AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Gjykatat përplasen për çështjen e kontrabandës së naftës ‘virgin’

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
9 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Sa mund të na kushtojë kriza e naftës?
Karburant në Tiranë |Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë dhe ajo në Fier janë përfshirë në një mosmarrëveshje për kompetencat territoriale, pasi kjo e fundit shpalli moskompetencën për gjykimin e çështjes penale të kontranbandës me naftë ‘virgin,’ – një mosmarrëveshje që pritet të zgjidhet nga Gjykata e Lartë.

Sa mund të na kushtojë kriza e naftës?
Karburant në Tiranë |Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Gjykatat e Shkallës së Parë në Tiranë dhe Fier janë “përplasur” në një çështje kopetencash sa i përket shqyrtimit të dosjes së kontrabandës së naftës virgine. Në fillim të shkurtit 2017 një trup gjykues i Fierit, vendosi të pranojnë kërkesën e avokatëve të tre të pandehurve dhe shpalli moskompetencë tokësore mbi dosjen duke e përcjellë atë për në Tiranë. Por BIRN mësoi, pas një kërkese për informacion drejtuar Gjykatës së Tiranës, se kjo e fundit ia ka përcjellë çështjen Gjykatës së Lartë, e cila tani duhet të vendosë se cilës prej dy gjykatave do të ngarkohet me gjykimin e dosjes, në të cilën të akuzuar janë  ish-Zv/Drejtoresha e Përgjithshme të Doganave, Lula Njebza, ish-kreu i Degës së Doganës së Tiranës, Mirëarbër Teneqexhiu dhe administratori i shoqërisë “Tea Construction&Petrol” Adrian Xhillari dhe kompania e këtij të fundit.

Çështja ndaj tre të akuzarve filloi pas një denoncimi nga  Crown Agents, një kompani britanike e kontrakuar nga qeveria shqiptare për të ndihmuar doganat kundër kontrabandës,  në prokurorinë e Fierit në maj të vitit 2015. Në Dhjetor  të po atij viti prokuroria urdhëroi arrestimin e Njebzës dhe 6 doganierëve. Në Maj 2016 Prokuroria e çoi çështjen për gjykim, duke akuzuar administratorin e kompanisë Tea Construction and Petrol, Adrian Xhillari për “fshehje të të ardhurave”, “mospagim i taksave” dhe “pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Akuzë u ngrit edhe për ish kreun e Doganës së Tiranës Mirëarbër Teneqexhiu dhe ish zv/drejtoreshën e përgjithshme Lula Njebza, si dhe doganierët Alfred Bushi, Syrja Misiraj dhe Adrian Alikaj për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh.

Prokuroria e Fierit, pretendon se të akuzuarit përmes veprimeve dhe mosveprimeve, kanë krijuar kushtet që një sasi prej 4.4 milionë litrash të një produkti të njohur si “naftë virgin” të hidhej në mënyrë të paligjshme në tregun e brendshëm.

Në seancat e para të gjykimit Alfred Bushi dhe Syrja Misiraj,  kërkuan të aplikohej gjykimi i shkurtuar ndaj tyre dhe për këto arsye gjykata vendosi të ndajë çështjen. Çështja ndaj të dyve u mbyll në Gjykatën e Apelit Vlorë  e cila vendosi më 3 Mars 2017 pushimin e çështjes në ngarkim të të pandehurit Alfred Bushi duke e cilësuar të pafajshëm dhe lënien në fuqi të dënimit me 1 vit burg për të pandehurin Misiraj.

Pas tyre ndarje të çështjes kërkoi edhe Adrian Alikaj, dhe u nda prej të akuzuarve të tjerë. E ndërkohë që dosjet ndaj këtyre tre të akuzuarve u shqyrtuan dhe po shqyrtohen në Fier, të pandehurit e tjerë Adrian Xhillari, Lula Njebza, Mirarbër Teneqexhiu dhe kompania Tea Oil & Petrol SHA, kërkuan shpalljen e moskompetencës tokësore të gjykimit të kësaj çështje penale nga Gjykata e Fierit, sepse sipas tyre “veprimet dhe mosveprimet për të cilat akuzohen të pandehurit Mirarbër Teneqexhiu dhe Lula Njebza kanë ndodhur në Tiranë”.

Gjykata e Faktit në Fier përbërë nga gjyqtarët Aldred Konomi, Taulant Banushi dhe Ergys Selmani, vendosi të pranojë këtë kërkesë të mbrojtjes dhe e kaloi çështjen për shqyrtim te simotra e saj në Tiranë.

Prokuroria e Fierit iu drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë, por Kolegji Penal i kësaj gjykate vendosi “mos pranimin e rekursi” duke thënë se “rekursi i drejtpërdrejtë i paraqitur Prokurori i Rrethit Gjyqësor Fier nuk përmban shkaqe nga ato që parashikon neni 431 i Kodit të Procedurës Penale, si i tillë nuk duhet të pranohet”.  Gjykata e Lartë thotë se deri në atë moment nuk rezulton që të ketë pasur ‘mosmarrëveshje për kompetencë mes dy gjykatave’, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë nuk e kishte marrë ende dosjen në dorëzim.

Një vit më vonë Gjykata e Tiranës e cila shqyrtoi dosjen e ardhur nga Fieri, gjeti se sipas saj vendimi i kolegëve në Fier ishte i paligjshëm. “…në çështjen në gjykim pretendimi i paraqitur në kërkesën e të pandehurve për shpalljen e moskompetencës tokësore, se veprimet apo mosveprimet për të cilat ata akuzohen, i kanë kryer me cilësi të caktuara si funksionarë publikë në qytetin e Tiranës, është në kundërshtim të plotë me faktin dhe provat shkresore  të cituara në kërkesën për gjykim, për  veprat penale për të cilën ata janë akuzuar”, thuhet në vendimin e ndërmjetëm të Gjykatës së Tiranës.

Sipas kësaj të fundit pasojat e veprës së prezumuar penale kanë ndodhur në Fier, hetimet paraprake janë kryer nga prokuroria e këtij rrethi dhe se për rrjedhojë çështje duhej gjykuar po aty. Kështu trupi gjykues me gjyqtarët Adriana Bera, Erjon Bani dhe Lazër Sallaku, vendosën të ngrinin çështje të mosmarrëveshjes së kompetencës tokësore dhe dërgimin e kopjes së akteve Gjykatës së Lartë.  Tashmë është kjo e fundit që do të vendosë se nga cila gjykatë do të shqyrtohet dosja ndaj tre të akuzuarve dhe shoqërisë “Tea Construction&Petrol”.

Etiketa: Alfred BushiAMPBanushiBIRNBurgDosjaErgys SelmaniErjon BaniFierGjykataGjykata e FieritGjykata e TiranësGjykatëGjykatësgjykimGjyqgjyqtarHetimetIvana DervishiKarburantKolegjikontrabandëndarjeParaProkuroriProkuroriaProkuroria e FieritQeveriaQeveria shqiptareShpërdorim detyreshqiptareTaulant BanushiTiranëVendimi
Tjetri
Ndotja e mjedisit nga hidrokarburet sjell sëmundje dhe varfëri në zonat naftënxjerrëse [VIDEO]

Ndotja e mjedisit nga hidrokarburet sjell sëmundje dhe varfëri në zonat naftënxjerrëse [VIDEO]

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.