Në një seri mbresëlënëse fotosh nga sheshi i porsa inaguruar në Tiranë, fotoreporterja Loreta Cuka sjell një “jetë të re” dhe një destinacion në dukje argëtues të qendrës së kryeqytetit përballë varfërisë në Shqipëri.
Një grup fëmijësh, por edhe kalimtarësh në moshë kanë filluar t’i përdorin shatërvanët e sheshit të rikonstruktuar “Skënderbej” për t’i shpëtuar vapës dhe temperaturave të larta të këtyre ditëve të qershorit, ndërsa imazhet e tyre janë shoqëruar me polemika për shtjetërsim të destinacionit të sheshit apo kujtesë të një realiteti të vështirë ekonomik shqiptar përballë shpenzimeve qeveritare për të ashtuquajturën Rilindje Urbane.