AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Deputeti Alfred Peza nën hetim për pasurinë dhe konfliktin e interesit

Lindita ÇelangaLindita Çela
9 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputeti Alfred Peza. Foto: Malton Dibra/LSA

Pasi Mirela Ndini, bashkëshortja e deputetit socialist Alfred Peza u shfaq si aksionere e Bankës Credins, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave njoftoi sot hapjen e hetimeve për origjinën e pasurisë 100 milionë lekë si dhe për konflikt të mundshëm interesi.

Deputeti Alfred Peza. Foto: Malton Dibra/LSA
Deputeti Alfred Peza. Foto: Malton Dibra/LSA

Inspektoriati njoftoi sot nisjen e hetimeve pas publikimit në media të një kontrate të nënshkruar në mars të vitit 2015 mes Aleksandër Pilo dhe Mirela Ndini, në të cilën Pilo i shiti Ndinit 1 për qind të aksioneve të Banka Credins SH.A përkundrejt një shume prej 113 milionë lekësh (rreth 820 mijë euro). Mirela Ndini është bashkëshortja e deputetit socialist Alfred Peza, i cili më parë ka punuar si gazetar. Peza deklaroi pas publikimit të lajmit se paratë për blerjen e aksioneve janë kursime të familjes së tij dhe se janë deklaruar prej tij në deklaratën e pasurisë në ditën kur ai u shpall deputet i kuvendit.

Sipas njoftimit për shtyp të ILDKPDI, “Objekt i këtij kontrolli nuk do të jenë vetëm pasuritë e subjektit në fjalë, burimet e krijimit dhe ligjshmëria e tyre, por gjithashtu edhe gjendja e konfliktit të interesit”.

Peza këmbëngul se paratë e blerjes së aksioneve janë të ligjshme. Pas publikimit të lajmit të hapjes së hetimeve, ai shkroi në Facebook: “Mirëpres kontrollin e plotë dhe hetimin administrativ që ILDKP ka nisur sot në lidhje me pasurinë e familjes time.”

Zbulimi i kontratës së vitit 2015 javën e kaluar shkaktoi reagime të shumta publike. Partia Demokratike në opozitë e konsideroi ngjarjen skandal dhe pasqyrë të nivelit të lartë të korrupsionit në qeverisjen e vendit. “Në të vërtetë, skandali i pasurisë 1 miliardë e 100 milionë lekë të deputetit Alfred Pezës, tregon pellgun e madh të korrupsionit të kësaj maxhorance. Miliardat e Pezës janë vetëm pjesa e dukshme e miliardave që kanë përfituar deputetë, ministra e njerëz të afërt me Edi Ramës qysh ditën e parë që erdhën në pushtet,” deklaroi një zëdhënëse e Partisë Demokratike të dielën.

Alfred Peza, është ish gazetar me karrierë të gjatë në median shqiptare ndërsa në vitin 2013 u zgjodh deputet nga listat e Partisë Socialiste në Qarkun e Elbasanit.

Banka Credins është aktualisht një nga dy bankat e vetme me kapital kryesisht shqiptar në Shqipëri. Sipas të dhënave mbi aksionerët e kësaj banke të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Ndini bleu afro 523 mijë aksione ose 1 për qind të aksioneve të bankës me vlerë nominale prej 54 milionë lekësh nga Aleksandër Pilo, një nga aksionerët më të hershëm të bankës. Kontrata e transferimit, e publikuar në prill 2015 në QKB tregon se këto aksione u blenë nga Ndini për 113 milionë lekë. Që nga prilli i vitit 2015, Banka Credins ka ndërmarrë disa herë rritje të kapitalit aksioner përmes moshpërndarjes së fitimeve apo përmes emetimit të kuotave të reja të aksioneve. Aktualisht Ndini disponon 0.79 për qind të aksioneve të bankës.

Inspektoriati dhe drejtuesi i inspektoriatit Shkëlqim Ganaj kanë qenë nën akuza gjatë kohëve të fundit për inaktivitet në hetimin e rasteve të dyshuara për pasuri të pajustifikuara për  konflikt interesi. Prokuroria e Përgjithshme ka hapur aktualisht hetime ndaj Ganajt për mungesë hetimesh.

Zyrtarët e lartë të zgjedhur apo të emëruar kanë detyrimit të deklarojnë pasuritë dhe interesat e tyre private që nga viti 2003.

Inspektoriati pritet ta hetojë Pezën jo vetëm për burimin e pasurisë, por edhe për mundësinë e konfliktit të interesave. Sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, deputetët nuk mund të kenë interesa në kompani që ka “veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të këtyre”. Mbetet për t’u parë nëse aktiviteti i zakonshëm i Bankës Credins bie apo jo në këtë klauzolë të Kushtetutës.

Etiketa: AkuzaAlfred PezaBankatCredinsdeputetDibraEdi RamEuroFacebookgazetarHetimhetimekonfliktkonflikt interesiKontrolliMediaPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikePartisë SocialistepasuriaProkuroriaProkuroria e PërgjithshmeQendrën Kombëtare të BiznesitQKBSHShkëlqim GanajshqipShqipërishqiptare
Tjetri
Nënat refugjate ëndërrojnë për një vend të sigurt ku të lindin foshnjat (Fotoreportazh)

Nënat refugjate ëndërrojnë për një vend të sigurt ku të lindin foshnjat (Fotoreportazh)

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.