AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Opinion

Mbi procesin e vetingut të një gjyqësori të korruptuar

Nita ShalangaNita Shala
10 years më parë
në Artikull kryesor Opinion, Nyje Debati, Opinion
Koha e leximit: 7 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Çekiçi i gjyqtarit | Foto ilustrim nga Wikimedia

Vetingu e ka origjinën në drejtësinë tranzicionale dhe përdoret në fazat e para pas kalimit nga një sistem totalitar në demokraci kushtetuese. Një proces vetingu transparent dhe i plotë garanton një të ardhme për një Shqipëri të së drejtës.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, anetarët Vladimir Kristo dhe Sokol Berberi, gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese | Foto nga : LSA
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, anetarët Vladimir Kristo dhe Sokol Berberi, gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese | Foto nga : LSA

Propozimi për të zhvilluar procesin  e vetingut të gjyqësorit në Shqipëri është prodhim vendor dhe përpjekje inovative për të zgjidhur një dilemë të sundimit të ligjit. Një proces rivlerësimi serioz dhe transparent, jo vetëm do të ndikojë në përmirësimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri, por do të krijojë bazat për të mësuar si shembull suksesi për adoptim në kontekste të ngjashme nëpër botë.  Vetingu e ka origjinën në drejtësinë tranzicionale dhe përdoret në fazat e para pas kalimit nga një sistem totalitar në demokraci kushtetuese apo pas shpalljes së paqes në përfundim të një lufte. Një shembull i veçantë, në të cilin vetingu është përdorur si mjet për të luftuar specifikisht korrupsionin në gjyqësor është rasti i shtetit të Kenias në Afrikë. Rrjedhimisht, është me vlerë të mësohen problemet që nxjerr procesi i vetingut në kontekstin e origjinimit të tij dhe kur adaptohet për të luftuar korrupsionin në gjyqësor, si në rastin e Kenias, për të kuptuar ngërçet e mundshme dhe evituar rënien pre të tyre.

Çfarë është vetingu

Vetingu apo procesi i verifikimit është mekanizëm në kuadër të garancive për mospërsëritje të shkeljeve të rënda të drejtave të njeriut, për të pastruar kryesisht forcat ushtarake dhe policinë, por edhe ekzekutivin dhe gjyqësorin. Ky mekanizëm vjen në shprehje në situatat e pas-luftës apo pas kalimit nga një rend totalitar në demokraci për reformim të institucioneve nga subjektet e përfshira në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, apo shkelje të të drejtës ndërkombëtare humanitare. Në konceptualizimin e procesit të vetingut, fokusi është vënë tek rezultati final, domethënë vrasja, tortura, zhdukja e detyruar, apo shkeljet e tjera të ngjashme me qëllim mospërsëritje të tyre- diagnoza është konsideruar të jetë largimi i subjekteve dhe riorganizimi i institucioneve, vendosja e një fryme të re që njeh dhe mbron të drejtat e njeriut. Në kuadër të Kombeve të Bashkuara, ka vite që funksionon një Raportues Special, Pablo de Greiff, që promovon ndërkombëtarisht të drejtën për të ditur të vërtetën, për të gjykuar shkelësit, për të dhënë riparime për viktimat dhe të drejtën, në garanci për mospërsëritje të shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut.

 Në El Salvador, marrëveshja e paqes rezultoi në ngritjen e një Komisioni të përkohshëm me qëllim demolimi të forcave të armatosura, identifikoi aktorët që shërbyen para dhe gjatë luftës, dhe largoi nga detyra më shumë se njëqind zyrtarë të policisë dhe forcave të armatosura me arsyetimin se ata mund të vazhdonin modelin e sjelljes së vjetër në institucionet e reja dhe sabotonin proceset e ndryshimit në pasluftën e El Salvadorit. Në vendet post-komuniste të Evropës Lindore dhe Jug Lindore, përfshirë dhe Shqipërinë, u ndërmorrën praktika verifikimi të pjesshme për largimin nga pozicionet drejtuese të figurave të kompromentuara.

Në secilën nga këto raste, kritikë kryesore ka qenë (i) mungesa e transparencës në përzgjedhjen e subjekteve që bëjnë verifikimin, (ii) mungesa e transparencës në përzgjedhjen e subjekteve për t’u verifikuar; (iii) përdorja e provave të pasigurta për të eliminuar personat specifikë të padëshiruar nga ekzekutivi; (iv) dhe fokusi në institucione specifike (si policia) dhe anashkalimi i verifikimit të gjyqësorit e posaçërisht ekzekutivit. Duke pasur parasysh këto mangësi, në Kosovën e pasluftës në vitin 2009 me iniciativë dhe nën udhëheqjen e komunitetit ndërkombëtar, u ndërmorr një proces i tërësishëm vetingu për të pastuar gjyqtarët e kohës së Yugosllavisë që mund të tregonin tendencë mungese informacioni mbi të drejtat e njeriut dhe legjislacionin e ri në Kosovë. 898 gjyqtarë e prokurorë u bënë pjesë e një procesi ri-emërimi dhe vetëm 50% e gjyqtarëve dhe prokurorëve në detyrë kaluan testin e etikës dhe testin profesional, dhe morën riemërimin si gjykatës apo prokuror. Edhe në këtë rast, paçka se nën vëzhgimin e komunitetit ndërkombëtar, procesi i vetingut nuk kaloi pa kritika për influencën e politikës kosovare në proces.

 Ndërhyrjet për të reformuar një gjyqësor të korruptuar 

Problemi është ai që shumë demokraci kushtetuese të reja ballafaqohen t’i japin zgjidhje: Çfarë duhet bërë në një demokraci kushtetuese nëse gjyqësori konfirmohet të jetë mekanizëm i dështuar në mbrojtjen e sundimit të ligjit? Në demokracitë e qëndrueshme, hetimi dhe disiplinimi i gjyqësorit lihet në dorë të organeve të përbëra kryesisht apo tërësisht nga gjyqtarë, me qëllim të mbrojtjes së pavarësinë institucionale. Por, një qasje e tillë bëhet e paaplikueshme kur ka më shumë se “pak mollë të kalbura” në gjyqësor. Demokracitë e reja nga Europa Lindore në Amerikë Latine orvaten të gjejnë mënyra efektive për të siguruar integritetin dhe funksionimin e rregullt të gjyqësorit, por nuk ekziston një model i konsoliduar përmes të cilit të mund të trajtohet kjo sfidë. Vetingu, si praktikë e adoptuar nga drejtësia tranzicionale (një kontekst komplet tjetër), mund të jetë mjeti i duhur për t’i dhënë zgjidhje problemit të korrupsionit.

Korrupsioni i thellë i gjyqësorit mund të shpjegohet në skemën e mendimtarit të çmuar anglez, Jeremy Bentham, sipas të cilit çdo njeri përllogarit përfitimet ekonomike apo sociale dhe pasojat e pakëndëshme të një veprimi të caktuar, para se të angazhohet në të. Meqenëse në këto terma, natyra njerëzore konsiderohet të jetë lakmitare; edhe anëtarët e gjyqësorit, duke mos u monitoruar dhe duke ditur që mundësitë për t’u ndjekur penalisht janë minimale, përdorin korrupsionin si mënyrë për të ushqyer grykësinë e tyre. Por, duke u njohur liria e veprimit në kuadër të performimit të funksioneve të tyre, gjyqtarët kanë shumë diskrecion dhe kjo gjë shpjegon se si janë në gjendje “t’ia hedhin” edhe pse angazhohen në aktivitete korrupsioni, duke keqpërdour diskrecionin.

Në këtë situatë, procesi i vetingut vjen në shprehje si rrugë mesi, mes shkarkimit nga detyra të të gjithë gjyqtarëve e prokurorëve dhe lejimin e të gjithëve në pozicionet aktuale. Qëllimi ka minimizimin e humbjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndershëm dhe me përvojë, duke siguruar që ata që mbesin janë të besueshëm dhe të aftë për të ruajtur sundimin e ligjit. I tërë procesi prek në mënyrë të qartë gjyqtarët dhe prokurorët individualë, por duke ekspozuar shkeljet e të tjerëve sigurisht forcon kredencialet e disave, si në rastin e ministrit të Drejtësisë Maraga në Kenia.  

Rasti i Kenias 

Në Kenia, vetingu u adoptua si mjet konfrontimi të korrupsionit të gjyqtarëve, vendimet e të cilëve ishin arbitrare, në favor të zyrtarëve të ekzekutivit dhe rrjedhimisht reflektonin mungesë koherence dhe arsyetimi ligjor.  Një iniciativë e parë për të përdorur vetingun u ndërmorr në vitin 2003, duke tërhequr vëmendje të madhe nga ekspertët e drejtësisë tranzicionale. Presidenti i atëhershëm i shtetit, Mwai Kibaki, kryesisht për efekt mediatik, njoftoi ndërmarrjen e një operacioni radikal për çrrënjosjen e korrupsionit në gjyqësor. Ai emëroi dhe u besoi një grupi gjykatësish mbledhjen e provave dhe kryerjen e dëgjimeve disiplinore. Si rezultat vetëm një numër i vogël gjyqtarësh u bënë pre e procesit, emrat e të cilëve u bënë publike nga Presidenti, si “gjyqtarët e korruptuar” edhe para se të fillonte procesi dëgjimor kundër tyre. Si përfundim, procesi u përdor për hakmarrje lokale, dhe pak nga këto raste dëgjimore rezultuan në investigim të plotë dhe shpallje fajësie. Si rrjedhojë, tentativa e parë e adoptimit të procesit të vetingut për përgjigje ndaj korrupsionit u konsiderua tendencioze dhe e parregullt. Një qasje e re është ndërmarrë po në Kenia në vitin 2008, me votimin e Ligjit për Verifikimin e Gjyqtarëve. Vetingu në këtë rast konsiston në identifikimin e gjyqtarëve të korruptuar duke bërë vlerësim etik dhe profesional, për të identifikuar lëshimet e mundshme ligjore të rëndësishme në vendimdhënie. Në këtë rast, Bordi i Verifikimit përjashton gjyqtarët dhe përdor ekspertizën ligjore nga Kenia si dhe eksperiencën e gjyqtarëve ndërkombëtarë. Vlerë e shtuar në këtë proces është gjithëpërfshirja në grupe verifikimi, që përbëhen nga 9 anëtarë: tre avokatë nga Kenia, tre përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe tre gjyqtarë aktualë apo të pensionuar nga juridiksione të tjera. Gjithashtu, seancat dëgjimore janë bërë publike. Ishte David Maraga, aktualisht Ministër Drejtësie, i cili në fillim të procesit të vetingut kërkoi që të ishte i pari që të hetohej me seancë publike verifikimi, dhe me përfundimin pozitiv të seancës dëgjimore konfirmoi “pastërtinë” e tij dhe distancoi veten nga të korruptuarit.

Vetingu në Shqipëri

 Në rastin e Shqipërisë, në këtë fazë, nevoja për proces të pastrimit të gjyqësorit nuk vjen si nevojë e ndryshimit të nomenklaturave të një regjimi totalitar që i paraprin rendit demokratik apo si rrjedhojë e përfshirjes së gjyqësorit në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut; por, si nevojë për të luftuar fenomenin e korrupsionit në gjyqësor dhe kthyer besueshmërinë në sistemin e drejtësisë. Në pritje të përgjigjes nga Komisioni i Venecias për Ligjin për Rivlerësim Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, është e rëndësishme t’i njihet rëndësia e merituar procesit të vetingut dhe efekti thelbësor që mund ketë në të ardhmen e Shqipërisë si shtet i së drejtës. Duke njohur ngërçet kryesore për sa i përket përzgjedhjes së subjekteve që bëjnë verifikimin, përzgjedhjes së emrave që verifikohen, dhe mënyrës se në sa detaj dhe konform ligjit të vetingut bëhet ky verifikim është shumë me vlerë anagazhimi i ekspertëve të pakompromentuar dhe verifikimi i thellë i sa më shumë nga numri total i rreth 380 gjyqtarëve dhe 320 prokurorëve. Një rol shumë të rëndësishëm pritet që ta luajmë ne, secili qytetar, përmes interesimit për të marrë sa më shumë informacion mbi mbarëvajten e procesit të vetingut: një proces vetingu transparent dhe i plotë garanton një të ardhme për një Shqipëri të së drejtës.

Etiketa: Bashkim DedjademokraciDrejtësiaEuropaFinalGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseGjyqgjyqtarInvestigimKomisioni i VeneciasKorrupsioniKosovëkushtetueseLiriaLokaleLufteMarrëveshjaoperacioniParaPoliciaProcesi i vetingutprodhimprokurorReformimrivlerësimiSHshqipShqipëritorturaVendimetverifikimVetinguVrasja
Tjetri
Libri i të përndjekurit nga Kosova turbullon dashurinë për Enverin

Libri i të përndjekurit nga Kosova turbullon dashurinë për Enverin

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.