AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Reforma në drejtësi përplas ambasadorin Lu me kryeprokurorin Llalla (i përditësuar)

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
9 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ambasadori i ri Amerikan në Tiranë, Donald Lu, duke folur gjatë konferencës së parë për shtyp në Shqipëri | Foto nga : Adnan Beci/LSA

Ambasadori amerikan, Donald Lu denoncoi kryeprokurorin Adriatik Llalla si “armik” të reformës në drejtësi, ndërsa mori si përgjigje akuza të ashpra për shantazh dhe presion ndaj institucionit të Prokurorisë.

Ambasadori i ri Amerikan në Tiranë, Donald Lu, duke folur gjatë konferencës së parë për shtyp në Shqipëri | Foto nga : Adnan Beci/LSA
Ambasadori i ri Amerikan në Tiranë, Donald Lu, duke folur gjatë konferencës së parë për shtyp në Shqipëri | Foto nga : Adnan Beci/LSA

Ambasadori Donald Lu lëshoi një deklaratë tjetër të fortë në kuadër të Reformës në Drejtësi duke shënjestruar kryeprokurorin Adriatik Llalla si  një nga kundërshtarët e reformës.

Duke folur në një konferencë të titulluar “Ne populli: Pjesëmarrja Qytetare dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë”, organizuar nga KRIIK Albania dhe Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë që po zhvillohet sot në Tiranë, Lu deklaroi se kryeprokurori Adriatik Llalla duket se ka shkelur kushtetutën e re të vendit që u miratua vitin e kaluar pasi në procedurën e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, dërgoi për short tre kandidatë për tre poste, efektivisht duke paracaktuar fituesit.

“Prokurori i Përgjithshëm është kundër reformës në drejtësi. Për më shumë se 18 muaj ka folur kundër reformës”, deklaroi Lu.

“Populli shqiptar duhet t’i tregojë këtyre njerëzve të fuqishëm që po vëzhgon. Partnerët ndërkombëtarë do mbështesin përpjekjet e tyre”, shtoi ambasadori.

Pas akuzave të drejtpërdrejta të ambasadorit të SHBA-së, Prokuroria e Përgjithshme u përgjigj me një deklaratë për shtyp, duke e cilësuar fjalën e Lu si  “sulm të hapur, të paprecedentë dhe jo-diplomatik”.

Prokuroria e Përgjithshme e akuzoi ambasadorin Lu se po ushtronte shantazh ndaj institucionit për mbyllje hetimesh, përmes vendimit për heqjen e vizave ndaj disa prokurorëve. Ajo hodhi poshtë akuzat se po pengon reformën për drejtësi, por shtoi se Kushtetuta e Shqipërisë ka shumë paqartësi, “të cilat kanë shkaktuar kaos institucional të papranueshëm”.

“Prokuroria e Përgjithshme i bën të qartë zotit Lu se, nëse është mësuar të jetë zot në ambjentet e politikës shqiptare, këtë nuk mund ta realizojë me institucionin e Prokurorisë,” thuhet në deklaratën e Prokurorisë së Përgjithshme.

“Këto presione të Ambasadorit Amerikan në Tiranë janë tipike sorosiane, të cilat kërkojnë të manipulojnë opinionin publik dhe të zhvlerësojnë institucionet,” shtohet aty.

Përplasja e hapur mes ambasadorit Donald Lu dhe prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla erdhi pas përpjekjeve të Prokurorisë për të bllokuar serverin e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive si dhe pas shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Prokuroria urdhëroi nëntorin e kaluar bllokimin e arkivës së ILDKPKI pasi hapi hetime me nismë të vet kundër kreut të këtij institucioni Shkëlqim Ganaj me argumentin se ka dyshime që ky i fundit ka shkelur ligjin pasi nuk ka hetuar në mënyrë administrative rastet e dyshuara të konfiktit të interesit të disa deputetëve që kanë kryer marrëdhënie biznesi me shtetin.

Ndërhyrja e pazakontë e Prokurorisë dhe kërkesa për të bllokuar të gjithë arkivën fizike dhe elektronike të ILDKPKI-së u pa si një përpjekje për të bllokuar përdorimin e kësaj arkive në procesin e pritshëm të vetingut. Arkiva e ILDKPKI mbart mijëra deklarata vjetore të pasurive dhe të të ardhurave që gjykatësit dhe prokurorët kanë plotësuar çdo vit që nga viti 2004. Kjo arkivë do të jetë një nga burimet kryesore të vendimmarrjes së komisionit të vetingut për të parë pastërtinë e figurës së gjykatësve dhe prokurorëve.

“Në nëntor dhe dhjetor prokurorët u përpoqën dhe dështuan të sekuestronin serverin e kopjuterët e ILDKPI, të cilat janë thelbësore për vetingun”, deklaroi Lu.

Pas urdhërave të sekuestrove të prokurorisë, ILDKPKI iu drejtua gjykatave të cilat e rrëzuan Prokurorinë me argumentimin se në rast hetimi ndaj Ganajt, prokuroria mund të bllokojë dhe sekuestrojë vetëm deklaratat e zyrtarëve të rasteve të dyshuara për konflikt interesi por jo të gjithë arkivën.

Procesi i Vetingut pritet të nisë fillimisht me drejtuesit e institucioneve të reja të drejtësisë, të cilat do të zëvendësojnë Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Pastërtia e drejtuesve të rinj të drejtësisë është me rëndësi kyçe pasi pikërisht këta do të jenë përgjegjës për funksionimin e sistemit në gjeneratën e ardhshme.

Etiketa: AdministrativeAdriatikAdriatik LlallaAkuzademokraciadeputetGjykatëhetimeILDKPKIkonfliktkonflikt interesiKRIIKProcesi i vetingutprokurorProkuroriProkurori i PërgjithshëmProkuroriaProkuroria e PërgjithshmeReformaSHshantazhSHBAShkëlqim GanajshqipShqipërishqiptareSulm
Tjetri
Xhihadistët nga Ballkani “të lirë” në internet

Xhihadistët nga Ballkani “të lirë” në internet

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.