AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Instituti i Arkeologjisë në Tiranë, identifikon në gjirin e Durrësit piroskafin “ALBANO”

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pirroskafi “Albano”. Foto kortezi: Grupi i Arkeologëve

Përpjekjet e vazhduara të arkeologëve nënujorë shqiptarë sollën identifikimin e piroskafit italian “Albano”, i mbytur në gjirin e Durrësit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pirroskafi “Albano”. Foto kortezi: Grupi i Arkeologëve

Një ekip i specializuar për kërkimet arkeologjike nënujore në Institutin e Arkeologjisë në Tiranë ka identifikuar dhe sqaruar këto ditë një pjesë të historikut të mbytjes së një piroskafi Italian në gjirin detar të Durrësit. Gjithçka ka ndodhur më 2 janar 1941, në vitet e Luftës së Dytë Botërore, por ngjarja kishte mbetur mister për gati 77 vjet.

Megjithëse mungonin të dhënat për vendndodhjen e mjetit lundrues që përdorej për qëllime lufte, arkeologu nënujor Adrian Anastasi dhe ekipi që ai drejton, për afro 10 vjet kanë kërkuar të vërtetën e fshehur nën ujë. Ky ekip i specializuar gjatë viteve të fundit po punon gjithashtu për tu njohur me vlerat historike të anijeve të mbytura gjatë dy luftërave botërore, dhe veçanërisht për zbulimin e relikteve të reja të anijeve që i përkasin periudhës antike dhe asaj mesjetare.

Dr. Adrian Anastasi tha për BIRN se nga dokumentat e botuara në Itali për mbytjen e piroskafit “Albano”, mbetej i paqartë bashkë me llojin e mallit që transportonte edhe vendi e shkaqet e mbytjes së saj.

Specialistët e Institutit të Arkeologjisë, me mbështetjen teknike të Qëndrës së zhytjeve “NOVA”, me instruktor Denis Nova në Durrës, janë rikthyer në gjiun e Durrësit, atëherë kur në pranverë të këtij viti dr. Adrian Anastasi ra në gjurmët e së vërtetës, me anë të një botimi të vitit 1973 për qytetarët e Barletës (qytet në jug të Italisë) të humbur në luftë. Në pak radhë në faqet e këtij libri sqaroheshin pikëpyetjet e arkeologëve shqiptarë. Gjithçka falë emrit të radistit të anijes italiane, I humbur nga shpërthimi, edhe ai banor i qytetit Barleta. Libri i botuar pas luftës sqaron edhe ngarkesën me eksploziv të anijes, çka mohohej në publikimet e ushtrisë italiane.

Nga ballafaqimi i dokumenteve të kohës me reliktin e anijes së mbytur u krye identifikimi i piroskafit “Albano” – thotë Adrian Anastasi, që vijon dëshminë mbi ditët e fundit të anijes italiane me mision ushtarak në brigjet shqiptare.

Anija avullore ishte nisur nga Brindizi (Itali) me 14 dhjetor të vitit 1940. Sipas rregullave të luftës ajo së bashku me anijen çisternë “Strombo”, shoqërohej nga një anije ushtarake siluruese dhe një nëndetëse. Pasi shkarkoi një pjesë të mallit me destinacion ushtarak në Vlorë, ku qëndroi disa ditë të tjera, ajo më datën 02 janar 1941, rreth ores 07 00, u nis drejt portit të Durrësit. Në bordin e saj bashkë me personelin prej 35 detarësh ndodheshin edhe 5 ushtarakë shoqërues.

Sipas arkeologut nënujor, anija avullore “Albano” shoqërohej nga piroskafi “Katerina” dhe anija ushtarake siluruese “Aretusa”, drejtuese dhe mbrojtëse e karvanit me tre anije.

9 orë pas nisjes nga porti jugor i Shqipërisë, në hyrje të gjiut detar të Durrësit dëgjohet një shpërthim i fuqishëm dhe sipas versionit zyrtar të kohës, piroskafi “Albano” përplaset me një minë detare në krahun e saj të majtë, në mes të anijes, aty ku ndodhej depozita e qymyrit.

Nga ky shpërthim humbën jetën 5 pjestarë të ekuipazhit të anijes dhe u plagosën 4 të tjerë.

Pasditen e vonë të 2 janarit 1941, piroskafi “Albano” me gjatësi 86.86 metra do të ndahej në dy pjesë dhe do të mbytej 10 milje larg portit të  Durrësit për tu zbuluar pas gati  77 vitesh.

Anija e ndërtuar në Angli në vitin 1918 nga kantjeri i anijeve “Austin S.P. & Son Ltd.”, Sunderland, me emrin e saj të parë “War Arrow 2”, kishte shërbyer në kompanitë detare civile “TSC- The shipping Controller (WWI)” në Angli. Më pas merr emrin “Albano” dhe kalon te “Societa Italiana Di Servizi Marittimi” në Itali, “Lloyd Triestino” dhe “Societa Anonima di Navigazione Adriatica” në Venecia, Itali. Anija u sekuestrua më 22 nentor 1940 nga Regjimi fashist Italian dhe menjëherë do të vihej në shërbim të Marinës Mbretërore.

Rreth 40 ditë pasi nisi “karrierën ushtarake” piroskafi “Albano” u mbyt pa lavdi, njëlloj si do të mbyteshin në Detin Mesdhe gjatë luftës së dytë botërore edhe dy anijet binjake të saj të prodhimit anglez “Isea” dhe “Bolsena”.

Të dhënat dokumentare të kohës e jepnin vendodhjen e anijes së mbytur në krahun tjetër të gjiut të Durrësit, duke nënvizuar se ajo nuk kishte ngarkesë – shprehet dr Adrian Anastasi, ndërkohë që është krejt e kundërta.

Sipas versionit zyrtar piroskafi “Albano” është përplasur me një minë, por ka dhe një tjetër të dhënë që mund të jetë goditur nga një silurë angleze.

E vërteta qëndron e fshehur për disa dhjetvjeçarë-vijon dr. Adriani, sipas të cilit këto të dhëna së bashku me ballafaqimet që do të bëhen me dokumenta të tjera në arkivat angleze, përbëjnë disa nga hipotezat e punës që do të sqarohen në muajt në vazhdim.

Ekipi kërkimor, gjithashtu ka si objektiv kryesor ndërtimin e planimetrisë nënujore të sitit me qëllimin për të dokumentuar dhe interpretuar sa më mirë dinamikën e mbytjes së piroskafit “Albano” që shpërtheu pranë Durrësit në 2 janarin e largët të vitit 1941.

Pirroskafi “Albano”. Foto kortezi: Grupi i Arkeologëve
Adrian Anastasi nën ujë
Arkeologët nën ujë
Anija Iseo, binjake e Albano
Etiketa: Adrian AnastasiAMPAngliAnijearkeologavulloreBIRNDurrësGjurmëtItaliLibriLufteportiPunëSHshpërthimshqipshqiptare
Tjetri
PS voton kundër arrestimit të Saimir Tahirit

PS voton kundër arrestimit të Saimir Tahirit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.