AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Edhe një herë për idenë e të ardhurave bazë për të gjithë

Robert SkidelskyngaRobert Skidelsky
10 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një grafit që bën thirrje për të ardhura universale baë në Ljubjanë, Sloveni. Foto kortezi: MZaplotnik/Flickr

Më 5 qershor, votuesit në Zvicër zgjodhën të hedhin poshtë me shumicë dërrmuese (77% me 23%) propozimin që çdo qytetar të ketë të ardhura bazë të garantuara dhe pa kushte. Por, ndërsa një e treta e të gjitha vendeve të punës aktualisht të rrezikuara nga automatizimi, debati nëse bota duhet apo jo të zbatojë një program të tillë do të vijojë.

Një grafit që bën thirrje për të ardhura universale baë në Ljubjanë, Sloveni. Foto kortezi: MZaplotnik/Flickr
Një grafit që bën thirrje për të ardhura universale baë në Ljubjanë, Sloveni. Foto kortezi: MZaplotnik/Flickr

Britania nuk është vendi i vetëm që zhvilloi një referendum këtë muaj. Më 5 qershor, votuesit në Zvicër në shumicë dërrmuese hodhën poshtë, (77% me 23%) që propozim që thoshte që çdo nënshtetas duhet të marrrë të ardhura të pakushtëzuara bazë (UBI sipas akronimit në anglisht) nga qeveria. Rezultati i referendumit gjithsesi nuk ka arritur të zhdukë debatin.

Në të vërtetë, ideja e UBI-t është rishfaqur shpesh në histori – duke filluar nga Thomas Paine në shekullin e tetëmbëdhjetë. Këtë herë, gjithsesi, ideja ka gjasa do të jetë më e fuqishme për shkak se perspektiva për të ardhura të mjaftueshme nga puna duket e zymtë për atë pjesë të shoqërive që janë të varfër dhe të paarsimuar. Eksperimentet me transfertat e pakushtëzuara financiare janë kryer si në vende të pasura ashtu edhe në vende të varfëra.

UBI është në një farë mënyre një kombinim i parehatshëm i dy objektivave: lehtësimi i varfërisë dhe refuzimi i punës si qëllimi përcaktues në jetë. I pari është objektiv politik dhe praktik; i dyti është filozofik dhe etik.

Argumenti kryesor në favor të UBI-t si lehtësim i varfërisë është, siç ka qenë gjithmonë, pamundësia e punës së paguar të disponueshme si garanci për të siguruar një jetesë dinjitoze për të gjithë. Në epokën industriale, puna në fabrika qe burimi i vetëm i të ardhurave për shumicën e njerëzve – një burim që ndërpritej nga goditjet e papunësisë për shkak se makineria industriale në mënyrë periodike bllokohej. Lëvizja e punëtorëve iu përgjigj duke kërkuar “punë ose pagesë”. Pranimi i pagesës në mungesë të punës u reflektua në krijimin e një sistemi të sigurisë shoqërore: “kapitalizmi i mirëqënies shoqërore.”

Synimi i kapitalizmit të mirëqenies shoqërore qe siugirimi i të ardhurave për të gjithë njerëzit – zakonisht përmes sigurimeve shoqërore të detyrueshme – të cilat paguanin periudhat kur puna qe ndërprerë. Në asnjë kuptim sigurimet shoqërore nuk u panë si një alternativë ndaj punës. Ndërsa ideja e pagesës së papunësisë u zgjerua për të përfshirë paaftësinë në punë dhe gratë që rrisin fëmijët, përfituesit u shtuan përtej kapacitetit të sigurimeve shoqërore dhe përfitimet u mbuluan gjithnjë e më shumë nga taksimi i përgjithshëm.

Në vitet 1980, Presidenti i SHBA-së Ronald Reagan dhe kryeministrja e Britanisë Margaret Thatcher në mënyrë të pavullnetshme e zgjeruan objektivin e mirëqenies shoqërore paralelisht me çmontimin prej tyre të institucioneve dhe ligjeve që qenë krijuar për të mbrojtur pagat dhe vendet e punës. Ndërsa si pagat ashtu edhe vendet e punës iu lanë tregut, përfitimet “në punë” apo kreditet e taksave u vendosën për t’i mundësuar punonjësve që të fitonin një “pagë minimale.” Në të njëjtën kohë, qeveritë konservatore, të alarmuara nga rritja e kostos së sigurimeve shoqërore, filluan të shkurtojnë përfitimet e shtetit të mirëqënies shoqërore.

Në këtë situatë të re dhe të rrezikshme të punës dhe pagesës së papunësisë, UBI shihet si një garanci për të ardhura bazë që më parë premtohej njëkohësisht nga puna dhe sigurimet shoqërore, e cila nuk është më e sigurtë as nga puna dhe as nga sigurimet. (Një promovues i rëndësishëm, Guy Standing i Universitetit të Londrës, ka shkruar një libër të titulluar The Precariat.) Një argument shtesë, në përputhje me këtë traditë por veçanërisht domethënës për situatën e vendeve të varfëra sot, është potenciali i UBI-t për emancipimin e grave.

Argumenti etik për UBI-n është i ndryshëm. Burimi i saj është ideja që gjendet si në Bibël ashtu edhe në ekonomiksin klasik, që thotë se puna është mallkim (ose, siç e quajnë ekonomistët, një “kosto”) e ndërmarrë vetëm për qëllim të sigurimit të jetesës. Ndërsa novacioni teknologjik shkakton rritje të të ardhurave për frymë, njerëzit do të duhet të punojnë më pak për të plotësuar nevojat e tyre.

Si John Stuart Mill ashtu edhe John Maynard Keynes panë përpara në horizontin e rritjes së kohës së lirë: riorientimi i jetës larg asaj që qe thjeshtë e vlefshme drejt asaj që duhet të jetë e bukur dhe e vërtetë. UBI ofron një rrugë praktike për të lundruar këtë tranzicion.

Shumica e armiqësisë ndaj UBI-t ka ardhur në këtë formë të dytë. Një poster gjatë fushatës së referendumit në Zcivër shtronte pyetjen, “Çfarë do të bësh kur të ardhurat e tua janë të sigurta?” Kundërshtimi ndaj UBI-t qëndron në faktin se shumica e njerëzve do të përgjigjej ndaj kësaj pyetjeje, “Nuk do të bëj asgjë.”

Por që të argumentosh se të ardhurat e pavarura nga puna do të krijojë papunësi vullnetare është moralisht e trashë dhe historikisht e pasaktë. Nëse do të qe e vërtetë, ne do të na duhej të sekuestronim të ardhurat e trashëguara. Borgjezia Europiane e shekullit të 19 qe në përgjithësi një klasë rentiese, dhe shumë pak vinin në dyshim përpjekjet e tyre për punë. Virginia Ëoolf në mënyrë të famshme shkroi se një grua që dëshiron të shkruajë letërsi “duhet të ketë para dhe një dhomë të vetën.”

Shpërthimi i robotikës ka krijuar një interes të ri për idenë e UBI-t. Vlerësime të besueshme sugjerojnë se do të jetë e teknikisht e mundshme që rreth një e katërta deri në një e treta e të gjitha vendeve aktuale të punës në botën Perëndimore do të automatizohen brenda 20 viteve të ardhëshme. Minimalisht, kjo do të përshpejtojë tendencën drejt vështirësimit të mëtejshëm të situatës me vendet e punës dhe të ardhurat. Në rastin më të keq, automatizimi do të bëjë një pjesë të madhe të popullsisë të panevojshme.

Një kundërshtim standard ndaj UBI-t si një mënyrë për të zëvendësuar të ardhurat e munguara nga vendet e punës që po zhduken është se UBI në thelb është tepër i kushtueshëm. Kjo varet pjesërisht nga ajo se çfarë parametrash përdoren, varet para së gjithasht nga niveli i të ardhurave që do të përcaktohet nga UBI dhe nga cilat përfitime UBI do të zëvendësojë apo nga fakti nëse vetëm nënshtetasit apo të gjithë rezidentët mund të përfitojnë e të tjera.

Por kjo nuk është çështja më e rëndësishme. Aktualisht ka prova të shumta dhe bindëse se pjesa më e madhe e të ardhurave të krijuara nga rritja e produktivitetit përgjatë 30 viteve të fundit kanë shkuar te super të pasurit. Dhe kjo nuk është e tëra: 40% e të gjitha përfitimeve të krijuara nga Lehtësimi Sasior në Mbretërinë e Bashkuar kanë shkuar te 5% e familjeve më të pasura, jo për shkak se ato qenë më produktive, por për shkak se Banka e Anglisë e ka drejtuar keshin drejt tyre. Edhe një ndryshim i pjesshëm i kësaj tendence të gjatë dhe negative në pasuri dhe të ardhura nuk do të jetë në gjendje të financojë të ardhura bazë modeste.

Përtej kësaj, një skemë UBI mund të dizenjohet për t’u rritur në përputhje me nivelin e përgjithshëm të ekonomisë. Automatizimi do të sjellë rritje të fitimeve, për shkak se makineritë e bëjnë punën e njeriut të tepërt dhe nuk kërkojnë paga.

Për sa kohë ne nuk e kemi ndryshuar sistemin tonë të gjenerimit të të ardhurave, nuk do të ketë ndonjë mënyrë për të ndaluar përqendrimin e pasurisë në duart e të pasurve dhe të pak sipërmarrësve të jashtëzakonshëm. Një UBI që rritet në përputhje me produktivitetin kapital mund të sigurojë që përfitimet e automatizimit të shkojnë te shumica dhe jo vetëm te pakica.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Basic Income Revisited

Etiketa: KapitalizmikostoletërsiLIBPagatpakicaParaProject SyndicatePunaPunëPunëtorPunëtorëQeveriaReferendumRefuzimiSHSHBAvotuesitZvicër
Tjetri
Europa pas Brexit

Europa pas Brexit

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.