AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Hetimi pasuror ndaj Klement Balilit, sekuestrohet “Santa Quaranta”

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
9 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Hoteli Santa Quaranta

Hoteli luksoz i inaguruar në vitin 2015, në prani të politikanëve të lartë të vendit, u vendos në sekuestro preventive nga Gjykata e Krimeve të Rënda, pas hetimeve për pasuritë e Klement Balilit, i cili akuzohet në Shqipëri, Greqi dhe vende të tjera si kreu i një organizata të narkotrafikut

Hoteli “Santa Quaranta”

Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe policia vendosën nën sekuestro hotelin “Santa Quaranta” në Sarandë. Sekuestro u vendos pasi Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e prokurorisë për të bllokuar pronat e Klement Balilit dhe të afërmve të tij, i cili është shpallur në kërkim në Greqi prej Majit të vitit 2016, i akuzuar  atje, në Belgjikë dhe më vonë Shqipëri për trafik narkotikësh dhe si kreu i një organizate kriminale.

Operacioni ndaj grupit që dyshohet se drejtonte Balili u zhvillua në maj 2016 fillimisht në Greqi dhe më pas në Belgjikë. Atëherë u njofuar arrestimi i 6 shqiptarëve, përfshi Dhimitër Potin dhe të vëllain, dy peshkatarët shqiptarë, Petro Dalanaj dhe Kleanth Palaj nga Saranda dhe disa persona të tjerë të akuzuar për përfshirje në rrjetin e narkotikëve.

Balili, i cili në kohën kur u njoftua goditja e grupit të tij në Belgjikë dhe Greqi, në një operacion që përfshiu policitë e disa vendeve përfshi agjencinë e SHBA kundër drogës DEA, ishte me detyrë drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit në Sarandë, arriti t’i shpëtonte në mënyrë misterioze arrestimit. Dosja ndaj tij dhe mosarrestimi shkaktuan një furtunë politike në kryeqytet.

Opozita akuzoi qeverinë si të lidhur me të akuzuarin për narkotrafik që u pagëzua edhe si “Eskobari i Ballkanit”.  Një shkrim i BIRN gjeti se po ashtu përplasje pati edhe mes policisë dhe prokurorisë apo Ministrisë së Brendshme e kontrolluar nga socialistët dhe asaj të Drejtësisë që kontrollohej nga LSI,  e cila ishte kryesisht në shenjestër për emërimin e Balilit në funksion publik, ndërsa po ashtu kishte kandiduar nipin e tij Rigels Balili, i cili u zgjodh në krye të bashkisë së Delvinës në vitin 2015.

Përfshirja e DEA në operacionin e antidrogës bëri që edhe Ambasada e SHBA në Tiranë të ishte mjaft aktive në këtë rast. Më shumë se njëherë ambasadori Donald Lu i akuzoi autoritetet shqiptare për neglizhencë në këtë rast.  Në tetor ai tha se Balili ishte i lirë “falë paaftësisë së prokurorëve, policisë dhe Ministrisë së Drejtësisë”.

Hetimi pasuror për Balilin dhe të afërmit e tij filloi një vit pas shpalljes së tij në kërkim nga drejtësia greke, ndërkohë që në Shqipëri për një kohë të gjatë ishte e paqartë nëse Balili kërkohej apo jo, ndërsa institucionet ankoheshin për mungesë të dosjes. Për arsye të paqarta kjo e fundit u mësua se mbërriti në Tiranë vetëm 7 muaj pasi operacioni kishte filluar në vendin fqinj.

Ndërkohë vetëm sëfundmi Gjykata e krimeve të Rënda vendosi sekuestro preventive ndaj pasurive të tij. Vendimi u dha në bazë të ligjit antimafia, për asete pasurore që i përkasin Klement Balilit dhe të afërmve. Burime të prokurorisë thanë se përveç 20 apartamenteve në Sarandë dhe në Tiranë, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sekuestro preventive edhe për hotelin “Santa Quaranta”, pronë e vëllait të Klement Balilit.

Një investigim i BIRN i majit të këtij viti, gjeti se resorti turistik, i ngritur mbi godinën e rrënuar të ish-kampit të punëtorëve në Sarandë i cili u inaugurua me bujë në prezencë të politikanëve të lartë të mazhorancës në gusht 2015-ai, përfshi ministrin e Financave dhe Presidentin e Republikës, të cilët e quajtën “një investim serioz i jashtëzakonshëm”, ishte përfituar përmes një procesi jo shumë të qartë dhe pas një konflikt gjyqësor 17-vjeçar për pronësinë mes Bashkim Balilit dhe një sindikate të vogël, të quajtur Sindikata e Pavarur e Ushqimit.

Dokumentet e policisë greke, të siguruara nga BIRN disa ditë pas goditjes së anëtarëve të grupit në Greqi dhe Belgjikë,  tregojnë se grupi trafikoi sasi të mëdha marijuane nga bregdeti shqiptar për në Greqi, Bullgari, Maqedoni, Austri, Belgjikë e vende të tjera.

BIRN po ashtu gjeti se ndaj një prej të dyshuarve për lidhje me Balilin, kishte pasur edhe një hetim në Shqipëri më herët, fati i të cilit ishte i paqartë.

Etiketa: Ambasada e SHBAantimafiaarrestimiAustriBIRNbregdetiBullgariDEADosjaDrejtësiaGjykataGjyqGreqiHetimhetimi pasurorInvestigimkonfliktLSIMaqedoniMjaftnarkotikëNarkotrafikoperacionOpozitaPoliciaprokurorProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaPunëPunëtorPunëtorëSHSHBAshqipShqipërishqiptaresindikataTrafikVendimi
Tjetri
Si qeverisin elitat e Ballkanit duke prodhuar skandale

Si qeverisin elitat e Ballkanit duke prodhuar skandale

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.