AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Ambasadori i SHBA-së mbështet gazetarët në betejën ligjore me gjyqtarin Gjin Gjoni

Ivan DervishingaIvan Dervishi
9 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Artikull kryesor Media Watch, Faqja e pare, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ambasadori i ri Amerikan në Tiranë, Donald Lu, duke folur gjatë konferencës së parë për shtyp në Shqipëri | Foto nga : Adnan Beci/LSA

Në një takim të premten në Tiranë, Ambasadori i SHBA-së Donald Lu shprehu mbështetjen e tij për lirinë e medias në Shqipëri dhe u solidarizua me 4 gazetarë – të cilët përballen më një padi civile të iniciuar nga gjyqtari i apelit dhe anëtari i KLD-së Gjin Gjoni, me vlerë totale 82,000 euro.

Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe gazetarët në takimin e të premtes. Foto: Ambasada Amerikane.

Aleksandra Bogdani, Besar Likmeta nga Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative dhe Adriatik Doçi dhe Elton Qyno nga Shqiptarja.com, morën mbështetjen e Ambasadorit Lu në përballjen ligjore me gjyqtarin Gjin Gjoni, për padinë e ngritur nga ky i fundit në Gjykatën e Tiranës.

Në një postim në faqen në Facebook të Ambasadës së SHBA në Tiranë, Lu ndau një foto nga takimi me katër gazetarët me diciturën “Beteja juaj, është beteja jonë” dhe me hashtagun “Nuk do të hiqja asnjë presje”.

Me pretendimin se raportimet mbi hetimet penale dhe vendimet gjyqësore përkatëse mbi pasurinë e tij familjare i kanë shkaktuar cënim të imazhit, dëm jomaterial dhe dhimbje e vuajtje shpirtërore, gjyqtari Gjin Gjoni dhe bashkëshortja e tij Elona Çaushi ngritën një padi ndaj 4 gazetarëve dhe kërkojnë në total 11 milionë lekë (€82,000) dëmshpërblim.

Në një shkrim të mëparshëm, BIRN deklaroi se i qëndron shkrimeve të publikuara dhe se është e gatshme të përballet në gjykatë me të gjitha pretendimet, duke e konsideruar padinë civile të ngritur nga gjyqtari si të pabazë.

Në seancën e parë të çështjes gjyqësore ndaj Shqptarja.com, Doçit dhe Qynos të mbajtur të enjten, gjyqtarja e çështjes Blerina Muça dha dorëheqjen për shkak të konfliktit të interesit.

Gjyqtarja tha se për shkak se njëri nga paditësit, Gjin Gjoni, është gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe ish-gjyqtar i Gjykatës së Tiranës e ish-koleg i gjyqtares, ajo nuk mund të gjykonte çështjen.

Tani pritet që kërkesa e gjyqtares Blerina Muça t’i kalojë kryetarit të Gjykatës ndërsa ky i fundit duhet t’i drejtohet Këshillit të Lartë të Drejtësisë me kërkesën për të emëruar një gjyqtar pa konflikt interesi me palën paditëse, një procedurë që nuk dihet se sa do të zgjasë dhe për këtë arsye, gjyqtarja refuzoi të caktojë një datë për seancën pasardhëse.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë është institucioni që ka autoritetin të delegojë një gjyqtar nga një gjykatë tjetër. Gjoni, është anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë që nga viti 2013.

Seanca e parë e çështjes ndaj BIRN dhe gazetarëve Likmeta e Bogdani është përcaktuar më 5 korrik.

Etiketa: AdriatikBIRNElton QynoEuroFacebookgazetarGjin GjoniGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarHetimetIsh-gjyqtarkonfliktkonflikt interesipadiSeancaSHBAshqipShqipëriTiranëVendimetvuajtje
Tjetri
ISIS kërcon kryeqytetet e Ballkanit me fushatë terrori

Ballkani mbetet rruga kryesore për terroristët, paralajmëron BE

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.