbledhje dhe argumentoi se është shkelur parimi i barazisë për përfaqësuesit e 14 kishave ortodokse.

Vendimi i Bullgarisë u pasua nga Kisha ultra-konservatore e Gjeorgjisë dhe pastaj edhe nga Kisha Ortodokse e Rusisë, e cila ka deklaruar zyrtarisht të hënën se pjesëmarrja e saj ishte e pamundur.

“Ne nuk do të mund të marrim pjesë në Këshillin Pan-Ortodoks… kërkojmë shtyrje të takimit”, tha Ria Novosti, zyrtari i dytë më i rëndësishëm i kishës pas Patriarku Kirili.

Ai e justifikoi vendimin e Moskës me “mospjesëmarrjen e disa kishave ortodokse” dhe “shkelje të parimit të konsensusit”.

Zhvillimi i fundit duket se ka konfirmuar spekulimet se kisha bullgare dhe disa patriarkana të tjera nga ish-blloku komunist janë duke marrë anën e Rusisë në betejën e saj të vazhdueshme të pushtetit me Patriarkanën Ekumenike të Konstandinopojës.

Manovrat e papritura kanë zemëruar disa klerikë dhe ekspertë të rëndësishëm, të cilët dyshojnë se Sinodi i Shenjtë i Bullgarisë po i shërben interesave të Rusisë.

“Nuk e kuptoj. Si është e mundur që pasi ne të gjithë ramë dakord se do të ketë një Këshill, dikush vendos se nuk do të vijë?”, pyeti më 12 qershor kryepeshkopi Yeronim i Athinës.

Ai tha se takimi do të vazhdojë me të gjitha kishat që do të jenë të pranishme.

Ndërkohë kisha ortodokse serbe është në konflikt me Patriarkanën rumune për një mosmarrëveshje në lidhje me kompetencën territoriale, e cila kërcënon të prishë komunikimin ndërmjet dy kishave.

Arsyeja kryesore për konfliktin është pretendimi i Beogradit se priftërinjtë rumunë po punojnë në territorin e Serbisë lindore, mbi të cilën ka juridiksion kisha serbe.

Priftërinjtë rumunë akuzohen se kanë kaluar Danubin për në Serbi dhe kanë kryer shërbime te vllehët serbë dhe pakicat etnike rumune.

Beogradi ka kërkuar që mosmarrëveshja me Bukureshtin të përfshihet në axhendën e samitit ortodoks në Kretë.

Ngaqë nga kërkesa e tij nuk u përmbush, ai ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes ose të paktën futjen e bisedimeve në një nivel teknik.

Mbetet e paqartë, megjithatë, nëse Serbia do të ndjekë Bullgarinë, Gjeorgjinë, Rusinë dhe Patriarkanën e Antiokisë, që ka një mosmarrëveshje të gjatë me Patriarkanën e Jeruzalemit, duke bojkotuar takimin.

Etiketa: Kisha OrtodokseKisha Ortodokse SerbeKishëkonfliktkrishterëMbledhjeortodokspaktParaSerbiSerbiaSHShtyrjeStambollVendimi
Tjetri
Paratë e BE-së sjellin më pranë Gjykatën Speciale të Kosovës

Paratë e BE-së sjellin më pranë Gjykatën Speciale të Kosovës

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.