AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Gjykata mban në burg të arrestuarit e Kukësit mes tensioneve

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një postobllok policie në Tiranë më 4 prill 2018. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Qindra oficerë policie rrethuan gjykatën e Tiranës të mërkurën ndërsa një gjykatëse konsideroi të rregullta kërkesat e prokurorisë për masat e arrestit të protestuesve të së shtunës duke urdhëruar ndalimin për një pjesë të tyre dhe detyrimin e paraqitjes për të tjerët.

Një postobllok policie në Tiranë më 4 prill 2018. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Qindra oficerë policie krijuan një seri me tre postoblloqe në çdo rrugë dhe rrugicë që të shpie në Gjykatën e Tiranës, duke shkaktuar telashe për banorët e zonës ndërkohë që qeveria u përball me kritika për përqasje të egër as sa disa e quajtën atë “shtet policor”.

Policia bllokoi një zonë të gjerë përreth gjykatës dhe ndaloi qytetarët duke i pyetur se ku po shkonin. Disa qytetarë nuk e morën lehtë situatën dhe debatuan me policinë mbi të drejtat e tyre për të lëvizur të lirë dhe pa pasur nevojë t’i japin llogari policisë se ku po shkonin.

Jashtë gjykatës, pak dhjetëra protestues u bashkuan me disa deputetë të opozitës duke kërkuar lirimin e protestuesve. “Arrestoni hajdutët në pushtet, jo qytetarët,” bërtiti njëri prej protestuesve përballë policisë.

Brenda gjykatës, disa deputetë të opozitës u përleshën me policinë, e cila u përpoq të ruante rendin.

Të 23 protestuesit e arrestuar të dielën dhe të akuzuar për shkatërrim prone gjatë një proteste të dhunshme kundër vendosjes së postobllokut të pagesës në autostradën që lidh Shqipërinë me Kosovën, u paraqitën në gjykatë mes akuzave për keqtrajtim dhe falsifikim dokumentesh.

Gjykata konsideroi të vlefshme kërkesat e prokurorisë pas pesë orësh debatesh, duke mbajtur të arrestuar një pjesë e duke liruar disa të tjerë, kryesisht për shkak të moshës dhe gjendjes shëndetësore.

Gjatë gjyqit, protestuesit akuzuan prokurorët se kishin falsifikuar dokumentet e arrestimeve të tyre. Ata pretenduan se ishin arrestuar nga policia në mes të natës në shtëpitë e tyre ndërsa dokumentet e prokurorisë tregojnë se ata janë arrestuar rreth orës 10 të mëngjesit të së dielës. Avokatët e të arestuarve pretenduan se kjo mospërputhje i bënte arrestimet të paligjshme.

Me ligj, vlerësimi i masës së sigurisë duhet të bëhet në vendin ku u kryen arrestimet, në këtë rast në Kukës. Gjithsesi, autoritetet e gjetën të vështirë të ruanin rendin në Kukës dhe transferuan të arrestuarit në Tiranë.

Partia Demokratike në opozitë i bëri thirrje shqiptarëve të tregonin solidaritet me të arrestuarit dhe bëri thirrje për një protestë të shtunën.

Djegia e pikës së vjeljes së taksës në Rrugën e Kombit gjithsesi nuk ishte protesta e vetme. Të mërkurën, në qytetin e Ballshit, dhjetëra punëtorë të rafinerisë së naftës u përleshën me rojet private të sigurisë, morën nën kontroll fabrikën dhe përzunë administratorin e një kompanie të panjohur private. Punëtorët e naftës kanë protestuar më herët duke kërkuar pagat e prapambetura dhe duke akuzuar qeverinë për korrupsion.

Rafineria e ndërtuar në kohën e komunizmit u privatizua në vitin 2008. Që nga ajo kohë, ajo ka falimentuar disa herë duke lënë qindramilionë euro taksa dhe detyrime të papaguara. Rasti i fundit ishte falimentimi i një kompanie ofshore dhjetorin e kaluar të quajtur IRTC, e cila ka dhjetëramilionë euro taksa të papaguara, pasi kishte nisur punën një vit më parë me bekimin e dy ministrave të qeverisë.

Etiketa: autostradBanorëBIRNBurgdeputetEuroGjykataGjykatëGjykatësIvana DervishikeqtrajtimKorrupsionKosovëLigjMASPagatPartiaPartia DemokratikePoliciaprokurorProtestaprotesteprotestuesPunëPunëtorPunëtorëQeveriaSHshqiptaksaTiranë
Tjetri
Naftëtarët e Ballshit protestojnë për punë dhe kontrata kolektive me rafinerinë [video]

Naftëtarët e Ballshit protestojnë për punë dhe kontrata kolektive me rafinerinë [video]

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.