AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Maqedonia akuzohet për standarde të dyfishta të paraburgimit

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
10 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Burgu Idrizovë në Maqedoni. Foto: BIRN

Gjykatat maqedonase shpesh i mbajnë njerëzit e zakonshëm në paraburgim për më shumë se një vit, ndërsa personalitetet me influencë nuk rrinë pas hekurave sikurse akuzohen, thonë aktivistët.

Burgu Idrizovë në Maqedoni. Foto: BIRN
Burgu Idrizovë në Maqedoni. Foto: BIRN

Komiteti për Mbrojtje të të Drejtave të Viktimave të Sistemit Gjyqësor, një OJQ e sapoformuar në Maqedoni nga ish të burgosurit ka nisur një fushatë për të eliminuar të gjithë keqpërdorimin e paraburgimit, duke i akuzuar gjykatat se favorizojnë individë të fuqishëm përkundrejt njerëzve të zakonshëm.

OJQ-ja ka përllogaritur se nga 250 të paraburgosur aktualisht, më shumë se 100 mbahen mbi tre muaj pa arsye të qëndrueshme pasi krimet për të cilat ata akuzohen janë relativisht të lehta.

Në fushatën e saj, të quajtur “Le të Shpëtojmë Fatet Njerëzore”, OJQ-ja nxit familjet e të paraburgosurve prej një kohe të gjatë të bashkohen.

“Fushata synon të kontaktojë me familjet dhe të analizojë dokumentet e të burgosurve të cilët pretendojnë se po mbahen pa bazë dhe më pas t’i paraqesë kërkesë gjykatës për zëvendësimin e paraburgimit me masa të tjera alternative”, tha Vane Cvetanov, kreu i OJQ-së dhe një ish i burgosur.

Komiteti pretendon se gjykatat kanë standarde shumë më të buta për politikanët e nivelit të lartë dhe kolegët e tyre që po hetohen nga Prokuroria Speciale për krime të rënda që variojnë nga shkeljet me zgjedhjet deri te përgjimi i paligjshëm dhe shpërdorimi i detyrës.

Pavarësisht kërkesave për paraburgim apo arrest shtëpie për disa ish-ministra dhe zyrtarë të lartë të përfshirë në gjashtë raste të hapura nga Prokuroria Speciale, gjykata penale e Shkupit ka dhënë arrestit shtëpie vetëm për kryebashkiakun, Vladimir Taleski i cili po hetohet për shpërdorim detyre.

“Ne duam të inkurajojmë gjykatat dhe gjyqtarët të kenë standarde të barabarta për qytetarët, të japin të njëjtat vendime kundrejt politikanëve të privilegjuar dhe njerëzve të zakonshëm,” tha Cvetanov.

Rasti më i njohur për paraburgimin e gjatë në vitet e fundit është ai i gazetarit Tomislav Kezarovki, i cili në vitin 2013 kaloi gjashtë muaj pas hekurave përpara se të gjykohej.

Ai akuzohej për zbulimin e identitetit të një dëshmitari të mbrojtur në një gjyq për vrasje, në një artikull që shkroi në 2008.

Komiteti u ankua gjithashtu për trajtimin çnjerëzor në paraburgim.

BIRN kontaktoi me Drejtorinë e Burgjeve, që është pjesë e ministrisë së drejtësisë, për të marrë një përgjigje për akuzat, por Drejtoria nuk iu përgjigj në kohë akuzave të bëra kundrejt saj.

Disa vëzhgues ndërkombëtar dhe vendas të të drejtave të njeriut kanë thënë prej vitesh se autoritetet po abuzojnë me procedurat e paraburgimit në Maqedoni.

Etiketa: aktivistAktivistëArrestarrest shtëpieBIRNfushataGjykataGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarKrimeMaqedoniMaqedoniaMasambrojtjeparaburgimProkuroriaProkuroria SpecialeShpërdorim detyrevrasjeZgjedhjet
Tjetri
Bullgaria refuzon fajin për armët e saj në Siri

Bullgaria refuzon fajin për armët e saj në Siri

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.