AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Ndryshohet kodi penal, burg për ata që kërkojnë vend pune në zgjedhje

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
9 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus, Zgjedhje 2017
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kuvendi i Shqipërisë në sesion të jashtëzakonshëm më 22 maj 2017. Foto: Malton Dibra/LSA

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e të hënës masa të ashpra për ndëshkimin e korrupsionit zgjedhor, por që duken të vështira për t’u zbatuar në realitet, ndërkohë që përdorimi i procedurës së përshpejtuar vë në dyshim kushtetutshmërinë e këtyre ndryshimeve.

Kuvendi i Shqipërisë në sesion të jashtëzakonshëm më 22 maj 2017. Foto: Malton Dibra/LSA

Nëse je i papunë dhe i afrohesh një politikani duke kërkuar punë në shkëmbim të votës, atëherë dënohesh me burg nga një deri në pesë vjet. Nëse një politikan të premton një vend pune në shkëmbim të votës, ai rrezikon të dënohet nga një deri në pesë vjet burg gjithashtu.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi falë kompromisit politik PD-PS mbrëmjen e së hënës ndryshime thelbësore në Kodin Penal, dhe ligjin për Financimin e Partive, ndryshime që vendosin masa të ashpra penale për korrupsionin zgjedhor, por që njëkohësisht ka gjasa janë ndërmarrë në shkelje të kritereve kushtetuese për ndryshimin e ligjeve të rëndësishme. Kushtetuta thotë se “Procedura e përshpejtuar nuk lejohet për shqyrtimin e projektligjeve të parashikuara në nenin 81 paragrafi 2, me përjashtim të nënparagrafit dh,”. Neni 81 sanksionon që ligjet që miratohen me tre të pestat e Kuvendit, si Kodi Penal janë ligje të tilla, të cilat nuk mund të diskutohen me procedurë të përshpejtuar. Dhe kur vjen puna se çfarë është procedura e përshpejtuar, kushtetuta thotë se ajo mund të përdoret me kërkesë të qeverisë, por në asnjë rast votimi nuk mund të bëhet pa kaluar një javë nga dërgimi i propozimit në Kuvend dhe të publikohet nga Kuvendi. Të gjitha këto nuk u morën parasysh kur marrëveshja politike u arrit fundjavën e kaluar ndërsa ndryshimet u miratuan të hënën. Kuvendi publikoi njëkohësisht propozimet dhe ligjin e miratuar të martën.

Lista e gjatë e penaliteteve të vendosura në kodin zgjedhor vijon me mësuesit, që nëse nxisin nxënësit të dalin nëpër mitingje, mund të dënohen me gjashtë deri në tre vjet burg, me drejtorët e shtetit, të cilët nëse nxisin apo shtrëngojnë punonjësit të dalin nëpër mitingje mund të dënohen po kaq si dhe shtetasit që nëse fotografojnë votën e vet mund të dënohen me 3 dhe më shumë muaj burg.

Ironikisht, këto janë ndryshime të propozuara nga Partia Demokratike, e cila pak vite më parë, kur qe në qeveri, hodhi poshtë një propozim të ngjashëm nga Partia Socialiste për dënime më të ashpra të krimit zgjedhor.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor u publikuan të martën në faqen e internetit të Kuvendit të Shqipërisë.

Ndonëse zbatimi në praktikë i këtyre masave ka gjasa do të jetë i vështirë, së paku punonjësit e shtetit, të cilët përgjatë viteve të fundit kanë qenë vazhdimisht nën kërcënimin e drejtorëve për t’u anëtarësuar apo për të kontribuar financiarisht për një parti përkatëse, tashmë kanë mundësi të përdorin ndryshimet në Kodin Penal, pasi thjeshtë presioni i një drejtori mbi punonjësit përbën vepër penale të dënueshme me burg.

Në rast se zbatohen këto masa drakoniane ndëshkimi, Shqipëria do të bëhet një vend me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Por eksperienca e deritanishme ka treguar se në fund fare, nuk janë ligjet, por mungesa e zbatimit të ligjeve ato që kanë shkaktuar problemet deri tani.

Deri tani Shqipëria ka pas konsideruar si kundërvajtje penale rastet kur komisionerë të caktuar ndryshojnë votën, shkelin fshehtësinë e votës apo hedhin vota për votues që nuk janë prezent. Në rast se kapeshin, dënimi varionte nga gjoba deri te burgu. Ndryshimet e miratuara i kanë zëvendësuar që të gjitha këto kundërvajtje me vepra penale, të cilat dënohen vetëm me burg, ky gjykatat nuk kanë më diskrecionin për të zgjedhur mes dënimit me një gjobë të lehtë dhe dënimit me burg.

Ndonëse këto kundërvajtje penale kanë qenë në fuqi edhe më parë, statistikat e Ministrisë së Drejtësisë mbi çështjet e trajtuara në gjykata tregojnë se në Shqipëri nuk ka pasur as blerje votash, as shkelje të fshehtësisë së votës. Statistikat e vitit 2013, 2014 e 2015  tregojnë një numër minimal rastesh, asnjëri prej të cilëve me burg.

Po kështu, dhënia e premtimeve për vende pune në shkëmbim të votave më herët qe klasifikuar si kundërvajtje penale dhe dënohej vetëm me gjobë, ndërsa tani dënohet vetëm me burg.

Politika e votave për vende pune konsiderohet si problemi kryesor i dekadave të fundit, për shkak se shkatërron mundësinë për ndërtimin e një administrate publike profesionale dhe të papolitizuar, por ky problem duket se është përshkallëzuar gjatë viteve të fundit me shfaqjen e partive të vogla si LSI dhe PDIU, si dhe për shkak të faktit se oferta reale nga partitë e mëdha për bashkëpunim me partitë e vogla është dhënia e posteve të drejtorëve funksionarëve të partive të vogla.

Ndryshimet

Ishte Bëhet
Neni 325

Pengimi i subjekteve zgjedhore

(Ndryshuar me ligjin nr.23/2012, datë 1.3.2012, neni 45)

Pengimi me anë të kanosjes, dhunës, apo me çdo mënyrë tjetër i subjekteve zgjedhore apo i

kandidatëve për të zhvilluar veprimtarinë e tyre në përputhje me ligjin gjatë fushatës zgjedhore,

dënohet me burgim nga tre muaj gjer në tre vjet.

Neni 325 Pengimi i subjekteve zgjedhore (Ndryshuar me ligjin nr.23/2012, datë 1.3.2012, neni 45) Pengimi me anë të kanosjes, dhunës, apo me çdo mënyrë tjetër i subjekteve zgjedhore apo i kandidatëve për të zhvilluar veprimtarinë e tyre në përputhje me ligjin gjatë fushatës zgjedhore, dënohet me burgim nga një gjer në pesë vjet.
Neni 327

Shkelja e fshehtësisë së votimit

(Ndryshuar me ligjin nr.23/2012, datë 1.3.2012, neni 48)

Shkelja e rregullave që garantojnë fshehtësinë e votimit nga ana e personave të ngarkuar me

zgjedhjet, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj gjer në dy vjet.

“Neni 327

Shkelja e fshehtësisë së votimit

Shkelja e rregullave që garantojnë fshehtësinë e votimit nga ana e zgjedhësit, nëpërmjet fotografimit të fletës së votimit, ose filmimit të saj, ose dokumentimit me çdo mjet dhe formë të mënyrës sesi ka votuar, shfaqjes së tyre tek persona të tjerë, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj deri në tre vjet. Shkelja e rregullave që garantojnë fshehtësinë e votimit nga ana e personave të ngarkuar me zgjedhjet, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet. Nxitja me ose pa shpërblim, ose detyrimi i zgjedhësit për të shkelur rregullat që garantojnë fshehtësinë e votimit, sipas paragrafit të parë të këtij neni, përbën vepër penale dhe dënohet nga një vit deri në katër vjet me burgim.”.

Neni 328 Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve (Ndryshuar me ligjin nr.23/2012, datë 1.3.2012, neni 50) Ofrimi ose dhënia e të hollave apo të mirave materiale, bërja e premtimeve për vende pune ose për favorizime të tjera në cilëndo formë, me qëllim që të marrë firmën për paraqitjen e kandidatit, për të votuar në një mënyrë të caktuar apo për të marrë pjesë ose jo në votime, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj gjer në dy vjet. Pranimi i të hollave, të mirave materiale, premtimeve dhe favorizimeve të tjera kundrejt kryerjes së veprimeve të mësipërme, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë. “Neni 328/a Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore Pjesëmarrja e një punonjësi që kryen një detyrë shtetërore në shërbimin civil ose në një funksion jopolitik në administratën shtetërore, në kundërshtim me ligjin, në aktivitetet ose fushatën zgjedhore, të një partie politike ose kandidati në zgjedhje, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet. Detyrimi ose organizimi për të marrë pjesë në veprimtari zgjedhore të një subjekti zgjedhor i nxënësve të arsimit parauniversitar nga punonjës që kryejnë një detyrë shtetërore në arsimin publik, ose detyrë a funksion në arsimin jopublik, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Detyrimi ose kërkesa drejtuar shtetasve, nga një punonjës që kryen një detyrë shtetërore, që kundër vullnetit të tyre ose nën kërcënimin e përdorimit të masave administrative ose disiplinore, për të marrë pjesë në veprimtari zgjedhore të një subjekti zgjedhor, për të marrë ose jo pjesë në zgjedhje, për të mbështetur ose jo një parti politike ose një kandidat në zgjedhje, ose për të votuar në një mënyrë caktuar, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një vit deri në tre vjet. Përdorimi nga një punonjës që kryen një detyrë shtetërore, i të mirave publike, funksionit ose veprimtarisë shtetërore, ose i burimeve financiare ose njerëzore, me qëllim favorizimin e një partie politike ose kandidati në zgjedhje, në kundërshtim me ligjin dhe qëllimin e detyrës, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një vit deri në tre vjet.”.

 

Etiketa: AdministrativeblerjeBurgDhunëDibraGjykataKodi PenalkomisionerkushtetueseKuvendKuvendiliraLSIMarrëveshjaMasaPartiaPartia DemokratikePartia SocialistePDPDIUPSPunaSHshqipShqipëriShqipëriaStatistikatVotaVotimiVotueszgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Mogherini duhet ta vazhdojë angazhimin në Ballkanin Perëndimor

Mogherini duhet ta vazhdojë angazhimin në Ballkanin Perëndimor

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.