AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Intervista

Dunja Mijatoviç: Franca e shqetësuar për të miturit shqiptarë që kërkojnë azil (Video)

Besar LikmetangaBesar Likmeta
8 years më parë
në Intervista, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisionerja e të Drejtave të Njeriut Dunja Mijatoviç gjatë një konference për shtyp në Tiranë. 25 maj 2018. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës tha në një intervistë për BIRN se disa vende europiane – me në krye Francën, mbeten të shqetësuara për valën e azilkërkuesve të mitur shqiptarë; megjithatë, situata është e menaxhueshme.


Komisionerja e të Drejtave të Njeriut përmbylli të premten një vizitë 5-ditore në Shqipëri, me fokus te të drejtat e fëmijëve, të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe aksesin në ndihmë ligjore falas.

Gjatë vizitës së saj Mijatoviç është takuar me autoritet më të larta në Shqipëri – si Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, aktorë të shoqërisë civile dhe ka vizituar një shkollë të veçantë për fëmijë me aftësi të kufizuara në Shkodër dhe një kopsht në lagjen ‘Guerrile’ të qytetit verior – për të parë nga afër integrimin e fëmijëve rom.

Në përmbyllje të vizitës së saj në Shqipëri, Mijatoviç nënvizoi progresin e bërë nga vendi në fushat e monitoruara, angazhimet e marra nga qeveria shqiptare, si dhe nevojën për implementimin e kuadrit pozitiv rregullator për të drejtat e fëmijëve.

Në një intervistë me BIRN Mijatoviç ndaloi dhe te çështja e azilkërkuesve të mitur shqiptarë në Europë, duke nënvizuar se Franca në mënyrë të veçantë mbetet e shqetësuar, por të dy vendet po punojnë së bashku për ta zgjidhur problemin.

“Kjo është diçka që në fakt vetë kryeministri [Edi Rama] e përmendi si problem, të cilin ai po përpiqet ta zgjidhë. Nuk është diçka që e diskutova me vendet e BE-së sepse isha këtu për të diskutuar çështje, që ndodhin këtu në Shqipëri, dhe kjo është pjesë e shqetësimit, jam dakord me ju, kur vjen fjala te fëmijët.  Por dëgjova nga kryeministri se pati disa diskutime të rëndësishme me presidentin Macron, në qoftë se mendojmë për Francën që është në krye të kësaj liste,” tha Mijatoviç.

Një investigimin i BIRN i publikuar në muajin shkurt, zbuloi se në Itali, Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar ndodhen rreth 3 mijë fëmijë shqiptarë të moshës 7-17 vjeç, të cilët kanë aplikuar për azil përgjatë 4 viteve të fundit. Shtrati ligjor i kërkesave të tyre është pretendimi se ata u braktisën nga prindërit.

“Ka hapa që të dyja qeveritë po i ndërmarrin për t’u siguruar së pari që kjo nuk është e lidhur me trafikimin apo kontrabandimin e fëmijëve; por edhe për të parë si mund të ulet ky numër dhe si mund të ndihmohen këta njerëz,” shtoi Mijatoviç.

Komisionerja gjithashtu nënvizoi se të kushtet në institucionet e shëndetit mendor në Shqipëri si spitalet psikiatrike lenë për të dëshiruar dhe qendrat ekzistuese duhet të mbyllen.

“Të gjithë e dinë që ka një problem, që është gjë e mirë sepse nënkupton se do të fillojmë të lëvizim në drejtimin për ta ndryshuar situatën. Unë adresoj çështjen e deinstitucionalizimit që duhet të ndodhë sa më shpejt aq më mirë. Kjo është diçka e pranuar nga qeveria, shoqëria civile, edhe nga qeveritë vendore që ato qendra duhet të mbyllen. Por do të përmendja edhe se vetëm mbyllja nuk është zgjidhje. Nevojitet të vlerësohet me kujdes situata për të parë nr e njerëzve që nuk mund të kujdesen për veten. Mbase ka shumë njerëz që mund të integrohen në shoqëri me pak ndihmë nga punonjësit social me kohë të plotë apo të pjesshme. Por edhe përmes hapjes së qendrave të vogla komunitare që do të marrin njerëzit që nuk kujdesen dot për veten. Ky nuk është një proces i lehtë dhe është një problem i madh në rajon dhe në shumë vende të Këshillit të Europës,” tha Mijatoviç.

Mijatoviç gjithashtu tha se gjatë vizitës së saj në Shqipëri kishte parë shembuj pozitiv të integrimit të personave me aftësi të kufizuar në shkollë dhe të fëmijëve rom në komunitet, duke nënvizuar se shpesh herë duhet të shkojmë përtej kritikave dhe të punojmë së bashku për të gjetur zgjidhje.

Etiketa: azilBEBIRNDitmir BushatiEdi RamaFrancaItaliKëshillin e EuropëskomunitetMacronQeveriaQeveria shqiptarerajonRamaromSHShkodërshqipShqipërishqiptarespitalettë miturvideo
Tjetri
Mijëra protestues të opozitës kërkojnë dorëheqjen e ministrit Xhafaj

Mijëra protestues të opozitës kërkojnë dorëheqjen e ministrit Xhafaj

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.