AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Plani i Ramës për Teatrin shkakton stuhi reagimesh

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Teatri Kombëtar. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Kritikët thonë se plani ‘frymëzues’ i kryeministrit Edi Rama për të ndërtuar një teatër të ri kombëtar është frymëzuar më së shumti nga dëshira për të dorëzuar tokën e teatrit ekzistues te ndërtues privatë.

Teatri Kombëtar. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi të hënën në Facebook se do të prezantojë një projekt për një teatër të ri kombëtar – projekt që është përgatitur nga një “studio e famshme ndërkombëtare” dhe që është pjesë e një “iniciative frymëzuese për partneritet publik- privat”.

Kritikët e kanë kundërshtuar ashpër planin, duke sugjeruar se synimi real i qeverisë nuk është të ndërtojë një teatër më të mirë, por të lirojë tokë për kulla private në pjesën më të shtrenjtë të Tiranës.

Teatri aktual Kombëtar gjendet në zemër të qendrës së kryeqytetit dhe zë një hapësirë prej mijëra metrash katrore tokë publike.

Ndërtesat binjake dykatëshe u dizajnuan nga arkitekti italian Giuglio Bertè, gjatë Lyuftës së Dytë Botërore dhe kanë shërbyer si teatër kombëtar që nga viti 1947.

Qeveria dhe Bashkia e Tiranës pretendojnë se ndërtesat janë të degraduara, me cilësi të keqe dhe nuk  mund të mirëmbahen siç duhet.

Ata kanë në plan që të rizhvillojnë zonën duke përdorur të ashtuquajturën Partneritet Publik-Privat, PPP, një mjet kontrovers që është përdorur nga shumë qeveri për të dhënë pronat publike për përdorime private.

Në shkurt, qeveria i kërkoi aktorëve të largohen nga ndërtesa, duke pretenduar se ata do të strehohen së shpejti në një teatër tjetër gjetkë.

Aktorët protestuan dhe pretenduan se qeveria nuk ka dhënë asnjë shpjegim se çfarë dëshironte të bënte me ndërtesën aktuale.

Pasi u akuzuan se po përpiqen “të vjedhin” tokën, e cila është pronë publike, qeveria tërhoqi vendimin e zhvendosjes dhe filloi “konsultimet për një ndërtesë të re teatri”.

“Propozimi është një përpjekje fare pak e fshehur për të vjedhur mijëra metra katrorë tokë të çmuar, një gjethe fiku për një plan të turpshëm për të shkatërruar historinë e qytetit për përfitime private,” deklaroi Kastriot Çipi, një regjisor teatri dhe një nga kritikët e planit.

Çipi dhe artistë të tjerë po luftojnë për të rikontruktuar ndërtesën e vjetër me fonde publike dhe për të mos lejuar dhënien e tokës te zhvilluesit privatë.

Duke iu përgjigjur kritikave, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, këmbëngulin se qeveria nuk ka para mjaftueshëm për të rinovuar ndërtesat e vjetra dhe kjo është arsyeja se pse ata do të përdorin një “partneritet publik-privat”.

Partneritete të tilla, të njohura më së shumti si koncesione, shihen si ushtrime kontroverse. Fondi Monetar Ndërkombëtar nxiti qeverinë javën e kaluar “të vetëpërmbahet nga nënshkrimi i kontratave të tilla” për shkak të përfitimeve dhe kostove të paqarta për taksapaguesit.

“Kuadri i qeverisë për përzgjedhjen dhe priorizimin e projekteve të investimeve, si dhe për vlerësimin e kostove dhe rreziqeve fiskale, mbetet i pamjaftueshëm, sipas vlerësimit të FMN”, tha përfaqësuesi i FMN në Tiranë Jens Reinke.

“Deri sa ky kuadër të mund të forcohet në mënyrë thelbësore, do të jetë më mirë të mos firmoset asnjë kontratë e re madhore PPP. Gjithashtu, ne rekomandojmë që qeveria të japë me tender të gjithë projektet dhe të mos mbështetet në propozimet e pakërkuara,” shtoi Reinke.

Tirana ka parë disa raste kur toka publike, përfshirë parqet, është privatizuar nën rrethana të paqarta.

Qeveria është kritikuar së fundmi se ka dhënë shumë leje ndërtimi në qendër të Tiranës, duke ngritur shqetësime mbi mbizhvillim dhe shkatërrim të pak hapësirave të fundit të mbetura të gjelbra.

 

 

Etiketa: BashkiaBIRNEdi RamaErjon VeliajFacebookFMNFondeGjergj ErebaraIPIKryeministri Edi RamaKullaLeje ndërtimiParaPPPPronat publikeQeveriaRamaSHshqipTeatri KombëtartenderTiranaTiranëToka
Tjetri

Komisioni Disiplinor shkarkon nga detyra komisionerin Saraçi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.