AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

I akuzuari si pjesë e “ bandës së Habilajve ”, kërkon të ekstradohet në Itali

Elton QynongaElton Qyno
9 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata dhe Prokuroria e Posaçme në Tiranë.

Një prej të arrestuarve si pjesë e bandës së Habilajve i kërkoi gjykatës që të ekstradohej në Itali, për tu përballur me drejtësinë italiane e cila e ka shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge, ndërkohë që një çështje ndaj tij ka filluar edhe në Tiranë, duke e vënë sistemin në dilemë proceduriale

 

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Një prej të akuzuarve si pjesë e bandës “Habilaj”, kërkoi përmes avokatit që të ekstradohej në Itali, ku kërkohet për trafik ndërkombëtar narkotikësh. Nazer Seiti, i cili sipas prokurorisë së Katanias Itali, është anëtar i bandës së drejtuar nga Moisi Habilaj, kërkoi të përballet me akuzat e trafikimit të drogës para drejtësisë Italiane.

Seanca e djeshme kishte të bënte me shqyrtimin gjyqësor të kërkesës së autoriteteve Italiane, për ekstradimin e Seitit në Itali, ndërkohë që ky i fundit  është në hetim edhe prej Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila nisi një çështje menjëherë pas publikimit të përgjimeve të Prokurorisë së Katanias që u bën publike javën e kaluar.

Nezar Seiti listohej në këto përgjime si një prej anëtarëve të  grupit Habilaj që kujdesej për infrastrukturën e trafikut të hashashit drejt Siçilisë. Menjëherë pas hapjes së dosjes për këtë grup, bazuar në përgjimet italiane, prokuroria dhe policia qenë në gjendje të arrestonin dhe ndalonin disa persona në Babicë të Vlorës, përfshi Seitin, ndërsa u sekuestruan më shumë se katër ton drogë.

Dosja “Habilaj” u kthye në çështje dite të politikës në Shqipëri, pasi në përgjimet e anëtarëve të dyshuar të bandës përmendet disa herë emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ndërkohë sot kuvendi votoi kundër kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të lejuar edhe arrestimin e ish-ministrit, i cili i ka mohuar akuzat.

Prokurori i çështjes Shahin Pasha, i  depozitoi gjykatës dje një kopje të urdhër-arrestit të lëshuar nga Italia për këtë person dhe disa shkresa të tjera për dobi të këtij procesi. Në fund të fjalës së tij, prokurori Shahini kërkoi masë sigurie “arrest me burg” për qëllim ekstradimi.

Ndërkohë katër ditë më parë Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi për Seitin masën e arrestit “20 ditë në burg”, për llogari të një procedimi penal të nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri, i cili filloi menjëherë pas arrestimit të të dyshuarve të tjerë të grupit në Itali.

I kontaktuar në telefon nga “BIRN” avokati i të arrestuarit Nazer Seiti pohoi se klienti i tij ka shfaqur vetë vullnetin të ekstradohet në drejtim të Italisë. “Klienti im ka vetë vullnetin të shkojë në Itali dhe të përballet me akuzat e ngritura nga ky shtet”-deklaroi avokati Detar Hysi.  Ky i fundit shton se ka shfaqur habi me kërkesën e përfaqësusit të prokurorisë së Tiranës, i cili në një seancë të tillë gjyqësore me objekt ekstradimin e Seitit në Itali, kërkoi caktimin e masës  ekstreme sipas tij  të “arrestit me burg”.

I kontaktuar po ashtu përmes telefonit prokurori i çështjes i tha “BIRN” , pranoi se “vetë i pandehuri ka kërkuar vullnetin e tij për tu ekstraduar në Itali”. I pyetur nga “BIRN” se si mund të zgjidhet ekstradimi i Nazer Seitit drejt Italisë, në një kohë që paralelisht dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur një procedim penal kundër këtij personi si i dyshuar për trafik droge, prokurori tha se nuk mund të komentonte këtë pjesë.

 

Etiketa: ArrestArrest me burgBIRNBurgDosjaDrogeEmriGjykataGjykatëGjykatësGjyqHabilajHetimItaliItaliaKuvendiMASMoisi HabilajNarkotiknarkotikëParaPoliciaprocedimProcedimiProkuroriProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaSaimir TahiriSeancaSHshqipShqipëriTiranëTrafikTrafik DrogeVlorë
Tjetri
Gjykata vendos pro gazetares Tota në gjyqin kundër televizionit

Gjykata vendos pro gazetares Tota në gjyqin kundër televizionit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.