AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Dy deputetë dhe një kryebashkiak kapen nga ligji i dekriminalizimit

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
9 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputeti Shkëlqim Selami (majtas), kreu i bashkisë Kavajë Elvis Rroshi (qendër), deputeti Dashamir Tahiri (djathtas) | Foto nga : LSA

Prokuroria e Përgjithshme bëri të ditur sot se verifikimet me drejtësinë e huaj zbuluan deputetët Tahiri e Selami si dhe kryebashkiakun Elvis Rroshi si persona që duhet të ndalohen të mbajnë poste publike në bazë të ligjit të dekriminalizimit.

Deputeti Shkëlqim Selami (majtas), kreu i bashkisë Kavajë Elvis Rroshi (qendër), deputeti Dashamir Tahiri (djathtas) | Foto nga : LSA
Deputeti Shkëlqim Selami (majtas), kreu i bashkisë Kavajë Elvis Rroshi (qendër), deputeti Dashamir Tahiri (djathtas) | Foto nga : LSA

Prokuroria e Përgjithshme deklaroi sot se dy deputetë dhe një kryebashkiak duhet të ndalohen të mbajnë poste publike dhe do të humbasin mandatet që kanë për shkak se nuk kanë deklaruar të dhëna mbi të shkuarën e tyre kriminale.

Drejtoresha e Kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm Fjorida Ballauri deklaroi se deputetët Dashamir Tahiri i Partisë Demokratike dhe Shkëlqim Selami i Lëvizjes Socialiste për Integrim, humbasin mandatin në bazë të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, pasi nuk kanë deklaruar episodet e tyre penale të së shkuarës. Po kështu, edhe kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi, duhet të lërë mandatin për shkak të dënimeve për disa vepra penale të padeklaruara ndërkohë që kryebashkiaku rezulton edhe person i dyshuar për trafik droge me një emër tjetër, deri në vitin 2015.

Prokuroria bëri të ditur se deputeti i Vlorës Dashamir Tahiri është raportuar nga policia italiane në qytetin e Foxhias për falsifikim parash ndërsa në një rast të dytë, është dënuar me 9 muaj burg më 1999 në qytetin e Ravenës për përdorim dokumentesh të falsifikuara. Sipas prokurorisë, Tahiri ka mbrojtur veten duke thënë se qe viktimë e rrethanave të pafat.

Deputeti tjetër po nga Vlora, Shkëlqim Selami, por që i përket partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, ka pasur një masë sigurie arrest me burg në qytetin e Brindizit në Itali, i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, në një ngjarje të ndodhur në vitin 1994. Por kjo masë sigurie raportohet se është ekzekutuar në vitin 2006.

Elvis Rroshi ka një histori të pasur penale, i dënuar në rininë e tij në Itali e më pas, i përzënë në Zvicër dy herë dhe i dyshuar për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike në vitin 2015.

Rroshi, i cili ka qenë personi simbol i përfshirjes së krimit në skenën politike të vendit, deklaroi dorëheqjen e tij në Facebook pak muaj më parë, gjë që më vonë rezultoi e pavërtetë. Ai u arrestua dhe aktualisht është nën hetim në masën e sigurisë Arrest Shtëpie për mosdeklarim të të shkuarës kriminale.

BIRN raportoi në qershor 2015 se tre kandidatë për kryebashkiakë, mes të cilëve, edhe Rroshi, kishin lidhje me ngjarje kriminale. BIRN arriti të zbulojë në atë kohë episodin e lidhur me trafikun e drogës në Zvicër në vitin 1994.

Ligji për Pastërtinë e Figurës, i njohur gjerësisht si Ligji i Dekriminalizimit, u miratua me konsensus në fund të vitit 2015, ndërkohë që Partia Socialiste, e cila qe e akuzuara kryesore për integrimin e elementëve kriminalë në jetën politike të vendit, këmbëngulte se mes rradhëve të saj nuk kishte të dënuar. Verifikimi i fakteve vërtetoi të kundërtën. Aktualisht, Partia Demokratike, Partia Socialiste, Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet si dhe Partia KristianDemokrate rezultojnë se kanë aktualisht apo kanë pasur në të shkuarën së paku një zyrtar me precedentë veprash të rënda penale.

Etiketa: ArrestArrest me burgarrest shtëpieBIRNBurgdeputetDrogeElvis RroshiFacebookHetimIntegrim dhe UnitetItaliKryebashkiakLëvizja Socialiste për IntegrimLigji i dekriminalizimitmandatetMASMosdeklarimorganizatë kriminalePartiaPartia DemokratikePartia DrejtësiPartia SocialistePartisë DemokratikePoliciaposte publikeProkuroriaProkuroria e PërgjithshmeSHTrafikTrafik DrogeVloraVlorëZvicër
Tjetri
Donald Trump zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara

Lajme të këqija për punëtorët amerikanë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.