AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Punimet në rrugët kryesore në ndërtim, të bllokuara

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
10 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një ekskavator duke punuar në projektin e Lungomares në Vlorë, ku punimet vijojnë të ecin ngadalë mbi një vit përtej afatit kontraktual të punimeve. Foto e 15 majit 2016. Gent Shkullaku/LSA

Në Kuvendin e Shqipërisë, Ministri i Financave Arben Ahmetaj pranoi se punimet në autostradat e Fierit dhe Vlorës janë bllokuar si pasojë e problemeve që firma sipërmarrëse ka me nënkontraktorët e vet, ndërsa autostrada Tiranë – Elbasan vijon të zvarritet.

Një ekskavator duke punuar në projektin e Lungomares në Vlorë, ku punimet vijojnë të ecin ngadalë mbi një vit përtej afatit kontraktual të punimeve. Foto e 15 majit 2016. Gent Shkullaku/LSA
Një ekskavator duke punuar në projektin e Lungomares në Vlorë, ku punimet vijojnë të ecin ngadalë mbi një vit përtej afatit kontraktual të punimeve. Foto e 15 majit 2016. Gent Shkullaku/LSA

Dy akset kryesore rrugore në ndërtim gjatë mandatit të qeverisë aktuale, bajpasi i Fierit dhe ai i Vlorës janë bllokuar dhe punimet ka gjasa do të shtyhen përtej afatit të përcaktuar në kontratë, u bë e ditur në martën në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.

“Një nga problematikat kryesore të “bypass”-it të Fierit është edhe kostoja e ulët jo reale e tenderimit dhe çështja kryesore ka të bëjë me kontraktorët dhe nënkontraktorët. Të dyja “bypass”-et janë në tryezë për bisedime intensive të qeverisë për zgjidhje”, deklaroi ministri i Financave Arben Ahmetaj në një seancë të komisionit parlamentar të ekonomisë ku u diskutua Akti Normativ për ndryshimin e buxhetit të shtetit.

Të dy rrugët kanë rëndësi të veçantë për lehtësimin e qarkullimit në akset kryesore rrugore të Shqipërisë pasi synojnë të devijojnë trafikun nga dy qytete të mëdha të Shqipërisë së jugut. Të financuara me kredi të huaja nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Banka Europiane e Investimeve, (BEI), këto janë të vetmet rrugë të reja të nisura gjatë mandatit të qeverisë aktuale dhe duhej të përfundonin së ndërtuari rreth vitit 2017, por punimet pritet të zgjaten më tej pasi në këto rrugë prej muajsh nuk punohet.

Bajpasi i Fierit është një autostradë 22 kilometra e gjatë që duhet të lidhë zonën e Mbrostarit me autostradën ekzistuese Levan – Vlorë pranë qytezës së Levanit duke shmangur kalimin në qytetin e Fierit dhe rrethinat e tij për mjetet që udhëtojnë në aksin veri – jug. Gjatë projektimit, kjo autostradë u vlerësua se do të kushtonte rreth 60 milionë euro, të gjitha të financuara me kredi. Por në tenderin e zhvilluar, kompania italiane Serenissima ofroi kryerjen e punimeve për më pak se 40 milionë euro, 20 milionë më pak se sa fondi limit. Lajmi i mirë i kursimit të parave gjatë tenderimit duket se nuk do të vijojë gjatë, për shkak se Ahmetaj deklaroi sakaq se kryerja e punimeve për këtë shumë është “joreale” duke sugjeruar se tashmë do t’i bjerë qeverisë të hyjë në bisedime me kompaninë sipërmarrëse për të paguar para shtesë. Dega e kompanisë sipërmarrëse në Shqipëri, Serenissima Costruzioni Tirana, deklaroi bilanc me humbje prej 156 milionë lekësh (rreth 1.1 milionë euro) për vitin 2015, pasi pati deklaruar humbje prej 166 milionë lekësh në vitin 2014.

Kompania duket se është në paaftësi paguese pasi në Qendrën Kombëtare të Biznesit janë regjistruar pesë praktika për bllokimin e aksioneve të kompanisë nga kompani përmbarimore të cilat po përpiqen të mbledhin detyrime të ndryshme të prapambetura.

E njëjta kompani ka fituar gjithashtu tenderin për ndërtimin e rrugës tjetër të rëndësishme, bajpasit të Vlorës, një projekt që parashikon ndërtimin e një rruge 29 kilometra të gjatë, kostoja e të cilës qe vlerësuar në 53 milionë euro, por tenderi për të u fitua nga kompania Serenissima për 35,3 milionë euro. Rruga duhet të lidhë autostradën ekzistuese në hyrje të qytetit të Vlorës me rrugën e bregut të jugut pranë Orikumit, duke kaluar në kodrat mbi qytetin e Vlorës në lartësinë 300-500 metra mbi nivelin e detit dhe duke hequr trafikun drejt bregut nga qendra e qytetit. Kontrata u nënshkrua në mars 2015 dhe punimet duhej të përfundonin brenda 30 muajve, ose rreth fillimit të vitit 2018.

Segmenti tjetër rrugor ku punimet janë bllokuar tashmë prej vitesh është autostrada Tiranë – Elbasan. Këtu, kompania fituese e tenderit COPRI – AKTOR ka raportuar humbje të stërmëdha prej dhjetëramilionë eurosh gjatë viteve të fundit.

Etiketa: AhmetajAkti normativArben AhmetajautostradAutostradaBERZHbisedimeelbasanEurokrediParaQendrën Kombëtare të BiznesitSHshqipShqipëriTiranaVlorëzhvillim
Tjetri

Maturantët protestojnë përpara parlamentit, kërkojnë dorëheqjen e ministres Nikolla

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.